Jump to content

Skupica (Sul)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Skupicë
Άγιος Γεώργιος
Fshat
Emri i banorëveShqiptarë

Skupicë (greqisht: Άγιος Γεώργιος/Áyios Yeóryios) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σκουπίτσα/Skoupítsa.[1]

Gjeografia

Nga veriu Skupica kufizohet me Njihorin, nga jugu me Grykën, nga lindja me Selanin dhe nga perëndimi me Kolishtatin e Shëmrizën.

Toponimet të fshatit Skupicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ahmetëla - arë, në L. Ka qenë pronë e të vesë së Ahmetit.
  • Ajori - gërmadhë kishe, në P.
  • Anamesobrigjet - fushë me një kodër në mes, në L.
  • Anile (Anila) - faqe mali, në J.
  • Ar’ e Aliut - arë, në L.
  • Ar’ e Madhe - arë, në J.
  • Ar’ e Xhamisë - arë, në J.
  • Arat e Çavo Jorgos - ara, në L.
  • Arat e Llambro Cilit - ara, në L.
  • Argëleza e Rexhepëlës - ara, në L.
  • Argileja - ara, në J.
  • Ball’ e Dushkut - faqe mali, në P.
  • Bejko/ua - arë, në L.
  • Birbilet - ara, në L.
  • Bir’ e Dhelprës - birë në mal, në L.
  • Bishtari - arë, në L.
  • Bokrrim e Shkallës - bokërrimë, në P.
  • Bostani - arë, në L.
  • Bregu i Glatë - breg, në P.
  • Bregu i Husenës - bregore, në P.
  • Burim i Zhurit Tatit - burim në fushë, në L.
  • Çardhaqe - luginë, në P.
  • Çep’ i Kaçellos - këmbë mali, në L.
  • Çep i Prroit - rrugë që zbret në fushë, në L.
  • Çuka - çukë në faqen e malit të Skupicës, në L.
  • Dëllënja - dëllënjë e madhe në mal, në L.
  • Durakot - ara, në L.
  • Dhimitërla - arë, në L. Arë e vejushës së Dhimitrit.
  • Dhrihala – arë midis kodrash, në P.
  • Dhritë - ara që dikur kanë qenë vreshta, në L.
  • Dhrom i Kuq - arë, në P.
  • Elbametë - ara që dikur mbilleshin elb, në L.
  • Faqa e Mollës – brinjë, faqe, në P.
  • Ferrametë - ara, që dikur kanë qenë vënde me ferra, në L.
  • Fiku i Kuq - fik, në L.
  • Fiku i Nikës - fik, në P.
  • Fiku i Zi - vend ku është një fik i vjetër, në L.
  • Fiku i Shtrungës - fik, në V.
  • Fiqet - ara, në L.
  • Fiqet e Kushenje - fiq të fisit e kushenje, në L.
  • Frrashëri - ara në mal, në L.
  • Goneja - faqe mali, në J.
  • Gorrica – arë, në L.
  • Gorric’ e Tharrët - ara ku ka qenë një gorricë, në P.
  • Gorricazt - vend me gorrica, në J.
  • Grik’ e Vidhit - vend grykë, në P.
  • Gurët e Mjeshtre - kavë guri ku nxirreshin gurë për ndërtimin e shtëpijave, në V.
  • Gur i Mjalcës - shkëmb në mal ku ka qenë një bletë, në J.
  • Gur’ i Sejdiut - Gur i madh ku para 100 vjetësh minxh Sejdiu mbështeste dyfekun për të vrarë derra t’egër, në P.
  • Guvazt - shpella të vogëla në mal, në V.
  • Gjol i Dinos - ara të Nuri bej Dinos, në J.
  • Hallazm e Nuros - kullotë, në L.
  • Hallba - ara, në L.
  • Haxhiisufet - ara, në J.
  • Janjëlat - vësht me ullinj e fiq, në L.
  • Jorfiraqi - arë, në L.
  • Kacanua e Shitit - arë, në JL.
  • Kaçanot - ara, në L.
  • Kaçape (kaçapa) – arë, në L.
  • Kaçullata - ara, në L.
  • Kalivj’ e Çitos - kasolle e vjetër, në P.
  • Kalldrimi - rrugë me kalldrëm që të çon në fshatin Grikë, në J.
  • Këllëçet - arë, në L.
  • Këmbat - tre këmba mali, në J.
  • Kojdhelet – rrugë me dredha, në P.
  • Kroi Dervenit - krua, në L.
  • Lakr’ e Brahos - arë, në J.
  • Lakrat – ara, në L.
  • Lefkat - kullotë ku ka dhe plepa të mëdhenj, vend në fushë, në L.
  • Lëmthi – pyll, në J.
  • Lis i Gërmallës - lis i madh pranë një germadhe, të vjetër, në P.
  • Luc e Dhimenje - lerë në mal ku pinin ujë bagëtitë, në P.
  • Lutruvija - mulli vaji, në qëndër.
  • Llaka - ara në luginë, në V.
  • Mesaretë - ara, në P.
  • Mejdenet - livadh, në P.
  • Mëndrat e Bardha - fushë, në qëndër.
  • Mëndrat e Miçakos - arë, në J.
  • Moraitëla - arë, në L.
  • Palofshatet - ara, në V.
  • Paloskupica - gërmadha të fshatit të vjetër, në J.
  • Palostani - faqe mali, në P.
  • Parolla - arë, në L.
  • Pekulet - ara, në L.
  • Pekullaqi - arë, në L.
  • Pellëngu - lerë ku pinin ujë kafshët, në L.
  • Pellëngu Dullës - arë, në L.
  • Pellëngu i Skupicës - vend gropë që mbledh ujë, në L.
  • Pellëngjet - lerë dhe ara përreth, në L.
  • Pellgjet e Minesë - ara, në L.
  • Pill i Shkozës - pyll, në P.
  • Prosila - kullotë në faqe mali, në P.
  • Prroi i Shkozës - përrua, në P.
  • Pus i Kushenje - pus i vjetër, në qendër.
  • Pus i Lamaqit - pus i vjetër, ndërtuar me gurë, në qendër.
  • Punxëlat - ara, në L.
  • Qaf’ e Lak Beut - qafë, në VP.
  • Qaf’ e Mazhit - qafë, në J.
  • Qaf’ e Petiladhit - qafë, në P.
  • Qeramareja - vend me kamina qeramidhesh, në L.
  • Qjersa - arë, në L.
  • Rexho/ua - arë, në J.
  • Rrapi Kuçup - rrap i prerë në formë ambrelle, në L.
  • Rrap i vogël në Shurez - rrap, në L.
  • Rrëz e Guvave - birë e vogël, në shkëmb, në P.
  • Rripat e Cil Zikos - ara, në L.
  • Rripat e Glata - rrypa të gjatë toke, në L.
  • Rripat e Koçenje - ara, në L.
  • Rripat e Mete Nuhut – ara, në L.
  • Rripat e Ngushtë - ara, në L.
  • Rrip i Rizit - ara që dikur janë mbjellë oriz, në L.
  • Sfakareja - vend me sfaka ku kalon një udhë, në L.
  • Skallopulla – luginë, në L.
  • Spithar i Arës Dashit - spithar, në L.
  • Stan i Vllahut - stan i vjetër, në V.
  • Strema - ara, në V.
  • Shametëla - arë, në L.
  • Shega - arë, në L.
  • Sheja - arë buzë një përroi, në L.
  • Shkoza – ara, në P.
  • Shotat - ara, në L.
  • Shtëpi e Kaçurës - gërmadhë e vjetër, në L.
  • Shtëpi e Koçulit - gërmadhë e fisit të shuar të Koçulit, në qendër.
  • Shtrung e Goxhomënit - shtrung e gurtë, në J.
  • Shuraqi - arë, në J.
  • Shuret - ara në fushë, në L.
  • Shur i Tatit - arë, në L.
  • Tabje/a - kanal apo llogore turke, në L.
  • Ullinjt e Skupicës - ullinj, në L.
  • Ur’ e Pellëngut - urë e vogël prej druri, në L.
  • Varikua/oi - ara, në L.
  • Varikoi Skupicës - ara, në L.
  • Varrezt - varre, në L.
  • Vështi - ara që dikur kanë qenë vreshta, në V.
  • Xhumguri - mes pylli pa pemë, në P.
  • Zallareja - rrëzë mali me zall, në P.

Demografia

Familjet në fshatin Skupicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Arifërit, Brahenj, Kushenj (të ardhur nga Kurtesi), Selimenj, Sulejmanenj.

Lidhje të jashtme

Burimet

  1. ^ Πανδέκτης: Skoupítsa - Áyios Yeóryios
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 383-386.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 383.