Ndihmë:Çfarë është një artikull?
Me pak fjalë: Artikujt mund të jenë të temave të ndryshme por duhet të ndjekin standardet përkatëse. |
Artikull në Wikicitate quhet çdo faqe titulli i së cilës fillon direkt, pa një specifikim përpara si Kategoria: apo Ndihmë:. Artikujt mund të jenë të ndryshëm në bazë të temës që trajtojnë, si për shembull, artikujt e citateve rreth një teme, artikujt e batutave të një personazhi letrar apo thëniet e njohura të një njeriu të shquar. Në faqen e mëposhtme trajtohen me detaje të gjithë elementët e stilit që duhen ndjekur në formatime të llojeve të ndryshme të artikujve për të ruajtur një standard të vetëm. Për pasojë, para se të nisësh punë në Wikicitate, leximi i kësaj faqeje është nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh.
Këshillë: Nëse nuk ke kohë të lexosh të gjithë faqen shiko vetëm pjesën për të cilën interesohesh te tabela e përmbajtjes.
Struktura e një artikulli
Çdo artikull është i strukturuar sipas një shablloni të përshtatshëm i krijuar për të lehtësuar leximin e tij në varësi të temës që trajton.
Artikujt në lidhje me njerëzit
Hyrja
Hyrja është e përbërë nga datëlindja dhe datëvdekja e personit (vetëm datëlindja nëse personi jeton) dhe 3-4 fjali të cilat prezantojnë shkurtimisht njeriun në fjalë. Fjalia e parë duhet të nisë me emrin e personit në shkrim të trashë.
Shembull:
Nelson Mandela (18 korrik 1918 – 5 dhjetor 2013) ishte presidenti i...
Formatimi i tekstit kryhet lehtësisht te komandat e punës sipër te Stili i Tekstit, butoni me simbolin A.
Hyrja gjithashtu duhet të përmbajë një fotografi të personit e vendosur e pakornizuar djathtas.
Vendosja e fotografisë bëhet lehtësisht te komandat e punës sipër te Vendos - Skeda multimediale ku mjafton të vendoset adresa e fotografisë nga Wikimedia Commons dhe të përcaktohen parametrat e mësipërm.
Thënie
Të gjitha thëniet me rëndësi nga personi në fjalë renditen në nënndarje sipas viteve. Nëse një mori thëniesh nga një vit i caktuar vijnë nga një vepër artistike, si për shembull një libër, titulli i veprës shënohet si nënndarje e veçantë e atij viti dhe thëniet renditen poshtë tij. Fill pas citateve vendosen dhe detajet e rrethanave në të cilat është thënë citati.
Për leximin sa më të lehtë të artikujve të tillë thëniet formatohen sipas shabllonit të mëposhtëm:
- Citati
- Detajet e rrethanave në të cilat është thënë citati
Ose në rast dialogu:
- A: Tekst
- B: Tekst
- A: Tekst
- B: Tekst
- Detajet e rrethanave në të cilat është zhvilluar dialogu
Shikoni wikitekstin e përdorur te shembulli më sipër duke shtypur butonin Redakto nëpërmjet kodit.
Thënie për të
Të gjitha thëniet me rëndësi nga persona të tjerë për personin në fjalë renditen në nënndarje të veçanta për person. Shabllonet e formatimit të citateve mbeten si më sipër. Shtesa e vetme është emri i autorit të thënieve i cili shënohet me shkrim të trashë.
Thënie të atribuara gabimisht
Këtu vendosen citate të cilat gabimisht kanë hyrë në kujtesën popullore si të personit në fjalë. Në detajet shpjeguese këtu vendoset dhe autori i vërtetë i thënieve.
Referime
Çdo thënie duhet përkrahur me referime. Për të përcaktuar një referim veproni sipas udhëzime të trajtuara te: Ndihmë:Referimi.
Nëse artikulli përmban referime të shkurtra, ato do të shtohen te pjesa "Shënime" ndërsa referimet e plota te pjesa "Referime". Për shembull: Faik Konica.
Shiko edhe
Këtu renditen lidhjet me artikuj të tjerë të ngjashëm për të cilët mendohet se lexuesi do kishte interes t'i lexonte pasi të mbaronte artikullin në fjalë. Për të krijuar një lidhje me një artikull titulli i artikullit vendoset në mes të dy kllapave katrore nga të dyja anët. Renditja bëhet sipas shembullit të mëposhtëm:
- [[Artikulli 1]]
- [[Artikulli 2]]
- [[Artikulli 3]]
- ...
Lidhje të jashtme
Këtu renditen adresat e faqeve të rrjetit pa lidhje me projektet Wiki të cilat mund të ofrojnë informacion mbi personin për të cilin bën fjalë artikulli. Për të krijuar një lidhje të jashtme, adresa vendoset mes kllapave katrore dhe pas një hapësire vendoset titulli i faqes, brenda kllapave.
Shembull:
- [Adresa 1 Titulli]
- [Adresa 2 Titulli]
- [Adresa 3 Titulli]
- ...
Më pas vendosen me anë të stampave përkatëse artikujt e tjerë në lidhje me të njëjtin person në projektet simotra të Wikicitate.
Në fund vendoset kategoria sipas udhëzimeve të trajtuara te Ndihmë:Kategorizimi.
Artikujt në lidhje me personazhet
Për artikujt në lidhje me personazhet e veprave artistike veprohet njëlloj si me njerëzit realë me ndryshimin e vetëm se thëniet e personazhit nuk ndahen sipas viteve por sipas veprave ku figuron personazhi.
Artikujt në lidhje me veprat artistike
Hyrja
Hyrja në veprat artistike si librat, filmat, teatrot, etj. është e përbërë nga 3-4 fjali të cilat prezantojnë shkurtimisht veprën në fjalë, zhanrin, krijuesit e saj dhe vitin e krijimit. Fjalia e parë duhet të nisë me titullin e veprës në shkrim të pjerrët dhe të trashë. Fill pas këtyre fjalive, me tekst të trashë të qendërzuar duhet vendosur sllogani kryesor i veprës.
Shembull:
Shrek është një film i animuar i vitit...
Hyrja gjithashtu duhet të përmbajë një fotografi të afishes, kopertinës apo stemës zyrtare të veprës e vendosur e pakornizuar djathtas.
Vendosja e fotografisë bëhet lehtësisht te komandat e punës sipër te Vendos - Skeda multimediale ku mjafton të vendoset adresa e fotografisë nga Wikimedia Commons dhe të përcaktohen parametrat e mësipërm.
Personazhet
Citatet e personazheve renditen në ndarje të veçanta sipas emrave. Citatet shkruhen në formë liste me shkrim të pjerrët dhe didaskalitë vendosen brenda kllapave katrore kudo të nevojiten.
Shembull:
== Personazhi X ==
- Citat-citat-citat [didaskali] citat.
- [didaskali] Citat-citat [didaskali].
- ...
== Personazhi Y ==
- ...
- ...
Emri i personazhit duhet shkruar direkt pa specifikimin personazhi përpara.
Dialogët
Pasi janë vendosur të gjitha citatet e personazheve renditen dialogët më të rëndësishme të veprës. Rregullat për formatimin e tyre janë si për njerëzit me ndryshimin e vetëm se në vend të detajeve shpjeguese në fund, didaskalitë mund të vendosen kudo dhe duhen vendosur mes dy kllapave katrore.
Shembull:
- A: Tekst [didaskali]
- B: [didaskali] Tekst
- A: Tekst
- B: Tekst [didaskali] tekst
Slloganet
Citatet kryesore të përdorura në reklamimin e veprës renditen këtu. Slloganet renditen me shkrim të pjerrët njëri pas tjetrit.
Shembull:
- Sllogani 1
- Sllogani 2
- Sllogani 3
- ...
Thënie për të
Të gjitha thëniet me rëndësi për veprën artistike në fjalë renditen këtu. Shabllonet e formatimit të citateve mbeten si te njerëzit.
Thënie të atribuara gabimisht
Si në rastin e artikujve për njerëzit, këtu vendosen citate të cilat gabimisht kanë hyrë në kujtesën popullore si nga vepra artistike në fjalë. Në detajet shpjeguese këtu vendoset dhe autori i vërtetë i thënieve.
Referime
Çdo thënie duhet përkrahur me referime. Për të përcaktuar një referim veproni sipas udhëzime të trajtuara te: Ndihmë:Referimi.
Shiko edhe
Artikuj të ngjashëm me artikullin në fjalë. Renditja bëhet si te njerëzit.
Lidhje të jashtme
Adresa të faqeve të rrjetit pa lidhje me projektet Wiki të cilat mund të ofrojnë informacion mbi veprën për të cilën bën fjalë artikulli. Formatimi i njëjtë me atë të njerzve.
Më pas vendosen stampat përkatëse për artikujt e tjerë në lidhje me të njëjtën vepër artistike në projektet simotra të Wikicitate.
Në fund vendoset kategoria sipas udhëzimeve të trajtuara te Ndihmë:Kategorizimi.
Artikujt në lidhje me tema të caktuara
Hyrja
Hyrja në artikujt në lidhje me tema të caktuara si dashuria, atdheu, fati, etj. është e përbërë nga një shpjegim i shkurtër mbi temën që po trajtohet. Fjalia e parë duhet të nisë me temën që po trajtohet dhe tema të shkruhet me shkrim të trashë.
Është mirë që hyrja gjithashtu të përmbajë një fotografi simbolizuese të temës që po trajtohet e vendosur e pakornizuar djathtas.
Vendosja e fotografisë bëhet lehtësisht te komandat e punës sipër te Vendos - Skeda multimediale ku mjafton të vendoset adresa e fotografisë nga Wikimedia Commons dhe të përcaktohen parametrat e mësipërm.
Thënie
Thëniet listohen të ndara në seksione sipas rastit. Për formatimin ndiqen të gjitha rregullat e citateve të njerzve, pjesa Thënie për të.
Proverba
Pas thënieve listohen proverbat. Proverbat shkruhet me shkrim të pjerrët dhe fill poshtë tyre shkruhet shpjegimi. Nëse proverba është në gjuhë të huaj përpara shpjegimit shkruhet dhe përkthimi fjalë për fjalë.
Shembull:
- No man is an island.
- Asnjë burrë nuk është ishull.
- Askush nuk mund të veprojë vetëm.
Shikoni wikitekstin e përdorur te shembulli më sipër duke shtypur butonin Redakto nëpërmjet kodit.
Referime
Çdo thënie duhet përkrahur me referime. Për të përcaktuar një referim veproni sipas udhëzime të trajtuara te: Ndihmë:Referimi. Nëse artikulli përmban referime të shkurtra, ato do të shtohen te pjesa "Shënime" ndërsa referimet e plota te pjesa "Referime". Për shembull: Faik Konica.
Shiko edhe
Artikuj të ngjashëm me artikullin në fjalë. Renditja bëhet si te njerëzit.
Lidhje të jashtme
Adresa të faqeve të rrjetit pa lidhje me projektet Wiki të cilat mund të ofrojnë informacion mbi veprën për të cilën bën fjalë artikulli. Formatimi i njëjtë me atë të njerzve.
Më pas vendosen stampat përkatëse për artikujt e tjerë në lidhje me të njëjtën temë në projektet simotra të Wikicitate.
Në fund vendoset kategoria sipas udhëzimeve të trajtuara te Ndihmë:Kategorizimi.
Listat
Hyrja
Hyrja te listat është e përbërë nga një shpjegim i shkurtër në lidhje me listën që po ndërtohet. Tema e listës duhet të shkruhet me shkrim të trashë.
Listimi
Listimi organizohet sipas nevojës. Zakonisht është sipas alfabetit por mund të jetë dhe një listë rendore apo një listë e thjeshtë.
Shiko edhe
Artikuj të ngjashëm me listën në fjalë. Renditja bëhet si te njerëzit.
Lidhje të jashtme
Adresa të faqeve të rrjetit pa lidhje me projektet Wiki të cilat mund të ofrojnë informacion mbi listën e temat e listuara. Formatimi i njëjtë me atë të njerzve.
Më pas vendosen stampat përkatëse për artikujt e tjerë në lidhje me të njëjtën temë në projektet simotra të Wikicitate.
Në fund vendoset kategoria sipas udhëzimeve të trajtuara te Ndihmë:Kategorizimi.
Lloje artikujsh që nuk janë në këtë faqe
Wikicitate, si çdo projekt Wiki, është gjithmonë në ndryshim. Nëse doni të propozoni një lloj të ri artikulli, të papërfshirë në këtë faqe, ju lutemi ta propozoni paraprakisht në faqen e diskutimeve në mënyrë që të mund të krijohet një standard në lidhje me elementët e tij.