Jump to content

Zymer Neziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prof. Dr.Zymer U. Neziri

Zymer U. Neziri (Prof. Dr.) lindi më 6 nëntor 1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës, është mbledhës e studiues i letërsisë popullore dhe pro­fe­­­sor universitar, epikolog.

Zymer U. Neziri rrjedh nga një familje e ka­tundit Shtupeq i Vogël, krahina e Rugovës. Në vendlindje, në Siparant (Zahaq), e në Pejë kreu sh­koll­­ën fillore (1960).Gjimnazin e kreu në Pejë (1964) dhe Shkollën No­r­­­male e kreu në Prishtinë (1966).[1]

Kreu studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkollën e Lartë Pe­da­go­gjike në Prizren (1969) dhe studimet e shkallës së dytë në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1971).

Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, gjatë vi­te­ve 1972-1974, vijoi edhe mësimet e stu­di­meve të shkallës së tretë në Degën e Le­të­r­sisë dhe mbrojti ma­gj­i­s­traturën me temën «Fi­gura e kra­ha­simit në këngët to­na lirike të dashurisë» (1979), me mentor aka­de­mikun prof. dr. Rexhep Qosja.

Pas shumë vite pengesash politike, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mb­ro­jti disertacionin e doktoratës me temën «Poezia le­gjendare e Rugovës» (1995), me mentor aka­de­mikun Re­xhep Qosja.

Puna gjatë studimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë studimeve, 1967-1971, punoi përkohësisht në dy shkolla fillore (Zllakuqan dhe Klinë) dhe në katër shkolla të mesme (Lipjan, Pejë, Prizren dhe Prishtinë). Për shkak të veprimtarisë në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë, e larguan nga puna në Klinë, Lipjan dhe Pejë.

Më 1971, pas mbarimit të studimeve themelore, u pranua asistent në Degën e Folklorit dhe të Etnologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga e cila e përjashtuan më 1973, me vendim të organeve politike të Kosovës, po ashtu për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë.

Largime nga puna, arrestime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, ka qenë tri herë i arrestuar (1967, 1968, 1981) dhe pesë herë i përjashtuar nga puna (1968, 1969, 1970, 1973, 1990). Për rreth tridhjetë vjet nuk ka pasur pasaportë udhëtimi jashtë shtetit (1968-1978 dhe 1981-1999).

Shumë vite punoi jashtë profesionit, pa dëshirën e tij, përkthyes dhe lektor në Bankën e Kosovës (1977-1990). Puna e tij është censuruar, prandaj në revistën shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës ka filluar të botojë tek në fund të viteve 80.

Puna në Institut pas vitit 1992

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas zhbërjes së Federatës së Jugosllavisë, organet drejtuese të Institutit e lejuan që të kthehet sërish në Institut, pas 19 vjetësh, në qershor 1992, në vendin e përparshëm të punës asistent (1971-1973). Ka qenë udhëheqës i Degës së Folklorit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të IAP-it (1996-2003). Ka qenë anëtar redaksie në rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 2006-2013, ku ishte sekretar shkencor më 1972-1973, në fillim të daljes së saj.

Ka marrë titutujt: bashkëpunëtor shkencor/profesor asistent, më 1996; bashkëpunëtor i lartë /profesor i asociuar, më 2000; këshilltar shkencor/profesor i rregullt, nga viti 2003.

Puna në fakultete, profesor i jashtëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1998-1999: SHLP, Prizren. 2002-2004: Universiteti i Tetovës, FF, Tetovë. 2003-2006: Universiteti i Prishtinës, FF, Prishtinë. 2010-2012: Universiteti i Prishtinës, FE, Prizren. 2011-2014: Universiteti i Prishtinës, AKM, Prishtinë. 2012-2014: Universiteti i Shkupit, FF, Shkup.

Mbledhës i folklorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1967 merret me vjeljen e folklorit, kurse njësitë e tij janë botuar në disa vëllime të IAP-it. Është kryesisht mbledhës i këngës epike historike dhe i këngës epike legjendare. Vazhdon punën e hulumtimit dhe të mbledhjes së folklorit edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Maqedoni e Mal të Zi.

1. Në krahinën e Rugovës mblodhi e incizoi poezinë epike legjendare (1979-1988). Projektin e kreu me vetëfinacim, material që përmban 15 vëllime të veçanta dhe që vlerësohet ndër koleksionet më të mëdha arkivore të shekullit të kaluar me këngë të Eposit të Kreshnikëve. Ka mbi 100 mijë vargjeKy koleksion këngësh nga Rugova, «Këngë të kreshnikëve dhe balada», u realizua sipas projektit hulumtues shkencor për disertacion doktorate. Ruhet në Arkivi i IAP-it, Prishtinë (P.S. nga 15 vëllime, vetëm tri janë botuar).

2. Koleksionin e dytë, i incizuar dhe i shkruar, po ashtu në 15 vëllime këngësh të kreshnikëve, nga pesë vende të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e Serbi, e realizoi në cilësinë e bartësit të projektit. Ky projekt u miratua në IAP, u financua nga MASHT-i dhe u krye në periudhën 2012-2016. Është dëshmi për dosjen e Eposit të Kreshnikëve për UNESCO. Ky koleksion ruhet në Arkivin e IAP-it, Prishtinë, si dhe në Arkivin e QSA-së në Tiranë.Ka mbi 100 mijë vargje.

Hulumtues në arkiva të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pëveç punës hulumtuese të disahershme në arkivat e Tiranës, ka realizuar edhe dy qëndrime studimore në SHBA, në Universitetin e Harvardit (shtator-tetor 2002 dhe shkurt 2007) dhe një në Austri, në Vjenë (nëntor 2005).

Në Harvard, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ka bërë hulumtime në Koleksionin e profesorit amerikan Millmen Peri (Milman Parry) për epikën gojore shqiptare, të mbledhur dhe të incizuar më 1934-1935 në pjesën veriore të Vilajetit të Kosovës, në Sanxhakun e Pazarit. Ky Koleksion vlerësohet në SHBA si më i madhi i këtij lloji nga Ballkani Perëndimor, për të cilin janë shkruar shumë disertacione doktoratash dhe studime të tjera. Po ashtu ka hulumtuar edhe në Koleksionin e ndihmësit të tij, Allbert Llord (Albert Lord), këngë epike nga Shqipëria e Veriut, të shënuara më 1937. Edhe ky koleksion, me rreth 20 mijë vargje të Eposit të Kreshnikëve, vlerësohet se është më i madhi i këtij lloji i mbledhur nga një i huaj.

Në Vjenë, në cilësinë e bursistit të Ministrisë Federale të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës të Qeverisë së Austrisë, ka realizuar projektin «Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz), në Akademinë e Shkencave të Austrisë-Arkivi, si dhe në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë-Dorëshkrime, Autografe dhe Koleksion Trashëgimie. Ka shikuar dhe ka analizuar dorëshkrimet e Lambercit në rrreth 60 dosje: folklor, folkloristikë, mitologji, etnologji, gjuhësi, letërsi, histori etj.

Artikuj dhe punime studimore të botuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1969 publikoi rreth mbi 400 zëra bibliografikë për folklorin, letërsinë, etnologjinë, historinë etj., ndonëse për shumë vite iu censuruan punimet e tij.

Studime dhe artikuj për letërsinë gojore botoi në: «Gjurmime albanologjike» (Prishtinë), «Kultura popullore» (Tiranë), «Çështje të folklorit shqiptar» (Tiranë), «Seminari Ndërkombëtar…» (Prishtinë), dhe në organe të tjera shkencore dhe informative brenda e jashtë vendit (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Rumani, Itali, Japoni, Poloni, Austri, SHBA si dhe në proces botimi: Bosnjë e Hercegovinë-SHBA, SHBA, Hungari-Austri, Kinë).

Vepra të botuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ndër veprat e tij të botuara janë: vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», V (1997); antologjia «Këngë të kreshnikëve», (1999, 2001, 2003, 2009, 2011, 2013); monografia «Poetika e krahasimit. Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë» (2004); përmbledhja «Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike» (2006); përmbledhja «Studime për folklorin, II: Epika gojore dhe etnokultura» (2008); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», I (2009); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», II (2011); përmbledhja «Studime për folklorin, III: Eposi i Kreshnikëve» (2018);
  • Është bashkëpërgatitës për shtyp i veprave të Institutit Albanologjik të Prishtinës:libri 30 vjet të Institutit Albanologjik: 1967-1997» (1997), bashkëredaktor; përmbledhja e kumtesave «Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet albanologjike» (1998), «Pajtimi i gjaqeve 1990-1991» (1999, 2001).«Rëndësia e veprës së prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike» (2003), «Anton Çetta, figurë poliedrike e kulturës shqiptare» (2011) etj.

Pastaj: libri i Destan Bajraktarit «Këngë vajzash» (2000), redaktor; libri i Edibe Se¬li¬m-it-Osmanit «Lirika popullore në trevat e Tetovës dhe të Gos¬ti¬va¬rit» (2007), redaktor; për¬m¬b¬le¬dh¬ja e kumtesave «Kelmendi në shekuj» (2013), kryere¬da¬ktor dhe përgatitës për shtyp; përmbledhja e kumtesave «Plava e Gucia në shekuj» (2016), bashkëkryeredaktor dhe përgatitës për shtyp; përmbledhja e kumtesave «Visare të trashëgimisë shpir¬tërore të Pejës me rrethinë»,I, (2017), krye¬re¬dak¬tor dhe përgatitës për shtyp; libri i Bedri Halimit (përg.) «Opoja - Aspekti folklorik» (2017), redaktor; përmbledhja e kumtesave «De¬m-onstratat e vitit 1968, I,» (2018); re¬dak¬tor dhe bashkëpërgatitës për shtyp; përmb¬le¬dhja e kumtesave «De¬m¬on¬stratat e vitit 1968, II,» (2018), redaktor dhe bashkë¬për¬gatitës për shtyp; libri për 40-jetorin e SHKA Rapsha (2018), kryeredaktor dhe për¬ga¬titës për shtyp; përmbledhja e kumtesave «Fo¬lk¬lo¬ri në krahinën e Llapushës» (2019), redaktor dhe përgatitës për shtyp.

  • Nga publicistika historike, për brezin 1968, ka botuar veprat «Isa Demaj-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (2000); «Avdi Kelmendi-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (bashkautor, 2002, 2016), bashkëpërgatitës për shtyp; libri i Xhevat Hasanit, «Me Selman Lajçin nëpër Sa-nxhak» (2015), redaktor; përmbledhja e kumtesave «De¬¬mar¬ka¬cioni Kosovë-Mali i Zi»,(2015, tri bo¬ti¬me), libri i Bedri Tahirit, «Drenica, djep i trimërisë», (2015), redaktor; libri i Meriman Bra¬hës «'Goli Otoku»' (2018), bash¬kë¬redaktor; libri i Komisionit Shte¬të-ror për kufirin me Malin e Zi, «Raport...» (2018), bashkëredaktor dhe përgatitja për shtyp.

Vepra dorëshkrim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ka në dorëshkrim edhe disa monografi e vepra studimore: «Studime për folklorin», IV, «Haxhi Zeka në traditën gojore», monografi, «Epika legjendare e Rugovës, monografi, «Rugova në vështrim etnologjik», monografi, «Ligjërata për Eposin e Kreshnikëve», si dhe koleksionet: 12 vëllime këngësh nga krahina e Rugovës: «Këngë të kreshnikëve dhe balada», dhe koleksioni në 15 vëllime këngësh të kreshnikëve, nga pesë vende të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët, i realizuar sipas projektit 2012-2014-2016, për dosjen e Eposit për UNESCO, Arkivi i IAP-it, Prishtinë [2]

Projekte ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është bashkërealizues i projektit ndërkombëtar në Harvard (2003-2007) për përgatitjen e këngëve epike shqipe, të mbledhura nga profesori i Harvardit Allbert Llord (Albert Lord). Në ekipin realizues të projektit janë edhe profesorët David Elmer (Universiteti i Harvardit), Nicola Scaldaferri (Universiteti i Milanos) dhe John Kosti (Universiteti i Teksasit në Austin).[3] Ka marrë pjesë me kumtesa, kryesisht nga fusha e studimit të epikës sonë gojore, në shumë tubime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda e jashtë vendit: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni (3), Bosnjë e Hercegovinë-SHBA, SHBA, Hungari-Austri, Kinë.[4]

Projekte të organizimit të konferencave dhe simpoziumeve shkencore ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën 2008-2019 ka qenë përgjegjës ose bashkëpërgjegjës i organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare në Prishtinë:

më 2008: Demonstratat e vitit 1968, konferencë shkencore ndërkombëtare, IAP - IH - SHBP, bashkëpërgjegjës;

më 2010: Eposi i Kreshnikëve, konferencë shkencore ndërkombëtare IAP - QSA, përgjegjës;

më 2011: Demonstratat e vitit 1981, konferencë shkencore ndërkombëtare, IAP - SHBP, përgjegjës;

më 2014: Eposi i Kreshnikëve, konferenca II shkencore ndërkombëtare, IAP - QSA, përgjegjës;[5]

më 2015: Skënderbeu dhe Huniadi, Beteja II e Kosovës, 1448, konferencë shkencore ndërkombë¬ta¬re, IH - QSA, Prishtinë, bashkëpërgjegjës;

më 2017: 70-vjetori i AFA Rugova, tryezë shkencore, QRTK, Pejë, përgjegjës;

më 2018: Skënderbeu dhe Huniadi, Beteja II e Kosovës, 1448, projekt për konferencën shkencore ndërkombëtare, IH-ASA-ITK, Prishtinë, bashkëpërgjegjës.

Në periudhën 1997 - 2019 ka qenë përgjegjës ose bashkëpërgjegjës edhe i organizimit të simpoziumeve e sesioneve shkencore.

Më 1997: Gustav Majeri, simpozium shkencor, IAP, Prishtinë, përgjegjës;

më 1998: Eqrem Çabej, simpozium shkencor, IAP, Prishtinë, përgjegjës;

2001, Demonstratat e vitit 1981, simpozium shkencor, IAP, Prishtinë, bashkë-përgjegjës;

2010: Anton Çetta, sesion shkencor, IAP, Prishtinë, bashkëpërgjegjës;

më 2012: Kelmendi në shekuj, simpozium shkencor, Prishtinë-Shkodër, përgjegjës;

më 2017: 70-vjetori i AFA Rugova, tryezë shkencore, Pejë, përgjegjës;

më 2018:Lahutarët e Sanxhaut, simpozium shkencor, shoqata Kosova për Sanxhakun, Prishtinë, bashkëpërgjegjës;

më 2018: Folklori në krahinën e Llapushës, Komuna e Malishevës, Malishevë, simpozium shkencor, përgjegjës; më 2018: 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, simpozium shkencor, LAPSH Naim Frashëri, Vindish, Cyrih, bashkëpërgjegjës;

më 2018: 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, simpozium shkencor, shoqata Ilirida, Pilsing, Mynih, ba-shkëpërgjegjës;

më 2018: 50-vjetori i Demonstratave të vitit 1968, IAP-IH-SHBP, Pri¬sh¬tinë, simpozium shkencor, përgjegjës;

më 2019: Rugova më 1919; simpozium shkencor, Klubi i Intelek. të Rugovës dhe univ.Haxhi Zeka, Pejë, përgjegjës;

më 2019: Folklori në Drenicë, Komuna e Skënderajt, Skënderaj, simpozium shkencor, përgjegjës;

Profesor i ftuar në universitete të Evropës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2004 ka qenë profesor mysafir në tri universitete të Polonisë (Varshavë, Torunj, Poznanj) dhe në Itali, në Universitetin e Kozencës, ku ka mbajtur ligjërata nga fusha e epikës gojore. Nga kjo fushë, më 2005, ka mbajtur një ligjëratë në Paris, në Qendrën Saint Denis, si dhe, më 2008, ka mbajtur një ligjëratë edhe në Vjenë, në Qendrën Lalish, po dhe në Universitetin e Vjenës. Më 2011 ka qenë përsëri profesor mysafir në Universitetin e Turunjit, Poloni. Më 2007 ka ligjëruar në Universitetin e Durrësit; më 2012 në Universitetin ‘’Vitrina,‘’ Tiranë; më 2013, në Universitetin e Tiranës, si dhe më 2014, në Universitetin i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’’dhe më 2015, në Universitetin e Gjirokastrës Eqrem Çabej.’’

Anëtar i shoqatave ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Etnologjisë dhe të Folklorit /Societé Internationale d'Ethnologie et de Folklore/SIEF. Po ashtu është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Epike/ The International Association of Epic Studies/ dhe pjesëmarrës në themelimin e saj, në Pekin, më 18 nëntor 2012, dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Çmime dhe mirënjohje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është nderuar me mirënjohje (2008)në 40-vjetorin e Demonstratave të vitit 1968. Është fitues i çmimit «Pjetër Bogdani» (2009), të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën «Studime për folklorin», II. Më 2012 është fitues i Medaljes së Artë, për punë kërkimore-shkencore, nga Instituti Biografik Amerikan, Karolina e Veriut, SHBA.

  1. ^ "Faqe zyrtare interneti". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 24 shtator 2019.
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 janar 2015. Marrë më 11 prill 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 11 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 11 prill 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://illyriapress.com/konferenca Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine shkencore- nderkombetare pere posin e kreshnikeve/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]