E ardhmja
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
E ardhmja është pjesa e vijës së drejtë kohore që nuk ka ardhur ose ndodhur ende në përmasën hapësirë-kohën. Ana e kundërt e së ardhmes është e kaluara apo e shkuara (pjesa e kohës, çastet dhe ngjarjet, që tashmë kanë ndodhur) dhe e tashmja (pjesa e ngjarjeve që po ndodhin pikërisht tani).
Në filozofinë e kohës, tashmëria (prezentizmi) është besimi se vetëm e tashmja ekziston dhe se e ardhmja dhe e kaluara janë joreale, jo të vërteta.
Kur trajtohen tema të tilla si karma, jeta e përtejme, dhe eskatologjia fetë e konsiderojnë të ardhmen si çështje se cili do të jetë fundi i kohërave dhe i botës. Disa figura fetare kanë pandehur të kenë parë të ardhmen, si p.sh. profetët dhe njerëzit e shenjtë apo hyjnorë.
Përpjekjet e organizuara për të parathënë apo parashikuar të ardhmen mund të rrjedhin nga vëzhgimet e njerëzimit të lashtë të trupave qiellorë, të cilët ndryshonin vendndodhjen e tyre në modele të parathënshme. Ushtrimi i astrologjisë, sot konsiderohet shkencë e rreme, zhvilluar nga dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen. Shumë nga shkencat natyrore mund të shihen si një përpjekje për të bërë parathënie e parashikime sasiore dhe të drejta për ngjarjet e së ardhmes.
Parashikimi i së ardhmes është një proces i vlerësimit të gjendjeve (situatave) të panjohura. Për shkak të elementëve të panjohur, në qendër të parathënshmërisë dhe parashikimit janë gjithmonë rreziku dhe pasiguria. Parashikimi statistikor është procesi i vlerësimit të situatave të panjohura. Mund të lidhet me vlerësimin të dhënave të kohë vijimsisë, kohëthurjes ose kohëgjatësisë.
Studimet rreth së ardhmes apo futurologjia është shkenca, mënyra dhe ushtrimet për të hamendësuar të ardhmen e mundëshme. Ushtruesit e saj modernë theksojnë rëndësinë e të ardhmeve të ndryshme dhe të shumëllojshme, sesa një të ardhme të qëndrueshme, dhe kufizimet e parashikimeve dhe mundshmërive, kundër krijimit të të ardhmeve të mundshme të parapëlqyera.
E ardhmja në fizikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E ardhmja dhe feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimi i së ardhmes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E ardhmja në art e kulturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E ardhmja në fanta-shkencë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Futurizmi ose ardhmërizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E ardhmja për njerëzimin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një shekull më parë, disa njerëz e shihnin makinën thjeshtë si një kalë më i shpejtë, e megjithatë, ajo solli ndërtimin e qyteteve krejtësisht të rinj, bashkë me periferitë e shtrira ngado, solli kultura të reja të shitjeve me pakicë (megadyqanet), varësi të reja (nafta) si dhe rreziqe të reja ndaj shëndetit (plogështia, obeziteti).
Ndonjëherë, shanset më të mëdha në një shoqëri janë më të vështirët për t’u pikasur pasi ata fshihen mu aty përpara syve. Mund të jetë më se e vërtetë kjo me komunikimin “pa kabëll”. Është diçka të cilën njerëzit e mendojnë thjeshtë si një tjetër teknologji në radhën e gjatë, por që ka nisur të tregojë shenja të ndryshimit dramatik të jetës, kulturës, politikës, qyteteve, vendeve të punës e madje edhe të martesave. Në mënyrë të veçantë, ajo do të futet në të përditshmen tonë si një version i ri i një ideje shumë të vjetër : nomadizmit.
Futurologjia është një biznes i rrezikshëm, dhe është e vërtetë që argumentet më të rëndësishëm në lidhje me komunikimin në lëvizje për momentin kanë të bëjnë me teknologjinë dhe rregullimin, gjerësia e bandës, përdorimi i spektrit e kështu me radhë. E megjithatë, ia vlen që të kërcesh përpara në kohë, ndoshta edhe pak në mënyrë aventureske, dhe të shohësh me vëmendje se cilat do të jenë efektet socialë. Kjo, për dy arsye : së pari, e ardhmja e përgjithshme teknologjike është shumë e qartë, do të ketë rrjete edhe më të shpejtë celularë, shumë më tepër vende ku ka sinjal për të lidhur kompjuterët e celularët në internet pa pasur nevojën e kabllove si dhe shumë më tepër pajisje teknologjike për t’u lidhur në këta rrjete. Së dyti, ndryshimet sociale janë bërë tashmë të dukshme : prindër nëpër plazhe që ua bëjnë me dorë fëmijëve të tyre, ndërkohë që vazhdojnë të shkruajnë në telefonat e tipit BlackBerry ; sipërmarrës që zbulojnë se në fund të fundit nuk kanë nevojë për zyrat (nëse dëshiron të rimbushësh diçka, thjeshtë shko tek Starbucks); adoleshentë që i lënë vetëm me anë të një mesazhi të shkruar të dashurit e tyre. Çdokush po bën më shumë gjëra, ndërkohë që është në lëvizje.
Nomadët e lashtë shkonin nga njëri vend në tjetrin, dhe atyre u duhej që të merrnin shumë gjëra me vete (duke përfshirë mjetet e tyre të jetesës dhe familjet). Edhe klasa që po përshquhet e nomadëve dixhitalë gjithashtu bredh sa andej këndej, por ata nuk marrin praktikisht asgjë me vete; kudo që shkojnë, ata e kanë shumë të lehtë të kapin njerëz dhe informacion. Dhe barrierat e hyrjes janë duke rënë kudo. Nuk është e thënë që të jesh person i pasur për të qenë nomad (shkoni hidhni një sy nëpër kampuset universitare në Amerikë apo në Evropë nëse keni dyshime për këtë). Po bëhet gjithnjë e vështirë të gjesh justifikime për faktin që je “offline” : këtë javë, Bashkimi Evropian u lejoi kompanive ajrore që të lejojnë shërbimin e telefonisë celulare gjatë fluturimit, dhe shumë avionë madje kanë sinjale për përdorimin e laptopëve për të naviguar në internet. Edhe pajisjet janë duke u bërë më të vogla e më të përdorshme, ndërkohë që je në lëvizje.
Një shekull më parë, disa njerëz e shihnin makinën thjesht si një kalë më i shpejtë, e megjithatë ajo solli ndërtimin e qyteteve krejtësisht të rinj, bashkë me periferitë e shtrira ngado, solli kultura të reja të shitjeve me pakicë (megadyqanet), varësi të reja (nafta) si dhe rreziqe të reja ndaj shëndetit (plogështia, obeziteti). Me po të njëjtën monedhë, teknologjia pa kabëll me siguri që nuk është thjeshtë një telefon i lehtë për t’u përdorur. Makina i ndau qytetet në zona pune dhe në zona banimi; teknologjia e tipit wireless mund t’i përziejë sërish këto zona, me më shumë njerëz që ndoshta do të punojnë nëpër periferira dhe do të banojnë në qendra qytetesh. Modelet e trafikut kanë filluar të ndryshojnë përsëri: orët e pikut të trafikut, të ditura tashmë (09:00 dhe 17:00) janë duke u zëvendësuar, me orare të tjerë që zgjaten deri gjatë gjithë ditës, me njerëz që shkojnë sa në zyrë e sa në shtëpi apo gjithfarëlloj vendesh të tjerë gjatë të gjithë ditës. Tashmë, arkitektët kanë nisur të riprojektojnë zyra dhe universitete : hapësira më fleksibël për takimin me njerëz, më pak vende për takime private dhe më pak punë duke qëndruar ulur.
Jetë më e mirë ?
A do të jetë një jetë më e mirë? Në disa këndvështrime, po. Nomadizmi digjital do të çlirojë më shumë punëtorë të dijes nga burgjet e vegjël të fjetinave të ngjashëm me filmin e kartonëve Dilbert. Por, tirania e vjetër e vendit mund të shndërrohet në një tirani të re të kohës, teksa nomadët që janë “gjithmonë online” shumë shpesh përfundojnë mendërisht, kudo përveçse këtu (kudo ku “këtu” është në atë rast). Sa për miqtë dhe familjen, lidhshmëria e përhershme në lëvizje mund të ketë të njëjtin efekt si nomadizmi : ajo mund t’u sjellë më pranë familjes dhe miqve tuaj, por ajo mund ta bëjë më të vështirë afrimin e të huajve. Mund të izolojë klika. Sociologët kanë nisur të shqetësohen për ata që qëndrojnë gjithë kohën përpara kompjuterit duke dërguar e-maile si dhe për ata që komunikojnë vetëm përmes mesazheve me tekst, duke humbur kështu lidhjet e përditshme me të njohur të rastësishëm apo me të huaj, të cilët ndodh që të jenë ulur pranë tyre në kafe, metro apo autobus.
Sa për politikën, mjetet e nomadizmit, si telefonat celularë që dyfishohen dhe marrin e dhe funksionet e kamerave e aparateve fotografikë, mund të përmirësojnë botën. Për shembull, ato e kthejnë praktikisht çdokënd në një aktivist të mundshëm në mbështetje të të drejtave të njeriut, të gatshëm për të realizuar filmime apo fotografi të abuzimit dhe brutalitetit të policëve. Por, të njëjtët mjete kanë edhe një anë të errët, duke e kthyer këdo në një paparac të pajisur me gjithçka. Disa klube fitnesi kanë filluar të mos lejojnë praninë e telefonave celularë pranë tyre si dhe pranë dusheve, përndryshe klientët e rregullt do të gjenin vetveten në fotografi, të squllur e gjithë djersë në ndonjë faqe interneti, e cila nuk do të ish e vështirë të gjendej përmes kërkimeve në Google. Edhe në qytete, do të ndodhë ashtu si në shkretëtirë: nomadizmi premton parajsën e lirisë së re, por edhe kërcënon me ferrin e mbikëqyrjes konstante prej tribusë.
Në qytet, si në shkretëtirë
Mjetet e reja të nomadizmit e kthejnë praktikisht çdokënd në një aktivist të mundshëm në mbështetje të të drejtave të njeriut, të gatshëm për të realizuar filmime apo fotografi të abuzimit dhe brutalitetit të policëve. Por, të njëjtët mjete kanë edhe një anë të errët, duke e kthyer këdo në një paparac të pajisur me gjithçka. Disa klube fitnesi kanë filluar të mos lejojnë praninë e telefonave celularë pranë tyre si dhe pranë dusheve, përndryshe klientët e rregullt do të gjenin vetveten në fotografi, të squllur e gjithë djersë në ndonjë faqe interneti, e cila nuk do të ish e vështirë të gjendej përmes kërkimeve në Google. Edhe në qytete, do të ndodhë ashtu si në shkretëtirë : nomadizmi premton parajsën e lirisë së re, por edhe kërcënon me ferrin e mbikëqyrjes konstante prej tribusë.