Paionët
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Paionët ose Peonët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Strimon) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek. IV Peonët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e peonëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, peonët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër peonë. Paspushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris. [1]
Demosteni thoshte për ta se "nuk janë mësuar të binden".
Paionia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paionia;Peonët (Paeonians)ishin fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit dhe në kufi me Dardanët. Në drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma, (Bullgari) por dhe më tej. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të Trojanëve dhe në mbrojtje të Helenës në luftën kundër Akejve. Në gjysmën e parë të shek. IV para erës së re, Peonët krijuan mbretërinë e tyre, e cila u detyrua t‘u bëjë ballë për shumë kohë sulmeve të maqedonasve. Principatat e Peonëve u përqendruan në mbretëri duke u shtrirë pranë lumenjve Vardar dhe Struma dhe në disa kohë edhe më tutje se kaq. Nga perëndimi Paionia përfshinte edhe Pelagoninë, hapësirën mbi liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Qyteti kryesor i mbretërve paionianë ishte Bylazora (Veleshi i sotëm në Maqedoni -FYROM) pranë lumit Aksios, sot Vardar. Më vonë, vendqendrimi i mbretërve kaloi në Stobi (në Pusto Gradskon e sotëm). Ekziston mendimi se qyteti i lashtë ilir i Damastionit, të ketë qenë përfshirë në mbretërinë e Paionisë. Ky mendim gjen mbështetje edhe nga monedhat e shumta prej argjendi të shek. IV-III para erës së re, që mbajnë mbishkrimin DAMASTION dhe që klasifikohen se i përkasin mbretërisë së Paionisë. Peonët u bashkuan me ilirët e tjerë dhe i bënë qëndresë ekspansionit të Maqedonisë drejt veriut. Në vitin 360-359 para Krishtit, fiset jugore të Paionisë filluan mësymjen kundër Maqedonisë, me shpresën e ndonjë sulmi të mundshëm edhe nga viset e tjera të Ilirisë. Mbreti i Maqedonisë, Filipi II krijoi një ushtri dhe u mundua t‘i parandalonte pushtimet e mundshme nga ana e ilirëve dhe nga mësymjet e peonëve. Peonët krijuan dinastinë e tyre e njohur si mbretëria ilire e Paionisë, qysh nga fillimi i shek. IV para erës së re. Dinastia mbretërore e Paionisë u bë e njohur dhe pati vazhdimësi për më se një shekull, përmendim: Mbretin Likeu (Lykkaioy; Lykkaeios, 359-340 para Kr.); Patrai (Patraioy, 340-315 para Kr.), Audoleoni (315-286 para Kr.). Mbretër të Paionisë kanë qenë edhe Aristoni (286 para Kr.), Leoni (278-250 para Kr.), Dropioni (250-230 para Kr.) etj. Në mesin e këtyre sundimtarëve, Audeleoni ka mundësi të ketë një nga më të njohurit, ngaqë një nga vajzat e tij qe martuar me Pirron e Epirit. Mbretërit e Paionisë kanë qenë të njohur për prerjen e monedhave, kryesisht prej argjendi dhe të cilësisë së lartë. Autori i këtij shkrimi, në kërkimet e tij për të njohur sa më gjerë botën e Ilirisë së lashtë dhe historinë e kombit shqiptar, zbuloi nëpërmjet internetit në muze dhe arshiva të huaja disa dhjetëra monedha ilire, të njohura pak, ose aspak të njohura, dhe midis tyre më se 100 copë monedha dhe të gjitha prej argjendi, të prera nga mbretërit e Paionisë. Këto janë edhe disa nga monedhat më të hershme të botës ilire (shek. IV, III para Kr.). Kështu Mbreti Likeu me rreth 40 prerje dhe të gjitha prej argjendi, Mbreti Patrai me rreth 35 prerje prej argjendi, si dhe Mbreti Audoleon, me rreth 30 monedha të ndryshme dhe të gjitha prej argjendi. Në një monedhë paioniane paraqitet figura e Mbretit Ariston, që ishte vëllai i Mbretit Patrai, i cili luftoi në krye të 1 000 trupave ilire përkrah Aleksandërit të Madh në fushatat e tij drejt lindjes. Panonia përbëhej nga disa nënfise: Aestraei, Agrianes, Derrones, Doberes, Laiaious, Odomantians, Paioplai, Siriopaiones. Pas pushtimeve romake, Paionia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë së bashku me Ilirinë e Jugut, Thesalinë, Trakën, dhe Epirin e Veriut. Perandori me origjinë ilire Diokleciani, gjatë riorganizimit administrativ të Perandorisë Romake, Paioninë dhe Pelagoninë, i bashkoi në një provincë të vetme me emrin Maqedonia e Dytë ose Salutaris.
Mbretër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teutamado
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shek. IV para erës së re
Teutamado (Teytamado). Një nga mbretërit e Paionisë në Ilirinë lindore. Rreth shek. IV para erës së re (rreth vitit 325 para Kr.). Në historiografinë shqiptare ky mbret nuk përmendet fare, pasi ai nuk njihet dhe nuk është cituar në ndonjë botim në shqip as edhe në gjuhë të huaj. Në një muze të huaj ruhet një monedhë e Mbretit TEUTAMADO prej argjendi që mendohet të jetë e shek. IV para Kr. dhe për të cilën thuhet se Teudamado ishte Mbret i Paionisë. Në faqen e parë të monedhës është vendosur figura e Zeusit me drejtimin djathtas, ndërsa në faqen e pasme paraqitet Mbreti plak i hipur mbi kalë dhe me një shpatë të shkurtër në dorë, shpatë tipike ilire. Poshtë, i rrëzuar për tokë, është figura e një luftëtari armik. Sipër kësaj monedhe, me shkronja të mëdha, lexohet emri i Mbretit: TEYTAMADO. Ky emër nuk është fare i panjohur për historinë e ilirëve (kujtojmë Mbretëreshën Teuta, të shoqen e Mbretit Agron dhe Triteutën, gruan tjetër të tij, e cila lindi Mbretin ilir, Pin, ndaj mund të hamendësohet se fjala TUEUTAMADO, mund të kuptohet dhe si TEUTA+MADO (Teuta i Madh?!). Ky supozim mbështetet edhe me tekstin përcjellës të kësaj monedhe, ku bëhet fjalë për një mbret plak që lufton mbi kalë kundër armikut. Poshtë dhe në anën e majtë të monedhës është një shpend mitologjik, që duket sikur ka dy koka (bycapitis). Sidoqoftë, këto mendime rreth kësaj monedhe duhen marrë thjesht si "hamendësime", pasi fjalën e saktë dhe shkencore mund ta thonë shkencëtarët, historianët dhe gjuhëtarët e specializuar. Kjo monedhë unike e me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të kombit shqiptar (shek. IV para erës së re), ndodhet në një muze të huaj dhe është monedha që kushton më shumë nga fondi i Ilirisë, rreth 30 500 dollarë. Ajo është grupuar me disa monedha të tjera prej argjendi të qytetit të pazbuluar ilir të Damastionit, monedha ku dukshëm në njërën anë është figura e Zeusit dhe në anën tjetër, janë vendosur disa vegla pune për shkrirjen e metaleve dhe ku lexohet fjala: PELLAG.
Likei
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]356-335 para erës së re Likei, Luppeios (Lykkaioy; Lykkaeios). Mbret i Paionisë ilire, në periudhën 356-335 para erës së re. Ishte një nga themeluesit e dinastisë mbretërore të Paionëve, që sundoi për një periudhë relativisht të gjatë kohe në shek. IV para erës së re. Demosteni, në veprën e famshme të tij, "Filipiket", u thoshte athinasve se "për sa u përket Paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij (të Filipit të Maqedonisë), në përgjithësi, duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë sesa të nënshtruar" (cituar nga prof. Neritan Ceka në librin e tij "Ilirët"). Këtu, oratori i shquar e kishte fjalën për një aleancë të lidhur në vitin 356 para Kr., kur Diodori njofton se tre mbretër, të Paionisë, Ilirisë dhe Trakisë, u bashkuan për të sulmuar Filipin II të Maqedonisë. Nga Paionia marrëveshja u nënshkrua nga Likei, nga Iliria prej Grabosit, ndërsa nga Thrakia prej Ketriporit. Në literaturën me temë historinë e ilirëve, të botuar deri më sot në gjuhën shqipe, ky mbret ilir përmendet shumë pak ose anashkalohet, ndërsa ai mbart me vetë një histori të rëndësishme për vetë faktin se në periudhën kur sundoi ai preu rreth 50 monedha prej argjendi, të gjitha të cilësisë së lartë, ashtu siç prenë edhe dy mbretërit e tjerë, pasardhës të tij, Patrai dhe Audoleoni. Në monedhat kushtuar Likeit, në faqen e parë paraqitet busti i Zeusit, Apolonit apo Herakliut, ndërsa në faqen e pasme shihet dyluftimi i një luftëtari me luanin dhe ku shkruhet: "Lykkeioy". Mbreti Likei sundoi për 21 vjet, pas tij në fron erdhi Mbreti Patrai.
Patrai
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]340-315 para erës së re Patrai (Patraoy). Mbreti i Paionisë ilire nga fisi ilir i Paionëve që sundoi në vitet 340-315 para erës së re. Ai erdhi në fron pas Mbretit Likei (Lykkeioy) dhe u zëvendësua nga Mbreti Audoleon (shih). Gjatë sundimit të tij, mbretëria e Paionisë zinte hapësira të gjera dhe shtrihej në lindje deri në qytetin e lashtë Serdika, sot qyteti Sofje në Bullgari, ndërsa nga perëndimi kufizohej përafërsisht me hapësirën mbi liqenin e Ohrit, nga veriu shtrihej deri në Dardaninë Jugore, ndërsa pjesa jugore e Paionisë shkonte deri në qytetin e lashtë Heraklea, sot Bitola (Manastiri) në Maqedoni. Mbreti Patrai preu rreth 40 monedha prej argjendi të një cilësie të lartë, ku në njërën anë paraqitet portreti i Apolonit dhe në anën tjetër një luftëtar mbi kalë që ka mundur armikun, ndërsa disa syresh kanë figurën e një derri të egër.
Audoleoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]315-286 para erës së re
Audoleoni (Audoleontoy, 315-286 para erës së re). Mbret i Paionisë, që erdhi në fron pas Mbretit Patrai (shih). Pas vdekjes së Perdikas III të Maqedonisë, në vitin 359 para Kr., Paionët ilirë, filluan të rebeloheshin. Me qëllim që të merrte fronin e Maqedonisë, Filipi II (i ati i Aleksandërit të Madh, nipi i Fisit ilir të Molosëve në Epir), u bëri atyre shumë premtime. Paionët (Pejonët) të kanosur nga planet e Filipit, kërkuan ndihmën e Athinës dhe në verën e vitit 356 para Kr., Mbreti i Paionisë, Likei, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me këtë qytet-shtet. Mirëpo një gjë e tillë nuk pati sukses, sepse maqedonët nën drejtimin e Parmenionit, e rimorën Paioninë dhe deri në shekullin e katërt, ky ishte një shtet i "bashkuar". Pas vdekjes së Aleksandërit IV të Maqedonisë, Paionia u bë përsëri e pavarur. Kasandri i cili kërkonte të bëhej Mbret i Maqedonisë, siguroi kufirin e tij verior duke ndihmuar Audoleonin në një marrëveshje mbrojtjeje. Ky bashkëpunim ishte në dobi të Paionëve, pasi Audoleoni siguroi një aleancë të fuqishme. Ndërkohë, Audoleoni vazhdoi të forconte lidhjet me fqinjët e tij të Ilirisë, gjë që shprehet qartë dhe me martesën e vajzës së tij me Pirron e Epirit. Pas vdekjes së Audoleonit, në fronin e Paonisë erdhi Aristoni dhe më pas Drypioni. Monedhat e shumta dhe prej argjendi të prera nga Audoleoni tregojnë për nivelin e fuqizimit të mbretërisë ilire të Paionëve në shekullin e katërt para erës së re.
Qytete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Damastioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qytet i rëndësishëm i Ilirisë së lashtë që pati zhvillim sidomos në shek. IV-II para erës së re. Mendohet si kryeqytet i Dardanisë apo i Paionisë a si një qendër e rëndësishme për prerjen e monedhave ilire. Përmendet nga Straboni në veprën e tij "Gjeografia" si qytet ilir (shek. IV para Kr.). Sipas tij, pas Epidamnit dhe Apolonisë, gjer në malet Keraune, banojnë Bylinët, Taulantët, Parthinët e Brygët; jo larg tyre janë edhe minierat e argjendit në Damastion, rreth të cilave Dyestët vendosën sundimin e tyre, si dhe Enkelenjtë, të cilët i quajnë edhe Sesaretë. Në monedhat që i kushtohen Damastionit, dhe që ruhen edhe në ditët tona, rreth 40 prerje a më shumë dhe pothuajse të gjitha prej argjendi, në pjesën e parme të tyre, zakonisht gjendet figura e Zeusit apo Apolonit, hyjnisë së adhuruar të botës antike, kurse në pjesën e pasme, paraqiten figurina të ndryshme si vegla pune për shkrirjen e metalit, ku mbizotëron tripodi ilirik me këmbë luani, altarë të faljes, sende si thika e shpata të shkurtra dhe stilizime të ndryshme. Poshtë, ose në formë rrethore, zakonisht shkruhet emri i qytetit: DAMASTION. Në disa nga këto monedha, gjenden mbishkrime të tjera interesante si: HRAKLEIDO; KAKIO; PELLAG apo ILLY, që nga disa specialistë të huaj lexohet si "Illyricum". Lidhur me vendndodhjen e këtij qyteti antik ka mendime të ndryshme. Kështu A. Stipçeviç e lokalizon në Shqipërinë e Jugut, diku në rrethin e Gjirokastrës, studiues të tjerë mendojnë se përfshihej në Shqipërinë e Veriut, në zonat e Mirditës a të Dukagjinit. Ka studiues që mendojnë se ky qytet i lashtë duhet kërkuar në jug të Dardanisë, a në mbretërinë ilire të Paionisë, diku në perëndim të saj, ku gjendej edhe krahina e lashtë e Pelagonisë. Problemit të Damastionit i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe historiani nga Kosova, Zef Mirdita, i cili në veprën e vet "Studime Dardane" (viti 1979), jep mendimin se kjo qendër e lashtë ilire duhet të ketë ekzistuar afër Kishnicës, midis Janjevës dhe Prishtinës, pasi që këtej nuk kanë qenë larg minierat antike të xeherorëve. Duhet thënë se në studimet numizmatike me temën e Ilirisë, për Damastionin janë botuar vetëm tri a katër monedha dhe këto të dëmtuara dhe jo tipike. Në fakt, sot, në muzetë dhe arshivat e huaj të Evropës dhe më gjerë, gjenden më se 50 monedha, pothuajse të tëra prej argjendi dhe të ruajtura mirë, të cilat po të blihen (ato shiten) do të sillnin një prurje të re dhe shkencore rreth këtij qyteti të lashtë të botës ilire. Damastioni i lavdishëm i trojeve të Ilirisë antike pret studiuesit dhe arkeologët, shqiptarë a të huaj, që ta zgjojnë atë nga heshtja dhe gjumi i tij shumëshekullor. Zbulimi i tij do të jetë me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të autoktonisë së hershme të kombit shqiptar.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mallory, J. P. (1997). Encyclopedia of Indo-European Culture. Douglas Q. Adams. ISBN 1884964982. Marrë më 23 mars 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dueck, Daniela (2011). "Paeonians". The Homer Encyclopedia. Blackwell Publishing. doi:10.1002/9781444350302.wbhe1055. ISBN 9781405177689.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Osborne, Robin (2007). "Paeonians". përmbledhur nga Irvin, Elisabeth; Greenwood, Emily (red.). Reading Herodotus: A Study of the Logoi in Book 5 of Herodotus' Histories. Cambridge University Press. fq. 88–98. ISBN 9781139466745.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Disa studiues të huaj mes të cilëve vlen të përmenden Wilhelm Tomaschek dhe Paul Kretschmer bashkë me disa studiues shqiptarë sugjerojnë një përkatësi ilire të paionëve. Pikëpamja në fjalë konsiderohet si një opinion mbizotërues shkencor. Radoslav Katicic, (2012) Ancient Languages of the Balkans: n.a. Volume 4 of Trends in Linguistics. Walter de Gruyter, p. 119, ISBN 3111568873