Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/16

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilustrim grafik i fushës magnetike të Tokës

Fusha magnetike e Tokës, e njohur edhe si fusha gjeomagnetike, është fushë magnetike që zgjatet nga brendësia e Tokës ku takohet me erën diellore, një lumë ngarkesash pikësore që burojnë nga Dielli. Madhësia e saj në sipërfaqen e Tokës shkon nga 25 në 65 mikrotesla (0.25 në 0.65 gauss). Ajo është fushë e një dipoli magnetik e anuar rreth 10 shkallë me respekt nga boshti i rotacionit të Tokës, sikur aty të ishte i vendosur një magnet në kënd në qendër të Tokës. Ndryshe nga një magnet, megjithatë, fusha magnetike e Tokës ndryshon me kohë sepse ajo gjenerohet nga një gjeodinamo.

Poli magnetik Verior dhe Jugor enden gjerësisht, por ngadalë për kompasë të zakonshëm që të mbetën të përdorshëm për lundrim. Megjithatë, në intervale të parregullta mesatarisht disa qindra-mijëra vjet, fusha e Tokës shfuqizohet dhe Veriu e Jugu magnetik relativisht befas ndërrojnë vendet. Këto ndryshime të poleve gjeomagnetike lënë një shenjë në gure që janë vlera për paleomagnetitet në llogaritjen e fushës gjeomagnetike në të kaluarën. Një informacion i tillë nga kjo anë është i dobishëm në studimin e lëvizjeve të kontinenteve dhe fundeve të oqeaneve në procee tektonike.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]