Sidheri
Appearance
Sidher
Σίδερη | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 136 |
Emri i banorëve | Sidherjot |
Sidher (greqisht: Σίδερη/Sídheri) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Sidheri kufizohet me Finiqin, nga jugu me Galbaqin, nga lindja me Karjanin dhe nga perëndimi me Shqefarin.
Toponimet të fshatit Sidher:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]
- Bostenet - brinjë rrëzë malit, në P.
- Boshkëza - kullotë bagëtish, në J.
- Brrinjat - brinja në mal, në P.
- Burimet – rrëkera, në P.
- Grav’ e Pelisterit - shpellë që mund të nxejë 500 kokë dhi, në J.
- Kalamai - lumi Kalamà.
- Klisha - kisha e fshatit, në qendër.
- Kroi i Klishës – krua, në qendër.
- Lis i Dalanit - mone bagëtish në mal, në L.
- Mal i Sidherit — mal i zhveshur, në V.
- Pill i Sidherit – pyll, në L.
- Prrall i Thanasenje — vend ku bënte mbledhje fshati, në P.
- Radhoi Sidherit - brez shkëmbor, në L.
- Rrëkej’ e Burimeve – rrëke, në P.
- Sterra e Stefan Aleksit - sterrë në dhe, pranë qendrës.
- Strunga e Kalos - shtrungë e gurtë në mal, në V.
- Shtrung’ e Shaqirit - shtrungë e gurtë, në V.
- Turbéja - va lumi ku sidherjotët kalonin për në zonën e Gumenicës, në P.
- Thanasaj – kodër, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.
Familjet në fshatin Sidher:[2]
Bahçavenj, Filénj, Gorrénj, Thanasenj etj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 105.Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Resul Mustafa Hamzai, 60 vjeç, nga Galbaq i Filatit, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Lushnjë. Lushnjë, 1969.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 105.