Jump to content

Kartereza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karterezë
Καρτέρι
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej301
Emri i banorëveKarterezjot

Karterezë (greqisht: Καρτέρι/Kartéri) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Καρτερέζα/Karteréza.[1]

Nga veriu Kartereza kufizohet me Mazrekun dhe Kurtesin, nga perëndimi me Smogovinën, nga juglindja me Millokoqezën dhe nga lindja me Vrastovën.

Toponimet të fshatit Karterezë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Jurt i Pilo Lolit - baçe me ullinj, në P.
  • Kënet e Karterezës – kënetë, në JL. Në vitin 1932, mazreqotë me karterezjotë e thanë këtë kënetë dhe e kthyen në tokë buke.
  • Klisha e Shëmitrit – gërmadhë, kishe, në J.
  • Lëm’ i Shkollës - shesh ku mblidheshin pleqtë, në qendër.
  • Lutrivij’ e Priftit — mulli vaji, në J.
  • Mal’ i Mallaqinoit – bregore, në JL.
  • Pill’ i Çaçenjet - pyll me lisa, në V.
  • Pus’ i Katerinës - pusi ku merr ujë fshati, në VL.
  • Pus’ i Llodozit - pus i fshatit, në VL.
  • Qaf’ e Shëmitrit - qafë kodrinorë, në J.
  • Qaf’ e Zogje - qafë mali, në JL.
  • Qaf’ e Zurllos - qafë, në JL.
  • Rripat e Mallaginoit - arë.
  • Trapi i Dabos - grykë kodrash veshur me lisa e ullinj, në VL.

Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.

Familjet në fshatin Karterezë:[3]

Andrijai, Kosta, Loli, Nikolloi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Πανδέκτης: Karteréza - Karteríon". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2013. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 280-281. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Agush Mete Damini, 62 vjeç, shtëpijak, autodidakt, nga Mazreku i Margëlliçit, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. 2) Ali Hasani, 60 vjeç, puntor, autodidakt nga Mazreku, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. Fier. 1963.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 280.