Vola
Volë
Σύβοτα | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 908 |
Emri i banorëve | Volot |
Volë (greqisht: Σύβοτα/Sívota) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βώλια/Vólia.[1] Në vitin 1940, emri i vendbanimit ishte ndryshuar prej Μούρτος/Moúrtos më emrin greke të tjerë si Σύβοτα/Sívota.[2] Fshati ka 908 banorë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Vola kufizohet me Vrisin, nga jugu me Arpicën, nga lindja me Kuçin, Arvenicën e Vrohonain dhe nga jugu e perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Dytë Botërore, Vola kishte këto lagje: Alemàtë, Birbilàtë, Bubushàtë, Dhonatë, Gjinàtë, Gjonàtë, Kormërkur, Làcurr, Meçanj, Makaçan, Mal’ e Aliut (në breg të detit) dhe Piro.[3]
Toponimet të fshatit Volë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
- Amulli Skalomës - anë deti, vend zhukë, në P.
- Anastasia - arë, dardhë e ullinj, në J.
- Ar’ e Boçove - arë e ullinj, në mal, në L.
- Ar’ e Husenj Dajkos - arë, në L.
- Ar’ e Murtatit - arë, në J.
- Ara e Nanes - arë, në VP.
- Ar’ e Sejkos – arë, në mal, në L.
- Ar’ e Zubës - arë, në mal, në L.
- Armilluca - ara, në VP.
- Bardhërrishte - ara, lisa e kullotë, në V.
- Bakulli - lugje e gropa me ulli, në JL.
- Bakull’ i Zeqirate - trap, Iuginë me ulli, në J.
- Balla Sikurtes - breg shkëmbor, në L.
- Ballavraka - pyll i hollë dhe lucë.
- Ball’ i Droshkëzës - breg me Iisa, në J.
- Balli Melisar - kodër me ullinj, në L.
- Balli Pàllosh - ara e lisa, ne V.
- Ball’ i Pllakatoit - bregore me gorrica, në L.
- Balli Sulòt - breg me lisa, në L.
- Ballkudheza - ara, në VP.
- Bar’ i Qeve - kullotë në faqe mali, në V.
- Beleshina - buzë deti, kullotë, në P.
- Birat e Dhelprës - bira në faqe mali, në L.
- Bishtezi - ulli, lisa e dardha, në JL.
- Bishti Qironisit - brinjë në mal, në P.
- Bokërrimat e Mulla Omerit - bokërrima, në JL.
- Bregu Mesëm - breg, në L.
- Bregu i Pirove - breg ku mblidheshin pleqtë në kuvend, në qendër.
- Brigjeza - brinjë me ulli, ne P.
- Brinj’ e Bajramit - brinjë mali, në V.
- Brinj’ e Hjesë - brinjë mali, në V.
- Brinj’ e Qerastesë - brinjë mali, në V.
- Brinja Gjonaq - brinjë, në V.
- Bulgjeri - lisa e kullota, në L.
- Bulgjeri Sasqidhë - vend me lisa e bexga, në J.
- Burima e Amullit - burim, në P.
- Burimat e Vrisit – kullotë, në V.
- Capizma - faqe mali, në V.
- Cinguri i Malës Madhe - pirg gurësh në majën e malit, në V.
- Dàva - faqe mali me lisa e valanidh, në L.
- Dàva - vend me lisa në mal, në V.
- Drrasa e Hjesë - vend i gjërë me dërrasa guri, në L.
- Drras’ e Kusarëve - dërras e gjatë në një përrua ku piqnin mishra kusarët, në JL.
- Dushku - ara e dushk, në V.
- Dhespotikoje - faqe mali, në V.
- Fabrika e Mustafa Sulejmanit - fabrikë mielli e vaji, në qendër.
- Fabrik’ e Nez Buneqit - fabrikë mielli e vaji, në qendër.
- Fanari në Makrinoi - fanar, në JP.
- Faqa e Bojait - faqe mali, në V.
- Faqa e Diellit - faqe mali me lisa, shullë, në V.
- Faqe Dhria - arë me hardhi, në L.
- Faq’ e Greminave - faqe përroi shkëmbore me sherebel, në L.
- Faqa e Hjése - faqe mali me lisa, në J.
- Faqa e Kurtesit - faqe mali me lisa e gurë, në L.
- Faqa e Pàlloshit - faqe mali me lisa, në V.
- Faq’ e Péçallit - faqe mali me lisa, në L.
- Faqa e Stomaqit - brinjë, në L.
- Faq’ e Sharliut - faqe mali e veshur me lisa e fier, në L.
- Faqa e Shtokthit - faqe mali me lisa e gurë, në L.
- Faqa e Vlaharisë - faqe mali me lisa e fier, në L.
- Ferrishta - pyll me lisa, përrall, e sherebel, në VL.
- Folej’e derravet – ara e faqe me dushk, në V.
- Fullazmeni - ara në përrua, në V.
- Fund’ i Ftelésë - ara e lisa, në V.
- Fùrrova – kullotë, në VP.
- Gallacidhet – kullotë, në V.
- Grava e Gravës —shpellë, në L.
- Grav’ e Jahos – vrimë, në V.
- Grav’ e Magondrafit - shpellë që nxën 400 kokë dhi, në J.
- Grav’ e Palofshatit - shpellë, në V.
- Grav’ e Palokatundit - shpellë që nxën 100 kokë dhi, në L.
- Grava Bulgjer - shpellë, në L.
- Grava Lelo - shpellë që nxën 150 kokë dhi, në L.
- Grava me ulli e lisa - në V.
- Grava Putanellë - sterrë në mal, në JL.
- Gur’ i Sravatoit - shkëmb në mal ku mblidheshin shqiponjat, në VL.
- Gurra - faqe mali me lisa, në J.
- Gurrëza - vend ku dheu është i bardhë, në V.
- Gjimishëla - ara e gorrica, në J.
- Gjonëla - arë, në JL.
- Hunda Madhri - ara e brinja në mal, në J.
- Hunda Magandraf - kep që zbret në det, në J.
- Janicat - ara në brinja në mal, në VP.
- Kalaja e Nisisë - kala veneciane, me mure gjysëm të rrëzuara, në një ishull të vogël rreth 100 m nga bregu, në P.
- Kallamidhi - pllajë, në VL.
- Kamenica – mal, në P.
- Kamini Kosës - shesh, në L.
- Kanjua – arë, në JL.
- Kodra Kapel – kodër, në VP.
- Koniska - arë me gorrica, në V.
- Kullumça — vend guror në mal, në V.
- Kreshpa - brinjë shkëmbore e kullotë, në VP.
- Kuramila - bregore me ulli e lerë, në V.
- Ler’ e Kocollucës – lerë, në V.
- Ler’ e Kuramilit – lerë, në V.
- Lëm’ i Bullës - ara e ullinj, në L.
- Lëmi Çim – lëmë, në VL.
- Lëm’ i Frëngut – lëmë, në V.
- Lëmi i Davës – lëmë, në V.
- Lëmi Dovar – lëm’ i gurtë, në L.
- Lëmi Kapel - lëm i gurtë, në L.
- Lëmi Kocollucë – lëmë, në V.
- Lëmi Kollovre - lëm’ i gurtë, në VL.
- Lëmi Kuramila - ara, lisa e ullinj, në P.
- Lëmi Lihadhna – lëmë, në V.
- Lëmi Malegonéja - lëm’ i gurtë, në VP.
- Lëmi Qosre - lëmë e ullinj, në L.
- Lëmi Rodhe – kullotë, ara e ullinj, në P.
- Lëm’ i Trogonit – pyll, në V.
- Lëmi Vlahari - pyll, në L.
- Lëm’ i Zotove - pyll, në V.
- Lihadha Mesoraq - kullotë e ullinj, në L.
- Lisat e Elezit - faqe mali, në V.
- Lisat e Nezit - lisa, në V.
- Lis i Mejdanit - ara, në J.
- Lisi Zofio – valanidh, në V.
- Lis’ i Zonjës – lis, të cilin e ka pasur dikur një zonjë që kish mbetur pa burrë, në V.
- Luca e Arkullinesë - lerë ku pinin ujë bagëtia, në J.
- Luvadhet – livadhe, në J.
- Mahanamet – baçe me ullinj, në L.
- Mala Dubugjon - breg malor me lisa, në L.
- Mal’ e Madhe – shkrep, majë, në V.
- Mala Gjovjenë - bregore me lisa, në L.
- Mala Kanaqe - bregore me dsherebel, në JL.
- Mala Kullumse — majë, në V.
- Mala Murto - bregore, kullotë, në J.
- Mala Përnakalive - majë shkëmbore, në VP.
- Màlasi - breg, në JL.
- Mala Vlahari – majë, në VP.
- Malaza - faqë mali, kullotë, në J.
- Mallakastëra - brinjë shkëmbore, në VP.
- Meçiku – brinjë, në V.
- Mesoraqi - grykë mali, në L.
- Mal me ullinj - në L.
- Mirgaleja - breg që ka gurë, në V.
- Monej’ e Beqir Xhemaliut – mone bagëtish, në V.
- Monej’ e Mejdi Manit - mone, në V.
- Monej’ e Qeve - mone në mal, ne VP.
- Monej e Shemé Rexhos - mone, në V.
- Monej e Vejz Abazit - mal, në V.
- Moraçëla - greminë me përrall e lisa, në L.
- Mullaga – ara, në brinjë, në V.
- Murabequa - pllajë me ullinj, në V.
- Nikiçali - anë mali, në JL.
- Nisia Volë — ishull i vogël nja 100 m. larg bregut, në JP.
- Opsaka - ara, në P.
- Palokatundi - ara e gërmadha në mal, në V.
- Pàlloshi — ara, në V.
- Perama Badhërrishte – përrua, në L.
- Perama e Nikiçalit — përrua shkëmbor, në L.
- Perama Vùrrë – përrua, në J.
- Përnakaliva - faqe mali, në V.
- Pillrodha - pyll me lisa e ullinj, në P.
- Pilli i Madhrisë - pyll ku ka pasur derra t’egër, në JL. Në këtë pyll vinin turista anglezë dhe gjuanin derra t’egër.
- Plakatoni - arë e ullinj, në VL.
- Poshtanika - kullotë, në mal, në V.
- Prroi Badhërrishte - përrua, në L.
- Prroi Blushit – përrua, në VP.
- Prroi Gjozdi - përrua, në L.
- Prroi Lofatës – përrua, në V.
- Prroi Megandraf - përrua, në J.
- Prroi Prrishur - përrua i thellë, në V.
- Prroi i Thellë - përrua, në J.
- Puset e Alematit – puse, në qendër.
- Puset e Bulushit – puse, në qendër.
- Puset e Dhonate – puse, në qendër.
- Puset e Pirove - katër puse në të cilët mbushte ujë kushdo (pa zot), në qendër.
- Pusi Çikanjt – pus, në qendër.
- Pus’ i Hasan Efendiut – pus, në fshat.
- Pus’ i Kajet – pus, në fshat.
- Pus’ i Met Fetahut – pus, në fshat.
- Pus’ i Muhtarit - pus në një qafë me ullinj, në J.
- Putanella - faqe, vënd’ i lartë, në L. (ara, në V.)
- Qafa Borboll – qafë, në V.
- Qafa Dufeq - qafë me ullinj ku para 200 vjetësh në këtë vend , është bërë luftë, në L.
- Qaf’ e Bojbos – qafë, në V.
- Qaf’ e Cjapit – qafë, në V.
- Qaf’ e Drizës — qafë mali me ullinj, lisa e ara, në V.
- Qaf’ e Gjokës – qafë, në V.
- Qaf’ e Gjoksit – qafë, në V.
- Qaf’ e Haskës – qafë, në J.
- Qaf’ e Kamines – qafë, në V.
- Qaf’ e Kondreut – qafë, në V.
- Qaf’ e Mehdjéve - qafë e bregore me një shesh sipër, në V.
- Qaf’ e Memiços – qafë, në V.
- Qaf’ e Mënit – qafë, në V.
- Qaf’ e Mirgalése - në V.
- Qaf’ e Ngushtë - qafë shkëmbore me lisa e kullotë, në L.
- Qafat Kollacë - qafë me ara e ullinj, në JL.
- Qafat Kuçuber – qafë, në L.
- Qafat Péçall - kullotë, në L.
- Qafat Shushpat – qafa, në VP.
- Qafat e Xhepit – qafa, në V.
- Qironisi - kullotë, në V.
- Radhojt’ e Vjetër - breza shkëmborë, në P.
- Raqi Çim - kodër, në L.
- Raqi Sharli - kodër, në J.
- Radha - vend me pllaka prej guri, në V.
- Rrahu i Lakos - shesh e mone bagëtish, në V.
- Sallangadha - faqe mali me lisa e bexga, në V.
- Sikurtési - kullotë në mal, në L.
- Spitharet Péçall - spitharë, në L.
- Spitharet Putanellë — spitharë, në J.
- Spitharet Sasqidhë — spitharë, në J.
- Spithar’ i Malit Math — spithar, në V.
- Spithar’ i Mavrésë — spithar, në V.
- Spithar’ i Mesoraqit — spithar, në V.
- Spithar’ i Shqipjes — spithar, në mal, në V.
- Stupiperi - bregore e ara, në JP.
- Sharlia – arë, ullinj e lisa, në V.
- Shënikolla - gërmadhë në ishullin e Volës, në P.
- Shkalla Sasqidhë – greminë, në J.
- Shkëmbi Kshirë – shkëmb’ i madh në mezin e malit, në V.
- Shkëmb’ i Pushtanikës - shkëmb, në VP.
- Shpat’ i Gjërë - shpat, në V.
- Shpat’ i Glatë - shpat, në V.
- Shtrung’ e Gurtë – shtrungë, në V.
- Shushpati - ara, brinja e brezarë, në VP.
- Trap’ i Berberit - ara e ullinj të fisit barberate, në J.
- Trap’ i Jupeve - ara, në J.
- Trap’ i Vejzit - ara e lisa, në J.
- Trap’ i Zallit – luginë, në V.
- Tre ullitë – ullinj, në J.
- Ujët e Berdhë - ngushticë e ujit të detit që ndan.
- Ullit e Trapit Shahrli – luginë, ara e ullinj, në VP.
- Varvàti – shesh, në L.
- Varret në Xhami e Re – varre, në V.
- Varret në Xhami e Vjetër - varre, në V.
- Varret Makaçan - varre të lagjes Makaçan, në J.
- Varret Piro - varre të lagjes Piro, në V.
- Vethet e Lopëve - qafë mali, mone lopësh, në JP.
- Xhami e Poshtëme – xhami, në qendër.
- Xhami e Re - xhami, në qendër.
- Xhami e Sipërme - xhami, në qendër.
- Xhami e vjetër - xhami, në qendër.
- Zall i Kaços - vend zallishte në rrëzën e malit, në VP.
- Zavjet - baçë me ullinj, në JP.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Volë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[5]
Në lagjen Alematë: Bejdohaskenj, Daharenj, Ferrulat, Kamberatë, Muharremànj, Mulla Ali. Në Birbilatë: Beqiranj, Fetahénj, Mezanénj, Zeqiratë. Në Bulushatë: Abazenj, Bejdot, Hamitanj, Mullomeranj, Mustafaranj, Xhaferanj. Në Dhonatë: Haxhinjaj, Magjinot, Xhelalenjtë, Zerràtë. Në Gjonàq: Dautanj, Halilanjt, Hysenajtë, Korbatë. Në Makaçan: Askllanenj, Balenj, Isufenj, Mejdinjarë. Në Mal’ i Aliut: Çaushanj, Metaj, Murto, Resulatë. Në Pirotë: Alinjëj, Bidinjaj, Bollaritë, Cikanj, Çamër, Fehimenj, Qorrarë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Vólia - Moúrtos
- ^ Πανδέκτης: Moúrtos - Sívota
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 231.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 232-236. Treguan: 1) Jakup Ahmet Jakupi, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Vola, refugjat i vitit 1944, sot banon në Vlorë. 2) Osman Muharrem Osmani, 63 vjeç, bari, analfabet, nga Vola, refugjat i vitit 1944, sot banon në Fier. Maj - 1955.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 231-232.