Jump to content

Doktrina e shenjtë serbe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nuk u mjaftua vetëm me pasuri por deshi edhe nderin shpirtëror.
Pushtimi serb i Shqipërisë 1912-1913.
Zhdukja e elementit shqiptar:
Lapiarët e Lidhjes së Prizrenit.

Doktrina e shenjtë serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shekullin XII. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci etj. u frymëzua nga Millosh Obrenoviqi, i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shoviniste serbe dhe filloi të bëhet shqetësim qenësor i tyre.

Personalitete dhe institucione më të njohura serbe që janë përpjekur për institucionalizimin dhe zbatimin e kësaj doktrine gjatë historisë kanë qenë:

Programet serbe për shfarosjen e shqiptarëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Naçertanja" është platforma e Ilija Garashanit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe. "Naçertanja" konkretisht bazohej në programin e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Kjo platormë e luftës speciale ka shërbyer si program i Pashiqit, Krajl Nikollës, Çubrilloviqit, Andriqit, Rankoviqit, Mugoshës, Tempos, Joviqit, Trajkoviqit, Millosheviçit.

Programet dhe planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve dhe çdo gjëje shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Synimi i serbëve, që nga "Naçertanja" (1844) e deri te "Patkoi" (1999) ka qenë dhe është gjithnjë i njëjtë: jo si të jetohet me shqiptarët në Kosovë por si të shfarosen shqiptarët e Kosovës.

Zatën e tërë politika shtetërore serbe, që nga viti 1884, ishte një politikë kriminele ndaj të gjithë kombeve të tjera, veçmas atij shqiptar, ishte etnocid, dhe nuk mund të bëhet pastrimi i ndërgjegjjes shtetërore e as intelektuale pa i publikuar të gjitha ato projekte kriminale dhe pa i kërkuar sidomos popullit shqiptar falje publiksht, për të gjitha ato të zeza që i sollën në trojet e veta stërgjyshore që me shkeljen e këmbës në Dardaninë e lashtë e Kosovën historike.

Vetëm kështu, siç thotë Noel Malkolmi, serbët e thjeshtë do të jenë të lirë nga e kaluara e vendit të tyre, kur të mësohen të ballafaqohen me të vërtetën. Nuk ishte Millosheviçi ai që ngriti lart ndjenjat nacionale për një Serbi të Madhe të cilat shërbejnë si ushqim. Shkaku i të këqijave në Ballkan ka qenë nacionalizmi serb. Nacionalizmi në Serbi ka ekzistuar para Millosheviçit dhe do të ekzistojë edhe pas tij. Nuk ka dallim ndërmjet politikanëve e intelektualëve si dhe kishës nga Millosheviçi. Të mendosh ndryshe është një gabim i madh.

Politika pansllave serbe, për shfarosjen e shqiptarëve ekziton që nga përpilimi i "Naçertanies" më 1844.

"Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanje”, të ish-ministrit serb Ilija Garashanin, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e kanë gjetur zbatim në periudhat e mëvonshme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve." - Andi Ballshi nga "Vështrim mbi librin 'Sekreti i sundimt të botës' ", përkthyer nga Fatos Aliu, Tiranë, 2002.

Pos Naçertanies, nga e kanë burimin edhe planet dhe programet tjera për shfarosjen e shqiptarëve, me të cilat udhëhiqet edhe sot, dhe derisa të mos i nxjerrë nga sirtarët dhe t’i publikojë, këto plane, Serbia kurrë nuk do të shpëtohet.

Sipas historianit Dr. Hakif Bajrami, por edhe të tjerëve që janë marrë me këtë çështje, edhe sot ekzistojnë këto plane:

Më 1912, Milan Obradoviqi, përpiloi një program për shfarosjen e hebrenjve, duke i therur, duke i lënë të ngordhin urie dhe duke i tembur që të ikin nga sytë dhe këmbët!

Më 1913, programi i Vladan Gjorgjeviqit, për shfarosjen e shqiptarëve: “Krejt tokën ose asgjësim të populli kundërshtar”.

Programi i likuidimit të shqiptarëve, 1921: "Pushteti serb krijoi kampe përqendrimi për shqiptarë".

Programi i Çubroloviqit, 1937: "për shfarosje totale…1938, lidhja e Konventës me Turqinë dhe Greqinë për depërtiminin e shqiptarëve në Anadoll. Programi i Ivo Andriqit, 1939, programi i Moleviqit, 1941, programi i Drazha Mihailoviqit, 1942, programi i Çubroloviqit, 1944 e 1945. Më 1945 programi i një mësuesi serb nga Vushtrria, për shfarosjen e “arnautëve”, të cilin e zbatoi me përpikëri A. Rankoviqi. Programi për likuidimin e shqiptarëve, 1950. Memoradumi i Akademisë serbe, 1986, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizimin, popullizimin e Kosovës me serbë që nga vitit 1865 deri më 1995. Më 1995, Millosheviçi dhe Arkani marrin vendim që të shfaroset 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet. Këto plane nuk ishin vetëm të intelektualeve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës Ortodokse… Vlladan Gjorgjeviqi, kryeministër serb, (1913), në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin "indianë të Evropës", të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Libri i Vlladanit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pengimin e themelimit të shtetit shqiptar… Për Millosheviçin shqiptarët, (1999), ishin “minj” dhe ankohej pse evropianët, “nuk po na lenë t’i vrasim…”.

Rastet dhe mënyrat e zbatimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Raste të luftës speciale të udhëheura nga Doktrina e shenjtë serbe:

Teoritë e doktrinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Spastrimet etnike dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit - Sabri Uka
  • Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878 - Sabri Uka, Prishtinë, 1994
  • Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat shqiptare - Fatmir Fehmiu

Letërsi ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ a b c HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, qershor,2002 Në Pasqyra Nr65
  2. ^ Johann Georg von Hahn, Albanesische Studien, Jena 1854, S. 232
  3. ^ Rushit Ramabaja: ”Libri Mareci i shpresës së mirë” dhe rrëfime të trishta për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”
  4. ^ ANASH - Viti 1, Numri 2, dhjetor 2006
  5. ^ Daily Chronicle raporti më 12 nëntor 1912

Shtypi dhe interneti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Greater Serbia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale