Dolani (Gumenicë)
Dolan
Γεροπλάτανος | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 83 |
Emri i banorëve | Dolanit |
Dolan-i (greqisht: Γεροπλάτανος Yeroplátanos) është fshat në krahinën e Çamërisë, Greqi. Në Dolan ndodhet vendbanimi antik i Fanotit i ndërtuar në Shekulli IV p.e.s..
Fanoti ka qenë një ndër qytetet e Mbretërisë së Epirit duke u bazur tek citimi që i bën historiani romak Titus Livius. Historiani shpjegon sesi qyteti i fortifikuar me 2 mure mbrojtëse arriti të zbraps rrethimin romak në vitin 170 p.e.s. - 169 p.e.s. dhe një vit më pas ishte qyteti i parë i Epirit që u pushtua nga romakët. Nga pikëpamja administrative, në periudhën e vonë të sundimit Osman, Dolani ishte pjesë e Kazasë së Filatit, ndërsa përfshihet përsëri në ndarjen e re administrative të Filatit edhe pas Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1913 i cili copëtoi trojet shqiptare dhe krahina e Çamërisë i kaloi Greqisë. Deri në vitin 1955, toponimi i përdorur në ndarjen administrative ishte forma greke e emrit Dolan - Ντόλιανη Ntóliani ndërsa pas vitit 1955 i ndërrohet emri në Γεροπλάτανος Yeroplátanos.[1] Në vitin 1997 iu bashkua bashkisë së Varfanjit (Parapotámou) ndërsa nga viti 2011 i përket njësisë bashkiake të Varfanjit në bashkinë e Gumenicës (Igoumenítsas).
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dolani ndodhet në një lartësi afërsisht 80 metra nga niveli i detit. Nga veriu Dolani kufizohet me Pjadhulin, nga jugu me Rrëzanjin, nga lindja me Sklavin, nga perëndimi me Varfanjin e Vërselën. Para Luftës së Dytë Botërore, Dolani kishte këto lagje: Ahmetat, Dërvizhat, Mëhalla e Sipërme dhe Sqeleva-ja .[2]
Toponimet të fshatit Dolan : (Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Ahuri Horës - grumbull gurësh to skalitur të kohës Iashtë me vizatime në P.
- Ar’ e Bebriut - arë, në P.
- Ar’ e Elbit - arë në mal e cila mbillej elb, në P.
- Ar’ e Madhe - arë në P.
- Ar’ e Pelës - arë, në J.
- Ar’ e Vejkos - arë e kullotë, në L.
- Ar’ e Valiut - arë në L.
- Avlitë - ara, pranë qëndresës fshatit.
- Baltëza - arë, në P.
- Baçëla - arë, në L.
- Ballëverdhëza - majë në qendër
- Balli Braho Kolit - qafë mali, në V.
- Beqëla - arë, në L.
- Bira e Gamines - sterrë e thellë ku strehoheshin pullumba t’egër, në V.
- Bira e Stihisë - birrë në një shkëmb të madh ku thuhet se ka qenë strehuar një stihi. Në V.
- Birat e Dhelprës - bira në një faqe kodre. në L.
- Bishtarca - ara pranë qendrës.
- Bishti Horës - rrëzë mali në P.
- Bokçet - ara pranë qendrës.
- Bokrrimat e Kroit Zërës - bokërimë në L.
- Bostani Satatit - ara pranë qendrës
- Brahëla - arë në L.
- Bregu i Dakos - breg, kullotë, në L.
- Bregu çafallive - breg në L.
- Bregu i Çeflikut - breg, kullotë në J.
- Bregu i Kaçarlës - breg në V.
- Bregu i Kodrës - breg në L.
- Bregu Lutruvisëe - breg i veshur me pyll në VL.
- Bregu Manushaqes - breg në L.
- Bregu Mullait - breg i vogël pranë një gërmadhë mulliri, në L.
- Bregu i Mushit - breg shkëmbor në L.
- Bregu Okoles - kodër në J.
- Bregu Palovështit - breg pranë qendrës
- Bregu Sorrave - breg, në qendër
- Bregu Shkallëzës - breg në L.
- Bregu Varvetës - breg, në V.
- Bregjet e Dragonëlës - kodra me pyje përralli, sqindesh, shkozash etj, në VL.
- Brrinjazt - brinja mali, në V.
- Burbusël/a - arë me një burim pranë në V.
- Burimi Qafës - burim në L.
- Burim i Xhaasë - burim në L.
- Çairet - ara no JL.
- Çefliku - ara në mal, në J.
- Çokalet - (shm. çoqele)- ara me grumbuj gurësh të vegjël, në JL.
- Draganëla - burim në përrua, në V.
- Dardhëza - arë, në J.
- Dulga e Meros - kullotë, në P.
- Dhi e Kardhaqes - tabje e kohës turke, në L.
- Evgjitëza - pllajë afër qëndrës.
- Faqa e Rrëzanjit - faqe mali në kufi me fshatin Rrëzanj, në P.
- Fiqet - fushë, në VL.
- Fijt e Okoles - ara e fiq, në J.
- Fiteja - baçë me ullinj, pranë qendrës.
- Frrashëre - arra, në L.
- Fshati Horës - gërmadha të një fshati të vjetër, në P.
- Gërmadhat - ara, në J.
- Goneet - ara, në L.
- Gorricëla - arë, në P.
- Gostanji - breg shkëmbor, grykë lumi, në P.
- Gostora - ara në fushë, në VP.
- Grop’ e Botës - vend gropë ku populli merrnin baltë të bardhë për të zbardhur muret e brendëshme të banesave, në L.
- Grop’ e Hallkushit - vend gropë, në L.
- Grop Qirishte - vend gropë, në L.
- Gurët - ara në L.
- Guri Lejlekut - gur i madh në qendër.
- Guri Mejtepit - gur, në qendër.
- Guri Meros - arë, në P.
- Guri Stravatoit - shkëmb në radhua, në L.
- Gjiri Horës - gji në lumin e KaIamait, në L.
- Hjers e Abedinit - ara e ullinj, në P.
- Kalaja e Horës - gërmadhat e një kalaje të tjetër, në P.
- Kalaja e Vjetër - gërmadhë e një kalaje të vjetër, në V.
- Kalldrëmet - kalldrëme të vjetër, në L.
- Këmba e Bakiut - këmbë mali në P. këmba e Ullive-këmbë mali, në P.
- Klisha - gërmadhë kishe në P.
- Konopicëla - arë në fushë, në J.
- Kroi Thatë - krua që rridhte pak ujë, në J.
- Kroi Vashëzës - krua, në J.
- Kroi Zerrit - krua, në L.
- Kroi Zërës - burim në përrua, në L. “Gjushi na molloiste se atje ne ai krua ka pasur zëra. po po n’e di u i varfëri se çi ishnë ato zëra, aj e dij se ish i vjetër. po u s’e keshë pjerë (pyetur) no një herë at” (Dalip Duçe-Dolan).
- Kruathi - krua, në P.
- Kashirat - fushë, në J.
- Kshirazi - arë në fushë, në J.
- Kula - gërmadhë e një qendre antike, në P.
- Lëm i Nënarrës - lëm i gurtë, në P.
- Lëm i Qafhorës - Iëm me pllaka guri pranë qendrës.
- Lëmënjeza - kodër e vogël në fushë, në P.
- Likudhëza - përrua me në burim, në L.
- Lisëlat - ara, në P.
- Litruvija - mulli vaji në qendër.
- Llonxha - muze në fshatin e vjetër të Horës, në JP.
- Mali Çafallive - mal, në L.
- Mali Sqindaresë - mal, në V.
- Manëla - arë e të shoqes Manes, në P.
- Marmura - fushë, në L.
- Marmuret - ara, në L.
- Mejdani Diellit - ara, në L.
- Mejtepi - ndërtesë e ish shkollës fillore në kohën turke, e kthyer në greqisht pas pushtimit të Çamërisë nga greket, pranë qendrës.
- Mesonisia - fushë, në VP.
- Mesorova - fushë, në VL.
- Mëmëlat - ara, në J.
- Mushëla - arë, në VL.
- Nënarra - ara në fushë, ku ka pasur dhe arra, në P.
- Nënëshkëmbet - arë e madhe pranë lumit, në JP.
- Nisitë - ara, në L.
- Okolet - ara, në J.
- Palovështi - ara pranë qendrës.
- Parasporeza - ara, në P.
- Pezulet e Likudhës - ara, në V.
- Pilli Himës - pyll pranë qendrës.
- Pilli Vjetër - faqe mali në pyll, në V.
- Pllajeja e Mesme - brinjë mali, në P.
- Pllajeja e Rrushqalesë (rrushkullit) - pllajë, në V.
- Pllakareja - pllajë shkëmbore, në afërsi të qendrës.
- Prroi Dushkut - përrua që kalon në qendër të fshatit.
- Prroi Dhelprës - përrua, në L.
- Prroi Math - përrua që kalon afër mesit fshatit.
- Prroi Mushit - përrua, në P.
- Qaf’ e Gostanjit - qafë, në V.
- Qaf’ e Kodrës - qafë, në L.
- Qaf’ e Qoshqëzës - qafë, në J.
- Qaf’ e Rrahut Kolit - qafë, në V.
- Qaf’ e Sohorës - qafë, në JP.
- Qaf’ e Shkallëzës - qafë midis kodrash, në L.
- Qafazt - qafë e vogël, në L.
- Qafkodëra - bregore ku rrinin pleqtë e fshatit, në P.
- Qafora - lëm i gurtë, në P.
- Qafqoshqeza - qafë mali, në V.
- Qepuri/a - vend gropë, afër qendrës.
- Qeramaréja - arë, në L.
- Qirishta - pllajë, në L.
- Qirishtet - brigje, në L.
- Qiuri Rexhepit - varr pranë qendrës.
- Qoshqeza e Mameçit - kullotë në mal, në J.
- Qotek/u - mur gur i vjetër, në JP.
- Radhoi Zboqes - brez shkëmbor, në L.
- Rraha e Rexhepit - ara, në J.
- Rraparéja - arë në fushë, në J.
- Rrapi Kroit - rrap pranë kroit, në qendër.
- Rrapomadhi - rrap i madh në qendër.
- Rrepekanëla - fushë, në P.
- Rrënjat - fushë, në P.
- Rripat - ara, në P.
- Rripat e Potameve - ara, në P.
- Rripat e Varikoit - ara, në L.
- Rripi Hajdërit - ara, në VL.
- Rrip Shkallëzës - arë, në L.
- Rrug’ e Sklavit - udhë që të çon në fshatin e Sklavit.
- Sohorë/a - gërmadha të kohës lashtë me gurë të mëdhenj të skalitar.
- Shkallëza - rrugë e ngushtë shkëmbore që kalon nga një përrua, në L.
- Shkëmbët e Prroit Dhelprës - shkëmbenj, në L.
- Shkëmb i Bregut Mushit - radhua, në L.
- Shtëpia e Çibéesë - gërmadhë afër qendrës.
- Shtrung’ e Meros - shtrungë e gurit, në V.
- Shur’ e Galipit - arë, në P.
- Shur/i - ara, në afërsi të qendrës.
- Tragarëlat - përrua, në V.
- Ullit e Mushit - baçë me uIlinj, në P.
- Urëza - ara, në J.
- Vaj’ e Nuhut - va lumi, në P.
- Vakëfet - arë, në P, pronë e xhamisë.
- Varikdéetë - ara, në L.
- Vavetat - ara të vjetra që nuk punoheshin, në V.
- Varr i S’ëmës Hajdërit - varr i vjetër, në L.
- Vësht i Duhanje - baçë me ullinj, në P.
- Vësht i Shegës - arë, në P.
- Vréshtazi - ara, në qendër.
- Vreshtat e Beut - baça me fiq, arra e ullinj, në L.
- Vrojnéja - ara, në P.
- Vrojnerat - ara, në P.
- Xhamia - xhami e fshatit, në qendër.
- Xhami e Sipërme - ish xhami e kthyer në shkollë greke pas pushtimit të Çamërisë nga këta të fundit.
- Zboqe/a - ara në mal, në L.
- Zboqa e Safallive - ara, në L.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Dolan: ( Para Luftës së Dytë Botërore )
Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Alizoti, Balenj, Banenj, Çafallinj, Çelohora ( fis i shuar ), Dërvizhatët ( Dautenj e Hamitenj ), Duçenj, Panenj, Kutupatët dhe Zeqirenj .
Sipas statistikave të Perandorisë Osmane të vitit 1895, popullsia e Dolanit arrinte në 305 banorë (175 burra dhe 130 gra), të ndarë në 66 familje, në regjistrimin e vitit 1913 kishte 298 banorë. Deri në vitin 1944 (Genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë) të gjithë banorët ishin me kombësi shqiptare.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Ntóliani - Yeroplátanos
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 43.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 43-46.Treguan : 1) Dalip Emin Duçe, vjeç 63, nga Dolani, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. 2) Galip Hasan Beqiri, vjeç 68, nga Dolani. refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. 3) Halit Damin Halo, vjeç 44, punëtor, analfabet, nga Dolani, sot me banim në Fier. Fier, 1971.