Hojka
Appearance
Hojkë
Χόικα | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 207 |
Emri i banorëve | Hojkaqit |
Hojkë (greqisht: Χόικα/Khóïka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Hojka kufizohet me Kardhiqin, nga jugu me Potamenë, nga perëndimi me Stanovën dhe nga lindja me malet e Sulit.
Toponimet të fshatit Hojkë : (Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]
- Burim’ e Koritaz - burim, në V.
- Çukthi - faqe mali, në L. Mbi këtë ndodhet kisha e Shëndëllisë, në L.
- Faq’ e Meçitit - faqe mali.
- Grava Koritaz - shpellë ku gdhihen lopët e fshatarëve, në J.
- Gur’ i Hojkës - shkëmb në formë mullari në mes të fshatit. Mbi atë shkëmb kish shtëpinë Papa Thanasi.
- Gur i Math - shkëmb, në V.
- Gur i Manit - shkëmb ku ndahet kufiri i Hojkës me Kardhiqin.
- Karaxha - kullotë në mal, në L.
- Klish’ e Shëndëllisë - kishë në majën e malit, ku ndahet kufiri me Gliqinë, në L.
- Koritaz - faqe mali e veshur me cfaka e përrall, në J.
- Kroi Koritaz - krua në mal ku ka pasur korita për të pirë ujë bagëtia gjatë muajve të verës, në J.
- Kroi Pogës - krua, në P.
- Lisareja - faqe mali me lisa, në L.
- Mejdan i Math - shesh në mal rreth 10 dyn, për nënë Karaxha, në L.
- Mulliri i Bardhë - mulli ku bluhet oriz grurë, etj.. në J.
- Mulliri i Gurit – mulli, në P.
- Shesh i Math - vend shesh në mal, në L.
- Shpell’ e Karaxhasë – shpellë, në L.
- Shtrungë e Gurtë – shtrungë, në V.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Hojkë :[2]
Gega (Kostandin Çavo Gega, fis i ardhur nga fshati Cangar i Sulit, sot banon në fshatin Kardhiq të Paramithisë), Bushi, Qito, Stavro, Tashi, Thanasi, Thiliba, (Llambro Thiliba).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 354. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 354.