Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/47

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anarchy, State, and Utopia (Anarkia, Shteti dhe Utopia) është një libër i vitit 1974 shkruar nga filozofi i mirënjohur politik amerikan Robert Nozick. Ai ka fituar çmimin U.S. National Book Award në kategorinë e filozofisë dhe të fesë, është përkthyer në 11 gjuhë të huaja, dhe është emërtuar nga U.K. Times Literary Supplement, si një prej "100 librave më me ndikim që prej luftës" (1945-1995).

Nozick argumenton në favor të një shteti minimal/qeverie minimale, "e kufizuar në funksionet e ngushta të mbrojtjes kundër forcës, vjedhjes, mashtrimit, të zbatimit të kontratave, e kështu me rradhë". Nozick argumenton se kur një shtet/qeveri merr më shumë përgjegjësi se këto, atëherë pashmangshmërisht qeveria do të thyejë/shkeli disa të drejta të qytetarëve. Për të mbrojtur qeverinë minimale Nozick paraqet argumente që ilustrojnë se si një shtet/qeveri minimaliste lind natyrshëm prej anarkisë dhe se zgjerimi i këtij pushteti shtetëror përtej minimumit të nevojshëm është i pajustifikuar.





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]