Peshtani (Gumenicë)
Peshtan
Κρυόβρυση | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 30 |
Emri i banorëve | Peshtanjot |
Peshtan (greqisht: Κρυόβρυση/Krióvrisi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Πέστιανη/Péstiani.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Peshtani kufizohet me Dhërmicën, nga juglindja me Sharatin e Dramësin, nga lindja me Kushovicën e Bedelenin dhe nga perëndimi me Vreshtat.
Toponimet të fshatit Peshtan:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Çametit - arë e pyll, në P.
- Ar’ e Lekos – arë, në JL.
- Balli Belicës – breg, në V.
- Birat e Gravës - bira në shkëmb, në J.
- Bogdanet - ara dhe një pyll me përrall, në JL.
- Bregu (i) Fitresë - bregore me lisa etj., në P.
- Bregu i Muços – breg, në P.
- Bregu i Rrozos – breg, në P.
- Bregu i Strrele – bregore, në V.
- Bregu i Shënkollit – breg, në JL.
- Brrinjat - ara në faqe, në V.
- Driza — ara e vend me driza, në P.
- Fatija – arë, në J.
- Grav’ e Shkëmbit – shpellë, në V.
- Grav’ e Zezë – shpellë, në V.
- Gropa - arë, në P.
- Gùgat - pyll e ara, në P.
- Gur i Gropave - shkëmb në një breg, në P.
- Hajsomeri - kodër ku mblidheshin e bisedonin pleqt e fshatit.
- Kaminat - kamina gëlqereje, në JL.
- Klish e Re - kishë në mes të fshatit, në L.
- Klish’ e Vjetër – kishë në JL.
- Kondizm’ e Galbajthit - kondizmë, në L.
- Kondizm’ e Qafës Ipsit - kondizmë, në L.
- Kondizm’ e Shënëlliut - kondizmë, në JL.
- Kora e Abazenje - brez shkëmbor, në L.
- Krejt - tri gurra, në L.
- Kroi Arrës — krua pranë disa arrave, në L.
- Kroi Galbajthit – gurrë, në JL.
- Kroi i Kronjez – gurrë, në JL.
- Kroi (i) Tepër - gurrë që buron nga mali, në L.
- Kronje - gurra, në L.
- Lëm i Lisit Madh - lëmë me dërrasa në mal, në L.
- Lëm i Sivishtës - lëmë, në JL.
- Lëm i Sokolit - lëmë me dërrasa në mal, në L.
- Lëmi Sterrës - lëmë, në L.
- Lëm i Votanecit - lëmë me dërrasa prej guri, në V.
- Lëm i Vreshtave Kokës - lëmë, në P.
- Mal i Bardhë - mal, në L.
- Mal i Gugës - brinjë mali, në P.
- Mal i Kalasë - brinjë mali ku ndodhen gërmadhat e një kalaje të vjetër, në P.
- Mal i Kukumës - mal, në P.
- Mali Mara - faqe mali, në P.
- Mali Mares - pyll ku ka mare, në JP.
- Malshinji - (mali i shënjtë) mal i lartë i veshur me pyll, në P.
- Mbishkëmba - faqe shkëmbore me bexga,në V.
- Melet - male, në L.
- Palofshati - gërmadhat e një fshati të vjetër, në JL.
- Palovënde - bokërrima, në V.
- Perivoli - ara e pyje, në P.
- Péri Votanecit - pirg me gurë i ngritur për shënjë aga barijtë, në V.
- Pilli i Trrashë - pyll, në P.
- Qaf’ e Bishtadhelpave - qafë me pyll, në V.
- Qaf’ e Cërmënxeles – qafë, në L.
- Qaf’ e lpsit - qafë, në V.
- Qaf’ e Likoçores - qafë, në V.
- Qaf’ e Koprrésë - qafë mali, në L.
- Qaf’ e Kushovicës - qafë, në JP.
- Qaf’ e Mlait - qafë, në V.
- Qaf’ e Sokolit - qafë, në L. Prej këtej kalon në Bedelen.
- Qaf’ e Stanit - qafë, në V.
- Qaf’ e Shënëlliut - qafë, në L.
- Qaf’ e Shtrungës - qafë, në V.
- Qaf’ e Vezirit - qafë, në P.
- Qaf’ e Vojvillës - qafë me pyje, në V.
- Radhoi Qafës Malit' - brez shkëmbor, në L.
- Rrahu - vend me gurë e pyll, në V.
- Rrëkej’ e Kroit Tepër - rrëke, në L.
- Rrëkej’ e Shënelenave - rrëke, në L.
- Sivishta - ara, në P.
- Spithari Qafës Bishtadhelpave - spithar, në V.
- Spithar i Sollovroit - spithar e arë, në P.
- Spithar i Spatës - spithar, në P.
- Sheshezt - sheshe, në L.
- Shesh i Trobës - shesh në mal, në L.
- Shëndelena - gërmadha shtëpiash të vjetra, në L.
- Shkall’ e Lopëve - shkallë ku kullosnin lopët, në P.
- Shkall’ e Shkëmbit - shkallë shkëmbore, në V.
- Shkëmb i Peshtanit – shkëmb, në qendër.
- Shkëmb i Shehidëve - shkëmb dhe shpellë. Tregojnë se: “Në kohën e veliçanëve(venecianëve) ne ki shkëmb janë therur 13 burra ka vendi dikue bënë luftë që të mos i zijnë veliçanët, po veliçanet klenë shumë, një taburr e i zunë e i therën në vënt. Atje në rrëzë të shkëmbit varet gjaku i shehidëve (dëshmorëve) si klicinarë. Ishtë rrokollisur gjaku nëpër shkëmb, i varur hjimën si lumë, që të patagos po ta shohiç me si. Ne vejmë që ka Sharati e merrim gjak shehidi atje, dhe e pijmë që të na lijnë ethet.” (Xhevdet M. Malaj nga Sharati).
- Shtraza - arë dhe pyll në një vend gropë, në L.
- Shtrung’ e Bogdaneve - shtrungë e gurtë, në JL.
- Shtrung e Bregut Strelet - shtrungë, në V.
- Shtrung’ e Malëmares - shtrungë e gurtë, në J.
- Shtrung’ e Qafës Likoçores – shtrung e gurtë, në J.
- Shtrung’ e Qafës Puseve - shtrungë e gurtë, në J.
- Shtrung’ e Shtrazës - shtrungë, në L.
- Trap i Lëmit - ara dhe një lëmë në mal, në L.
- Thana - ara e pyll, në P.
- Ullijthi - ulli i madh i lashtë, në J.
- Varrezt - varre, në J.
- Vësht i Janos - ara e ullinj, në P.
- Vesht i Kurrës - ka qenë vësht, sot arë, në P.
- Vidheza - ara, në JP.
- Votanecè - ara e kullotë, në V.
- Vreshtat e Kokës - vreshta e ullinj, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Peshtan:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Familje myslymanë: Kupénj (fis i shuar nga masakrat greke të 1944-ës), Mezanenj, Muhenj, Serjanenj.
Familje krishterë: Çoushatë (Kiço Çaushi, ki fshat, në kohën turke ka klënë gjikatës në Margllëç); Janénj, Kiçenj, Kiténj, (Thoma Ninua ka kjo kabilé kish psuar gjithë vjershat e Naimit e të Çajupit, dinte të shkruante e të këndonte në gluhën tënë dhe bante fshahurazi libra shqipe. Në dizetekatrën ishte njonja 55 vjeç burrë), Spirojanjër, Turbuqatë, Thanasénj, Xhixhalénj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Péstiani - Krióvrisi
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 192-194.Treguan: 1) Muho Veli Osmani, 53 vjeç, bari, analfabet, nga Peshtani, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Zham të Lushnjës. 2) Nevruz Qemal Shabani, 32 vjeç, ish bari, sot teknik sallamerie, nga Peshtani. Sot banon në Lushnjë. Lushnjë, dhjetor 1955.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 192.