Stranger Things (serial)
Stranger Things | |
---|---|
Zhanri | |
Krijuar nga | The Duffer Brothers |
Luajnë | |
Kompozitori | |
Shteti | SHBA |
Gjuha origjinale | Anglisht |
Nr. i sezoneve | 4 |
Nr. i episodeve | 34 (lista e episodeve) |
Prodhimi | |
Producentët ekzekutivë |
|
Vendndodhja | Hawkins, Indiana |
Kinematografia | |
Kohëzgjatja | 42–55 minuta |
Prodhimi |
|
Shpërndarësi | Netflix |
Lëshimi | |
Rrjeti origjinal | Netflix , SBT Brazili |
Formati i videos | 4K (Ultra HD) |
Lëshimi origjinal | 15 korrik, 2016 ─ vazhdon |
Lidhje të jashtme | |
Website |
Stranger Things është një serial horror fantastiko-shkencor Amerikan krijuar nga vëllezërit Duffer. Seriali është shkruar nga Matt dhe Ross Duffer dhe me producent ekzekutiv Shawn Levy. Në role kryesore luajnë Winona Ryder, David Harbour, Finn Wolfhard, Millie Bobby Brown, Gaten Matarazzo, Caleb McLaughlin, Natalia Dyer, Charlie Heaton, Cara Buono, Matthew Modine, Noah Schnapp, Joe Keery, Sadie Sink, dhe Dacre Montgomery. Ngjarja rrëfen zhdukjen e një djaloshi, dhe shfaqjen e një vajze me fuqi telekinetike, e cila ndihmon miqtë e djalit në kërkimin e tyre, ndërkohë që vëllai i madh i djalit, mamaja e tij, dhe shefi i policisë së qytezës nisin hetimet e tyre.[1]
Seriali zhvillohet në qytezën imagjinare të Hawkins në Indiana, dhe është homazh i kulturës së viteve '80 në Shtetet e Bashkuara, frymëzuar nga veprat e Steven Spielberg, John Carpenter, Stephen King, Robert Zemeckis, dhe George Lucas, për të përmendur disa.
Seriali u lëshua në Netflix më 15 korrik 2016. Ai mori brohoritje për personazhet, atmosferën, aktrimin, muzikën, regjinë, skenarin, dhe homazhet që i bëri filmave të viteve 1980. Më 31 gusht 2016, Netflix e rinovoi serialin për një sezon të dytë me nëntë episode, që u lëshua më 27 tetor 2017. Në dhjetor të vitit 2017, Netflix e rinovoi serialin per një sezon të tretë, dhe më korrik 2022 u miratua sezoni i katërt.[2][3] Seriali u miratua për sezonin e pestë dhe të fundit në shkurt 2022.
Premisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 nëntor 1983, në qytezën e Hawkins, Indiana, 12-vjeçari Will Byers zhduket në mënyrë misterioze. Mamaja e tërbuar e Willit, Joyce, kërkon për të ndërkohë që Shefi i Policisë Jim Hopper nis hetimin e tij. Miqtë e Willit, Dustin, Mike, dhe Lucas zbulojnë një vajzë me fuqi të mbinatyrshme e cila hiqet që e di vendndodhjen e Will. Kur ata po zbulojnë të vërtetën, një agjenci e ligë qeveritare mundohet ta mbajë të fshehur, ndërsa një tjetër forcë tinëzare fshihet poshtë sipërfaqes.
Kasti dhe personazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryesorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Winona Ryder si Joyce Byers,[4] mamaja e 12-vjeçarit Will Byers dhe adoleshentit Jonathan Byers. E divorcuar nga Lonnie, ajo mbështetet tek i biri i saj më i madh, Jonathan, për ndihmë.
- David Harbour si Jim Hopper,[4] shefi i Departamentit të Policisë në Hawkins. Hopper u divorcua pasi vajza e tij e vogël vdiq nga kanceri, gjë që i shkaktoi varësi ndaj alkoolit.
- Finn Wolfhard si Mike Wheeler,[5] i biri i Karen, vëllai i vogël i Nancy, dhe një nga tre miqtë e Will Byers. Ai është një nxënës inteligjent dhe i ndërgjegjshëm dhe është i dhënë pas miqve të tij.
- Millie Bobby Brown[5] si Eleven ("El"), një vajzë e vogël me aftësi psikokinetike dhe me një fjalor të limituar. Ajo bën shokë Mike, Dustin, dhe Lucas. Zbulohet në vazhdimësi se ajo është në fakt Jane Ives, vajza biologjike e Terry Ives. Ajo u arratis nga Laboratori Hawkins ku po i bëheshin eksperimente.
- Gaten Matarazzo si Dustin Henderson,[5] një nga miqtë e Will. Çrregullimi cleidocranial dysostosis (CCD) i shkakton atij thuthuqësinë.
- Caleb McLaughlin si Lucas Sinclair,[5] një nga miqtë e Will. Ai është dyshues ndaj Eleven.
- Natalia Dyer si Nancy Wheeler,[5] e bija e Karen, motra e madhe e Mike, dhe e dashura e Steve Harrington.
- Charlie Heaton si Jonathan Byers,[5] vëllai i madh i Will Byers dhe i biri i Joyce Byers. I konsideruar i huaj në shkollë, ai është një adoleshent i urtë dhe një fotograf ambicioz. Ai është shumë i afërt me mamanë dhe vëllain e tij, dhe ka një pëlqim të fshehtë ndaj Nancy Wheeler.
- Cara Buono si Karen Wheeler,[6] mamaja e adoleshentes Nancy, Mike, dhe foshnjes Holly.
- Matthew Modine si Martin Brenner,[7] shkencëtari në krye të Laboratorit Hawkins dhe eksperimenteve që kryhen aty. Ai është manipulues dhe distant. Ai dhe ekipi i tij po kërkojnë Eleven.
- Noah Schnapp si Will Byers,[8] vëllai i vogël i Jonathan Byers dhe i biri i Joyce Byers. Ai zhduket pasi ndeshet me përbindëshin. Schnapp u promovua në anëtar kryesor të kastit për sezonin e dytë, pasi u shfaq në mënyrë periodike në sezonin e parë.[9]
- Joe Keery si Steve Harrington,[5] i dashuri i Nancy Wheeler. Një nxënës i famshëm në gjimnaz, ai si fillim mundohet të zhvillojë një lidhje me Nancy dhe të nxjerrë jashtë grupit Jonathan Byers, megjithëse pendohet për këtë të fundit. Keery u promovua në anëtar kryesor të kastit për sezonin e dytë, pasi u shfaq në mënyrë periodike në sezonin e parë.[9]
- Sadie Sink si Max, një tomboy me një histori të komplikuar dhe mosbesim ndaj atyre që e rrethojnë.[9]
- Dacre Montgomery si Billy, vëllai i madh nga një prind tjetër i Max, i cili ka një sjellje të dhunshme dhe të paparashikueshme që fshihet poshtë karizmës së tij.[9]
Periodikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraqitur në sezonin e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shannon Purser si Barbara "Barb" Holland, shoqja e ngushtë e Nancy Wheeler. Ajo është e zgjuar, e sinqertë, dhe shumë besnike ndaj Nancy. Asaj nuk i intereson nëse është e njohur ndërmjet nxënësve të tjerë në shkollën që ajo dhe Nancy shkojnë, por është e shqetësuar se shoqëria e saj me Nancy-n mund të kërcënohet nga lidhja e Nancy me Steve.[10]
- Ross Partridge si Lonnie Byers,[11] ish-bashkëshorti pijanec, egoist i Joyce Byers dhe babai i Jonathan dhe Will. Ai ka një të dashur shumë të re të quajtur Cynthia.
- Joe Chrest si Ted Wheeler, bashkëshorti i Karen, babai i adoleshentes Nancy, Mike, dhe foshnjes Holly.
- Mark Steger si Përbindëshi, një krijesë që ekziston në "Me Kokë Poshtë" (Upside Down).
- Rob Morgan si Powell, një nga oficerët e Hopper. Ai është serioz dhe zbaton rregullat.
- John Paul Reynolds si Callahan, një tjetër oficer i Hopper. Jo aq serioz sa partneri i tij, ai gjithashtu punon fort në kërkimin e Will Byers.
- Randall P. Havens si Scott Clarke, mësuesi i djemve. Ai inkurajon interesin e tyre në shkencë dhe teknologji dhe i ndihmon ata kur iu duhet ndihmë.
- Aimeee Mullins si Terry Ives, gruaja misterioze e cila pretendon se vajza e saj, Jane, u mor nga ajo pak pasi Terry e lindi fëmijën. Thuhet se ajo mund të jetë nëna biologjike e Eleven.[12]
- Catherine Dyer si Connie Frazier, gruaja e FBI-së e cila nuk mendohet dy herë të vrasë ata që kanë rënë në kontakt me Eleven.
- Peyton Wich si Troy, një djalë që ngacmon Mike, Lucas, Dustin, dhe Will në shkollë.
- Cade Jones si James, një tjetër djalë ngacmues që shoqërohet me Troy-n.
- Chester Rushing si Tommy H., ish-shok i Steve, dhe i dashuri i Carol.
- Chelsea Talmadge si Carol, ish-shoqe e Steve, dhe e dashura e Tommy.
- Tinsley dhe Anniston Price si Holly Wheeler, e bija e Karen dhe Ted, motra e vogël e Nancy dhe Mike.
- Chris Sullivan si Benny Hammond, pronari dhe shefi i Benny's Burgers, dhe mik i Hopper.
- Tobias Jelinek si agjenti kryesor te Hawkins National Laboratory, i cili ndihmon Brenner-in.
- Susan Shalhoub Larkin si Florence ("Flo"), sekretarja te Hawkins Police Station.
Paraqitur në sezonin e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sean Astin si Bob Newby, një ish-shok-klase i Joyce dhe Hopper, i cili tashmë drejton Hawkins Radio Shack.[13]
- Paul Reiser si Owens, një drejtues i Departamentit të Energjisë i cili ka sy detyrë të mbajë të fshehura ngjarjet që ndodhën në sezonin e parë.[13]
- Linnea Berthelsen si Roman, një grua e cila u dëmtua emocionalisht kur ishte fëmijë që ka ardhur në Hawkins prej rrethanave që kanë lidhje me ngjarjet e çuditshme në qytezë.[13]
- Brett Gelman si Murray Bauman, një ish-gazetar që u bë një teoricien konspiracionesh, i cili viziton Hawkins që të ndjekë një çështje të pazgjidhur.[14]
Episodet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U rekomandua që kjo listë episodash duhet të ndahet në një artikull të ri me emrin Lista e episodeve të Stranger Things. (diskuto) |
Sezoni 1 (2016)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nr. në total | Nr. në sezon | Titulli | Regjia nga | Skenari nga | Data origjinale e lëshimit |
---|---|---|---|---|---|
1 | 1 | "Chapter One: The Vanishing of Will Byers" | The Duffer Brothers | The Duffer Brothers | 15 korrik, 2016 |
Në vitin 1983, në një laborator të Departamentit të Energjisë në qytezën e Hawkins, Indiana, një shkencëtar sulmohet nga një krijesë e paparë ndonjëherë. 12-vjeçari Will Byers zhduket kur ndeshet me krijesën ndërkohë që po kthehej me biçikletë në shtëpi pas një loje Dungeons & Dragons me miqtë e tij. Ditën tjetër, një vajzë e vogël me kokë të rruar, e veshur me një përparëse spitali, vjedh ushqim nga një restorant vendas. Pronarit, Benny, i vjen gjynah dhe e ushqen atë përpara se të thërrasë shërbimet sociale. Një grua që hiqet si një punonjëse sociale mbërrin dhe qëllon Benny-n. Njerëz të armatosur kërkojnë vajzën në restorant, por ajo arratiset. Joyce, mamaja e Will, beson se dëgjon zërin e të birit në një telefonatë të shtrembëruar, por telefoni i saj bën qark të shkurtër. Miqtë e Will, Lucas, Mike, dhe Dustin gjejnë vajzën në pyll ndërkohë që kërkonin për Will. | |||||
2 | 2 | "Chapter Two: The Weirdo on Maple Street" | The Duffer Brothers | The Duffer Brothers | 15 korrik, 2016 |
Djemtë mësojnë se emri i vajzës është Eleven, të cilin e ka tatuazh në krah; ata i vënë pseudonimin "El". Shkencëtarët nga laboratori gjejnë një substancë që rrjedh nga muret e shtëpisë së Joyce. Në shtëpinë e Mike, El njeh Will nga një foto. Ajo përdor aftësitë e saja psikokinetike për të kyçur derën dhe për të shmangur Dustin dhe Lucas që t'i tregojnë prindërve të Mike për të. Duke kërkuar Will, Hopper zbulon një pjesë të grisur të përparëses së spitalit të El jashtë territorit të laboratorit. Nancy shkon me shoqen e saj Barb në një festë te shtëpia e të dashurit të saj Steve. Vëllai i Will, Jonathan, heton zhdukjen e tij, duke fotografuar pyjet ku Will u zhduk. Pasi dëgjon britma, ai vrapon dhe sheh Steve, Nancy, dhe miqtë e tyre në pishinën e Steve, dhe ai i fotografon ata. Barb zhduket nga pishina. Joyce merr një tjetër telefonatë nga Will, dëgjon muzikë nga dhoma e tij, dhe sheh diçka që vjen përmes murit. | |||||
3 | 3 | "Chapter Three: Holly, Jolly" | Shawn Levy | Jessica Mecklenburg | 15 korrik, 2016 |
Barb zgjohet në një pishinë boshe afër një krijese të errët. Ajo mundohet të dale jashtë, por tërhiqet sërish poshtë. Joyce var drita Krishtlindjesh përreth shtëpisë së saj, duke mundësuar kështu komunikimin me Will, i cili mund t’i ndezë dhe fikë. Hopper dhe ekipi i tij hulumtojnë Dr. Martin Brenner, laboratorin, dhe një grua të quajtur Terry Ives e cila pretendon se vajza e saj u mor nga shkencëtarët. El-it i kujtohet një ngjarje e shkuar në të cilën Brenner, të cilin ajo e thërret “Papa”, e ka lënë të izoluar ngaqë refuzoi të dëmtonte një mace me aftësitë e saj telekinetike. Nancy është e shqetësuar për Barb, e cila ka humbur. Steve dhe miqtë e tij zbulojnë fotografitë e Jonathan dhe i shkatërrojnë ato bashkë me aparatin e tij fotografik, por Nancy vë re një foto të Barb përpara se të zhdukej dhe rikthehet në shtëpinë e Steve për ta kërkuar atë. Nancy gjen makinën e Barb dhe sheh krijesën në pyll. Joyce krijon një kod komunikimi me Will nëpërmjet dritave, të cilat ai i përdor për t’i thënë se është gjallë por në rrezik. Ai i thotë Joyce që të vrapojë ndërkohë që krijesa fillon të ngjitet përmes murit të saj. “Trupi” i Will zbulohet në ujin e një guroreje. | |||||
4 | 4 | "Chapter Four: The Body" | Shawn Levy | Justin Doble | 15 korrik, 2016 |
El i provon djemve se Will është gjallë duke kontaktuar me të nëpërmjet radiove të dorës (walkie-talkie) të Mike. Duke përdorur radion e fuqishme të mësuesit të tyre të shkencës Z. Clarke për të kontaktuar Will, El dhe djemtë dëgjojnë Will që flet me mamanë e tij, duke i thënë se ka frikë. Në të njëjtën kohë, Joyce e dëgjon atë permes murit të dhomës së ndenjes dhe gris letrën e murit, që zbulon një substance si mish njeriu me Will-in në krahun tjetër. Ajo e çan murin me sëpatë, por zbulon vetëm oborrin e saj pas tij. Duke studiuar foton e Barb të Jonathan, Nancy kupton se përbindëshi është gjithashtu i dukshëm. Jonathan kupton se përshkrimi i përbindëshit nga Nancy ngjason me atë të mamasë së tij: një figure njerëzore me krahë të gjatë dhe pa fytyrë. Hopper përballet me oficerin që gjeti trupin e Will. Dyshues, Hopper shkon në morg, çan trupin e Will, dhe zbulon se ishte një kukull. Ai i drejtohet laboratorit dhe hyn vjedhurazi. | |||||
5 | 5 | "Chapter Five: The Flea and the Acrobat" | The Duffer Brothers | Alison Tatlock | 15 korrik, 2016 |
Babai i Will, Lonnie, siguron Joyce se eksperiencat e saj janë halucinacione. Djemtë dalin në përfundimin se Will ka ngecur në një dimension alternativ të cilin El e quan “Me Kokë Poshtë” (Upside-Down): i njëjti vend si vendi normal, por në një tjetër nivel të ekzistencës. Hopper hyn fshehurazi në laborator dhe zbulon portalin. Ai ndjek krijesën por lihet pa ndjenja nga rojet. Ai zgjohet në shtëpinë e tij dhe e gjen atë të përgjuar. Pas varrimit të Will, djemtë pyesin Z. Clarke për dimensionet, i cili u thotë se një vrimë në hapësirën e kohës mund të krijojë lidhje midis dimensioneve. Policët informojnë Hopper-in se është gjetur makina e Barb; përfshirja e policisë së shtetit i duket e dyshimtë Hopper-it. Marrë për bazë faktin se një vrimë në hapësirën kohore mund të përçajë fushën elektromagnetike, djemtë ndjekin busullat e tyre për të gjetur burimin e përçarjes. El kujtohet që e kishin futur në një fuçi izolimi për të spiunuar me aftësi telepatike një spiun Rus; ndërkohë që dëgjonte spiunin, ajo u ndesh me krijesën. E frikësuar që do gjente portën, El i drejton busullat larg laboratorit. Lucas e kupton shtrembërimin dhe përballet me të. Mike mbron El dhe zihet me Lucas, zënkë e cila përfundon me El që hedh Lucas-in tutje telekinetikisht nga Mike. Lucas ngrihet dhe vrapon larg tyre. Në pyll, Nancy dhe Jonathan gjejnë një dre të plagosur, të cilin krijesa e sulmon dhe e zvarrit tutje. Duke ndjekur gjurmën e gjakut, Nancy zvarritet përmes kalimit për në botën e Upside-Down dhe zbulon krijesën që po ushqehet me drerin. Ndërkohë që është në portal, krijesa e vë re Nancy-n dhe e sulmon atë. | |||||
6 | 6 | "Chapter Six: The Monster" | The Duffer Brothers | Jessie Nickson-Lopez | 15 korrik, 2016 |
Kur ajo nuk mundet të dalë vetë, Jonathan e tërheq Nancy-n përmes portalit, duke e shpëtuar atë nga krijesa. Në dhomën e saj, ajo ka frikë të rri vetëm dhe i kërkon Jonathan të qëndrojë. Steve i sheh ata të dy bashkë përmes dritares së dhomës së saj, dhe mendon se ata janë lidhur bashkë. Ditën tjetër, Nancy dhe Jonathan vendosin që ta vrasin përbindëshin dhe blejnë municione në një dyqan armësh. Pas një zënke me grushte me Steve, Jonathan arrestohet pasi sulmon pa dashje një oficer policie. Joyce dhe Hopper vendosin të hetojnë bashkë pasi Hopper zbulon se shtëpia e tij po përgjohet. Ata gjejnë Terry Ives; ajo është mamaja biologjike e El, e cila iu nënshtrua një trajnimi MKUltra kur ishte shtatzënë. Jane, tashmë e njohur si “011”, u mor nga Brenner. El vjedh disa waffle të ngrira nga një dyqan dhe kujton se si aksidentalisht hapi derën për tek Upside-Down gjatë një misioni zbulues, duke lënë përbindëshin të kalonte përmes. Duke kërkuar për El, Mike dhe Dustin zihen në pritë nga Troy dhe miqtë e tij ngacmues; Troy i drejton thikën Dustin dhe kërkon që Mike të hidhet nga shkëmbi në liqenin ku u gjet trupi i Will, gjë që e cila me shumë mundësi do e vrasë. Mike hidhet por pluskohet në ajër dhe shpëtohet nga El. Lucas sheh agjentë që po largohen nga laboratori dhe kupton se ata po shkojnë drejt shtëpisë së Mike për të kapur El. | |||||
7 | 7 | "Chapter Seven: The Bathtub" | The Duffer Brothers | Justin Doble | 15 korrik, 2016 |
Lucas paralajmëron Mike me anë të radiove marrëse se agjentët e qeverisë janë rrugës drejt shtëpisë së tij. Mike, Dustin, dhe El zhduken nga shtëpia dhe mezi arratisen bashkë me Lucas; El me aftësitë e saj telekinetike rrokulis furgonin që po i bllokon rrugën.Në vendtakimin e tyre te varreza e makinave, Lucas pajtohet me Mike dhe El. Joyce dhe Hopper thërriten në stacionin e policisë, ku ata gjejnë Nancy-n dhe Jonathan, dhe ky i fundit i tregon mamasë dhe Hopper-it dijen që ka për krijesën. Grupi lidhet me Mike dhe miqtë e tij, dhe takohen me të te varreza e makinave, duke formuluar planin për të krijuar një fuçi izolimi që të zmadhojë fuqitë e El në mënyrë që ajo të kërkojë për Will dhe Barb. Ata hyjnë fshehurazi në shkollën e fëmijëve dhe e ndërtojnë fuçinë në palestër. Me ndihmën e Joyce, El arrin të futet në Upside-Down dhe gjen Barbara-n e vdekur dhe Will-in gjallë, i cili po fshihet në “Kështjellën Byers”, fortesën e tij të improvizuar. Hopper dhe Joyce tentojnë të futen në Laboratorin Hawkins për të shpëtuar Will, por arrestohen nga rojet e sigurisë. Nancy dhe Jonathan vendosin ta vrasin përbindëshin, dhe vjedhin armët e tyre të gjahut nga stacioni i policisë. Tek Upside-Down, përbindëshi hyn në fortesën ku po fshihet Will. | |||||
8 | 8 | "Chapter Eight: The Upside Down" | The Duffer Brothers | Historia nga: Paul Dichter Skenari televiziv nga: The Duffer Brothers |
15 korrik, 2016 |
I marrë në pyetje nga Brenner, Hopper tregon vendndodhjen e El në këmbin të asnjanësisë dhe të drejtën e hyrjes te porta. Ai dhe Joyce hyjnë me kostume Hazmat dhe zbulojnë folenë e krijesës, ku gjejnë Will-in pa ndjenja me një krijesë ligavece në ezofag. Nancy dhe Jonathan vendosin kurthe në shtëpinë e Byers, dhe më pas presin duart që ta afrojnë krijesën me gjakun e tyre. Steve mbërrin, me qëllimin për t’i kërkuar falje Jonathan-it për zënkën e tyre. Përbindëshi sulmon dhe Steve e kap, por ai shpëton sërish drejt Upside-Down. Në shkollën e fëmijëve, ku El dhe djemtë po fshihen, Mike fton El në kërcimin e shkollës, dhe më pas e puth atë. Agjentët mësyjnë shkollën, por El iu shtyp kafkat. Ndërkohë që Brenner është duke rikuperuar El-in e dobësuar, përbindëshi hyn dhe fillon të sulmojë Brenner-in. Djemtë arratisen bashkë me El dhe fshihen në një dhomë, derisa përbindëshi i gjen dhe i sulmon ata. El e ngul pas një muri, i thotë mirupafshim Mike, dhe të dy zhduken. Will është duke u rikuperuar në spital ku ribashkohet me mamanë, vëllain, dhe miqtë e tij. Hopper merret pa dëshirë nga një makinë e zezë. Një muaj më vonë, Nancy është kthyer sërish me Steve, dhe të dy janë miq me Jonathan. Hopper lë disa waffle Eggo dhe disa ushqime të tjera në pyll. Will po bëhet gati për të ngrënë darkë por shkon të përdori banjën ku vjell një krijesë ligavece, dhe për pak momente e sheh botën “Me Kokë Poshtë”, dhe rikthehet në tryezë. |
Sezoni 2
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht se u treguan titujt e episodeve në njoftimin paraprak në mënyrë "që të japim disa shenja se ku do shkonim me sezonin e dytë pa zbuluar ndonjë gjë," Matt Duffer tha se disa nga titujt do ndryshojnë, pasi kishte disa gjëra "që nuk donim t'i vendosnim aty sepse ndjenim se po zbulonim shumë."
Sezoni do zhvillohet në pjesën e fundit të vitit 1984, rreth një vit pas ngjarjeve të sezonit të parë, dhe do eksplorojë "mitologjinë e madhe" të zhdukjes së Will, sipas vëllezërve Duffer. Levy e përshkroi sezonin e dytë e të pasurit "dëshirën e vendosur për të normalizuar gjërat në Hawkins" për Will, dhe miqtë e tij, dhe njerëzit e tjerë të qytezës që u prekën nga ngjarjet.[15] Disa pjesë nga sezoni do zhvillohen jashtë Hawkins, Indiana.[16] Pasi fati i Eleven u la "në ajër", Brown do rikthehet si Eleven në këtë sezon.[17] Dy personazhe të rinj për këtë sezon përfshijnë Max dhe Billy.[18]
Nr. në total | Nr. në sezon | Titulli | Regjia nga | Skenari nga | Data origjinale e lëshimit |
---|---|---|---|---|---|
9 | 1 | "Chapter One: MADMAX" | The Duffer Brothers | - | 27 Tetor, 2017 |
10 | 2 | "Chapter Two: Trick or Treat, Freak" | The Duffer Brothers | - | 27 Tetor, 2017 |
11 | 3 | "Chapter Three: The Pollywog" | Shawn Levy | - | 27 Tetor, 2017 |
12 | 4 | "Chapter Four: Will the Wise" | Shawn Levy | - | 27 Tetor, 2017 |
13 | 5 | "Chapter Five: Dig Dug" | Andrew Stanton | - | 27 Tetor, 2017 |
14 | 6 | "Chapter Six: The Spy" | Andrew Stanton | - | 27 Tetor, 2017 |
15 | 7 | "Chapter Seven: The Lost Sister" | Rebecca Thomas | - | 27 Tetor, 2017 |
16 | 8 | "Chapter Eight: The Mind Flayer" | The Duffer Brothers | - | 27 Tetor, 2017 |
17 | 9 | "Chapter Nine: The Gate" | The Duffer Brothers | - | 27 Tetor, 2017 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Netflix to premiere original series Montauk in 2016". Reuters. 2 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 3 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "These three new characters will reportedly join 'Stranger Things' in Season 2". 1 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "'Stranger Things': How Netflix's Retro Hit Resurrects the Eighties". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2016. Marrë më 28 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ausiello, Michael (15 qershor 2015). "Scoop: Winona Ryder to Headline Untitled Netflix Supernatural Thriller". TVLine. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2015. Marrë më 24 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g Andreeva, Nellie (20 gusht 2015). "Duffer Bros. Netflix Supernatural Drama Series Sets Young Cast, Gets Title". Deadline.com. Marrë më 24 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Petski, Denise (1 shtator 2015). "Cara Buono Joins Netflix's 'Stranger Things'; Dean Cain In 'Lady Dynamite'". Deadline.com. Marrë më 17 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Netflix's 'Stranger Things' Adds Matthew Modine to Cast (Exclusive)". TheWrap. 27 tetor 2015. Marrë më 17 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pedersen, Erik (9 qershor 2016). "'Stranger Things' Trailer: First Look At Netflix's Supernatural Drama Starring Winona Ryder & Matthew Modine". Deadline.com. Marrë më 4 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Petski, Denise (14 tetor 2016). "'Stranger Things' Netflix Series Adds Two New Regulars, Promotes Two For Season 2". Deadline.com. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Coates, Tyler (1 gusht 2016). "This 19-Year-Old Unknown Actress Just Became an '80s Cult Icon". Esquire. Marrë më 4 gusht 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Petski, Denise (1 shtator 2015). "Ross Patridge Joins cast of Stranger Things". Deadline.com. Marrë më 4 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kubai, Andy (19 gusht 2016). "'Stranger Things' Real Life Conspiracy and Occult Connections". Screenrant.com. Marrë më 22 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Schwindt, Oriana (7 nëntor 2016). "'Stranger Things' Season 2 Casts Sean Astin, Paul Reiser, Linnea Berthelsen". Variety. Marrë më 8 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schwindt, Oriana. "'Stranger Things' Season 2 Adds Brett Gelman as Conspiracy Theorist". Variety. Marrë më 18 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chitwood, Adam (8 nëntor 2016). "'Stranger Things' Season 2: Shawn Levy Confirms He's Directing Again; Teases Season 3". Collider. Marrë më 9 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hime, Nelly (1 shtator 2016). "Stranger Things Season 2 Confirmed, Duffer Brothers Reveal Details". Nagame Digital. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2016. Marrë më 8 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ausiello, Michael (1 nëntor 2016). "Stranger Things: Millie Bobby Brown to Return as Eleven in Season 2". TVLine. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 1 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sandberg, Bryn Elise. "'Stranger Things': Meet the 3 New Characters Joining Season 2". The Hollywood Reporter. Marrë më 28 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)