Jump to content

Thimi Nika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

'Thimi Nika lindi më 11 shkurt të vitit 1949Kukës, Shqipëri, pedagog në Universitetin e Tiranës.

Thimi Nika rrjedh nga një familje intelektuale me origjinë nga Muzina e Sarandës. Lindi në qytetin e Kukësit, më 11 shkurt 1949. Në vitin 1951, u vendos familjarisht në qytetin e Beratit. Aty kreu arsimin fillor, shtatëvjeçar dhe të mesëm.

Në shtator të vitit 1966, filloi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, nëe Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike,në degën e Shkencave Politike. U diplomua në korrik 1970.

Nga 6 janari i vitit 1971 deri në 15 prill 1989, punoi si gazetar dhe sekretar kolegjiumi në gazetën "Zëri i Popullit".

Në 15 prill të vitit 1989, emërohet drejtor i Radio Tiranës, ku punoi për rreth katër vjet. Më pas punoi në Entin Botues "Voskopoja", si drejtor ekzekutiv dhe drejtor i revistës "Afër dhe larg", organ i këtij Enti.

Në vitet 1995-96, ka qënë kryeredaktor i gazetave "Alternativa SD" dhe "Poli i Qendrës". Nga 3 shtatori i vitit 1997 e deri më 11 shkurt 2014, punoi në Institutin Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërise, ku për gati 9 vjet ( 3 shtator 1997 - 2 maj 2006) ka qënë drejtor i këtij institucioni. Më 11 shkurt 2014 mbushi 65 vjeç dhe doli në pension.

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare, zarfa FDC dhe kartmaksimume shqiptare (Ka marrë pjesë në ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit).Është koleksionist pikturash të autorëve shqiptarë (ka çelur pesë ekspozita nga fondi i pikturave të tij); koleksionon gjithashtu monedha e kartmonedha shqiptare,kartolina dhe fotografi shqiptare, si dhe telekarta shqiptare.

Duke qënë njëkohësisht studiues në fushën e filatelisë, drejton si kryeredaktor revistën "Koleksionisti",organi i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, në të cilën ka shkruar mjaft shkrime, që nga numri i parë dhe vazhdimisht. Prej një kohe të gjatë është anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës, ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për tematikën dhe performancën e pullave.

Thimi Nika është i martuar dhe ka dy vajza.

Ka qënë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. Në vitin 1982, mbrojti gradën shkencore "Kandidat i Shkencave" dhe, nga viti 1995, është "Doktor i shkencave". Ka gjithashtu titullin "Docent".

Thimi Nika është autor i tre librave të botuar. Libri i tretë titullohet "Historia e Filatelisë Shqiptare", vënë ne qarkullim në vitin 2013, vit i 100-vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare.