Shqiptarët në Bosnje dhe Hercegovinë
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
---|---|
Bosnja dhe Hercegovina | 4,922 – 12,000 (përafërsisht)[1][2][3] |
Gjuhët | |
shqip · boshnjakisht | |
Fetë | |
kryesisht myslimanë |
Shqiptarët (boshnjakisht: Albanci) janë një nga etnitë me histori të gjatë të qëndrimit në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas censusit të fundit të popullsisë në vitin 1991, në Bosnje dhe Hercegovinë jetonin 4,922 shqiptarë,[1] por sot llogaritet të jenë nga 8 deri 12 mijë.[2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuk dihet sakësisht kur Shqiptarët u vendosën në Bosnje dhe Hercegovinë për herë të parë, por meqense janë popull vendas i Ballkanit, dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk është larg nga vendet ku Shqiptarët jetojonë që nga fillimi i historise së tyre (Shqipëri, Kosovë, Mali i zi, Maqedonia veriore, Greqia veriore), mund të supozohet që në Bosnje dhe Hercegovinë ka pas Shqiptarë shumë para kohës së sundimit osman, por edhe para mesjetës, për të cilen kemi disa burime të pranishmërisë së Shqiptareve në trojet që përfshinë apo kufizohen me territorin e sotëm të Bosnjes dhe Herzegovinës.
Përmendja e parë me shkrim e vërtetuar e gjuhës shqipe ishte më 14 korrik 1284 në Raguzë në Kroacinë moderne (Dubrovnik), kur një dëshmitar i quajtur Mateu dëshmoi: "Dëgjova një zë që qante në mal në gjuhën shqipe" (latinisht: "Audivi unam vocem , clamantem in monte në lingua albanesca").[1]
Gjuha shqipe përmendet edhe në Descriptio Europae Orientalis të vitit 1308:
"Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclauis ita quod in nullo se intelligunt cum aliis nationalibus". ("Përkatësisht, shqiptarët e lartpërmendur kanë një gjuhë të ndryshme nga gjuhët e latinëve, grekëve dhe sllavëve, kështu që ata nuk kuptohen fare me njëri-tjetrin.")
Dokumenti më i vjetër i vërtetuar i shkruar në shqip daton në vitin 1462, ndërsa regjistrimi i parë audio në këtë gjuhë është bërë nga Norbert Jokl më 4 prill 1914 në Vjenë.
Megjithatë, siç vëren Fortson, veprat e shkruara shqipe ekzistonin para kësaj pike; ata thjesht kanë humbur. Ekzistenca e shqipes së shkruar përmendet shprehimisht në një letër të dëshmuar nga viti 1332 dhe librat e parë të ruajtur, duke përfshirë edhe ato në gegërisht dhe në toskërisht, ndajnë veçori drejtshkrimore që tregojnë se ishte zhvilluar një formë e gjuhës së përbashkët letrare.[2]
Gjatë periudhës pesëshekullore të pranisë osmane në Shqipëri, gjuha nuk u njoh zyrtarisht deri në vitin 1909, kur Kongresi i Dibrës vendosi që shkollat shqipe të lejoheshin përfundimisht.[3]
Një element tjetër që duhet hulumtuar si një gjurmë potenciale për pranishmërinë e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë para kohës otomane janë tatuazhat tradicionale që ekzistonin deri ne fillim të shekullit të kaluar edhe tek banorët e disa krahinave në Bosnje dhe Hercegovinë edhe tek Shqiptarët Gege (qoft nga Shqipëeria veriore qoft nga Mali i zi qoft nga Kosova), këndimi tradicional i malesoreve të Bosnjes dhe Hercegovinës që në BeH quhen "ganga" (e ngjashme me fjalën shqipe "kanga"), kurse tek Shqiptarët quhet "maje krahe", sikur edhe motivet dekorative qarkullore dhe cik-cak që i gjejme dhe tek traditat e vjetra ne Bosnje dhe Hercegovinë edhe tek Shqiptarët Gegë.[4]
Shumica e Shiptarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës e kanë origjinën nga Kosova dhe Maqedonia veriore. Në Bosnje dhe Hercegovinë ata jetuan si barinjë, fermerë, mjeshtra, roje kufitare, por edhe artistë (Zef Kolombi, Tinka Kurti, Bekim Fehmiu etj.) por edhe zyrtarët e lartë. Shumë shpejt u asimiluan me vendasit. Shumë shqiptarë të rinj u martuan me gra vendase dhe kështu u bashkohuan me populljt e Bosnjës dhe Hercegovinës.Vendosja e kufijve në vitin 1948 ndërpreu emigrimin dhe ndau mijëra familje. Burrat nuk u kthyen më dhe ndërtuan jetën në Bosnjë. Kjo vërtetohet edhe me të dhënat rreth emërtimit të malit Koritnik me emrin Pikëllimë. Njerëzit e rajonit të Kukësit i përcillnin gurbetqarët deri në Koritnik dhe aty ndaheshin nga familjarët e tyre të piklluar, e mandej vazhdonin rrugën për Prizren[4]. Me ardhjen e austro-hungarezëve numri i shqiptarëve është ulur, për shkak të mërgimit të mëtejshëm në Evropë, dyert e të cilës u bënë më të hapura. Kështu, në censusin e vitit 1910, u regjistruar vetëm 273 banorë në Bosnje dhe Hercegovinë që flisnin shqip.[2]
Por, gjatë kohës së Jugosllavisë së parë dhe veçanërisht asaj të dytë, përsëri një numër i madh i shqiptarëve, për shkak të kushteve të vështira të jetesës në vendet në të cilat ata jetonin (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Republikë të Maqedonisë), u vendosën në Bosnje dhe Hercegovinë, kryesisht në qytetet: Sarajevë, Tuzël, Zenicë, Banja Llukë, Doboj, Bërçko, Bijelina, Mostar dhe Trebinje. Në vitin 1930 numri i shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë thuajse është katërfishuar, dhe sipas censusit të vitit 1991, në Bosnje dhe Hercegovinë jetonin rreth 5,000 shqiptarë.[1] Mërgimtarët e atëhershëm shqiptarët në Bosnje dhe Hercegovinë kryesisht merreshim me furra buke, ëmbëltore, argjendari dhe artizane të tjera.[2]
Shumica e shqiptarëve tradicionalisht jetonin në Sarajevë. Në vitet 1970–1981, në Sarajevë, ka ekzistuar një shkollë e arsimit fillor në gjuhën shqipe, shkolla "Bane Šurbat" në Gërbavicë.[3] Gjatë rrethimit të Sarajevës, shqiptarët më të paktit u larguan nga Sarajeva, kryesisht për shkak të kërcënimeve të Ratko Mlladiqit, ku përmes televizionit shpesh u dëgjuan mesazhe se asnjë shqiptar nuk do të dal i gjallë nga Sarajeva.[2]
Shqiptarë të njohur në Bosnje dhe Hercegovinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjergj Fishta, frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe diplomat Shqiptar
- Zef Kolombi, artist i merituar Shqiptar
- Tinka Kurti, artiste e merituar Shqiptare
- Robert Shvarc, perkthyes i gjuhës shqipe
- Bekim Fehmiu, aktor boteror
- Sulejman Bugari, imam
- Sejfudin Axhanela, presidenti i pare themelues i Klubit Shqiptar të themeluar ne vitin 1970
- Hamid Dolarević, profesor në Universitetin e Sarajevës
- Alirizah Gashi, gazetar, poet dhe Humanist
- Halim Koshi, kompozitor
- Bajram Zenuni, ingjinjer ne RTVBeH, Deshmor i popullit
- Ismet Alija, gjeneral ushtarak
- Halil Bicaj, gjeneral ushtarak
- Ilirjana Haxhibeqiri, kardiokirurgja e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë
- Muharrem Zejnullahu, profesor i Historise, Ambasador i Pare i Republikes se Bosnjes dhe Hercegovines ne Shqiperi,
- Ibrahima Ahmetaj, profesor në Universitetin e Sarajevës
- Edmond Azemaj, basketbollist
- Adrian Nikçi, futbollist
Shoqata shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Bosnje dhe Hercegovinë veprojnë këto shoqata shqiptare:
- Shoqata "Dardania", Tuzëll
- Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë, Sarajevë
- Shoqata "Adem Jashari", Mostar
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c I Z V J E Š T A J – BOSNE I HERCEGOVINE O ZAKONODAVNIM I DRUGIM MJEREMA NA PROVOĐENJU NAČELA UTVRĐENIH U OKVIRNOJ KONVENCIJI ZA ZAŠTITU NACIONALNIH MANJI – Këshilli i Evropës
- ^ a b c d e Albanci u BiH: filigrani, pekari, Fishta i sarajevske „dase“ – Prometej
- ^ a b c Shqiptarët e Bosnjës ruajnë identitetin kombëtar – TRT Gabim referencash: Invalid
<ref>
tag; name ":2" defined multiple times with different content - ^ http://illyriapress.com/shqiptaret-ne-bosnje-dhe-hercegovine/ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë