Selim Selimi
Selim Selimi (lindur më 28 tetor 1980) është politikan kosovar, i cili shërbeu si Ministër i Drejtësisë i Republikës së Kosovës nga 3 qershor 2020 deri më 22 mars 2021. [1] Më parë ka shërbyer si Këshilltar për Sundimin e Ligjit dhe më vonë si Shef i Stafit iKryeministrit të Kosovës [2] [3] dhe më herët ka qenë i emëruar Këshilltar për Sundimin e Ligjit i Presidentes së Kosovës . [4] Selimi gjithashtu ka punuar për OSBE-në, UNDP-në dhe Departamentin e Drejtësisë së SHBA -së - ICITAP ku ka mbuluar kryesisht çështjet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes. Ai është jurist dhe ka një Diplomë Master në Politikat e Zhvillimit Ndërkombëtar - Drejtësi dhe Zhvillim nga Sanford School of Public Policy në Universitetin Duke në Shtetet e Bashkuara dhe një diplomë Master në Shkenca Politike - Menaxhimi i Zhvillimit, nga Universiteti i Torinos në Itali.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selim Selimi ka lindur më 28 tetor 1980 në Gjilan ( Kosovë ). Ka jetuar në Preshevë ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme.
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selimi ka diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Prishtinës dhe është avokat i certifikuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. [5]
Ai ka një diplomë master në Shkenca Politike - Menaxhimi i Zhvillimit, nga Universiteti i Torinos në Itali dhe një Diplomë Master në Politikat e Zhvillimit Ndërkombëtar - Drejtësi dhe Zhvillim nga Sanford School of Public Policy në Universitetin Duke në Shtetet e Bashkuara përmes bursës së Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim. (KAEF) . [6]
Ndërsa ishte në Duke, Selim ishte përfaqësuesi i gjeneratës MIDP për Bordin e Vizitorëve të Shkollës Sanford të Politikave Publike. Ai gjithashtu mbajti fjalimin për diplomimin e gjeneratës Master në Politikat e Zhvillimit Ndërkombëtar për vitin 2010[7]. Selimi u prezentua në botimin për shënimin e 50 vjetorit të Shkollës për Politika Publike në Universitetin Duke [8]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selim Selimi e filloi karrierën e tij në OSBE, Shkolla e Policisë së Kosovës në mars të vitit 2000. Ka mbajtur poste të ndryshme në Zyrën e Trajnimit në Terren të Policisë, Departamentin e Hetimeve Kriminale dhe është emëruar Shef i Seksionit të Zhvillimit të Kurrikulës . Selimi gjithashtu ka punuar për Ekipin Zbatues të Misionit të OSBE-së në Kosovë në Inspektoratin Policor nga viti 2006 deri në vitin 2008 si ekspert i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale . [9] Selimi ka punuar për Departamentin Amerikan të Drejtësisë - ICITAP si Këshilltar për Sundimin e Ligjit, me seli në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës.
Për UNDP Selimi ka punuar në Gjenevë Zvicër për Byronë për Parandalimin e Krizave dhe Rimëkëmbjen dhe në Prishtinë, Kosovë si Menaxher i Projektit për Çështje Parlamentare [10]
Selimi u emërua Këshilltar për Sundimin e Ligjit i Presidentes së 4-të të Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2012. Ai ishte Koordinator i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit që u themelua nga Presidentja e Kosovës, për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet institucioneve të Kosovës në ballë të luftës kundër korrupsionit . [11] Në vitin 2013 Selimi u emërua i Dërguar Special i Nismës për KOMRA-n, komision rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish- Jugosllavi . [12]
Selim Selimi u emërua Këshilltar për Sundimin e Ligjit i Kryeministrit Ramush Haradinaj në vitin 2018. [13] Ai ishte gjithashtu Koordinator i Këshillit të Nivelit të Lartë për Sundimin e Ligjit, i kryesuar nga Kryeministri. [14] Në vitin 2019 ai mori detyrën e shefit të stafit të kryeministrit. [15] Në këtë pozitë ai ishte anëtar i Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe shef i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë . [16]
Selim Selimi ka shërbyer si Ministër i Drejtësisë i Republikës së Kosovës nga data 3 qershor 2020 deri më 22 mars 2021. Gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë, ai përfundoi Rishikimin Funksional të Sistemit të Sundimit të Ligjit në Kosovë [17] dhe prezantoi në Kuvend akte të ndryshme ligjore, ndër të tjera, Kodin Civil të Kosovës, Projektligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit., Projektligjin për procedurën penale, Projektligjin për themelimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës, Projektligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për shërbimin korrektues, etj [18] Selimi formoi Grupin Gjithëpërfshirës të Punës që prodhoi dokumentin e parë për procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. [19] Gjatë mandatit të ministrit Selimi në koordinim me USAID-in, Kosova për herë të parë u përfshi në “Indeksin e Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror për Drejtësi”, i cili e renditi Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor dhe të dytën në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore për respektimin e sundimit të ligjit për 2020 dhe 2021. [20] [21]
Ministri Selimi ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili negocioi dhe nënshkroi marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për Normalizimin Ekonomik më 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Marrëveshja përfshinte tranzit më të lirë, duke përfshirë hekurudhat dhe rrugët, ndërsa të dyja palët ranë dakord të punonin me Bankën e Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara dhe Korporatën Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar të SHBA-së dhe të bashkoheshin me Zonën Mini Shengen. [22] [23] Marrëveshja përfshinte edhe njohjen e ndërsjellë ndërmjet Izraelit dhe Kosovës . [24]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ admin (2020-06-03). "Selim Selimi nga Presheva Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës". Ministria Lajmeve (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2020. Marrë më 2020-07-02.
- ^ Gashi, Blendi (2019-03-27). "Selim Selimi shef i stafit të Kryeministrit". Reporterinet. Marrë më 2020-07-02.
- ^ Drejtësisë, Ministria e. "Ministria e Drejtësisë". Ministria e Drejtësisë. Marrë më 2020-07-02.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Peci, Edona (2013-12-09). "Kosovo Urged to Fight Harder Against Corruption". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-01-11.
- ^ "OAK | ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS". www.oak-ks.org. Marrë më 2022-10-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "KAEF | Graduate Fellowship Program". www.kaef-online.org (në anglisht). Marrë më 2022-10-19.
- ^ Policy, Sanford School of Public. "Faces@50: Selim Selimi, MIDP '10". sanford.duke.edu (në anglisht). Marrë më 2022-10-19.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ^ cac133@duke.edu (2021-09-02). "Selim Selimi, MIDP '10". 50 Years of Public Policy at Duke (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2022. Marrë më 2022-10-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "7162". www.osce.org (në anglisht). Marrë më 2022-10-19.
- ^ Politics, iKNOW (2012-01-31). "Women's caucuses and alliances for sustainable development". International Knowledge Network of Women in Politics (në anglisht). Marrë më 2022-10-19.
- ^ SADRIU, President of the Republic of Kosovo-DR VJOSA OSMANI-. "Anti-Corruption Council". President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2022. Marrë më 2022-10-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Appointment of Envoys to RECOM". REKOM ~ KOMRA ~ RECOM (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-19.
- ^ "Haradinaj announces names of new government staff". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-19.
- ^ "Prime Minister Haradinaj chaired the third high-level meeting on the rule of law". Zyra e Kryeministrit (në anglishte amerikane). 2017-12-08. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2022. Marrë më 2022-10-19.
- ^ "Russian UN employee detained by Kosovo in armed raid on north". the Guardian (në anglisht). 2019-05-28. Marrë më 2022-10-19.
- ^ "Novinska agencija Beta". Novinska agencija Beta (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2022. Marrë më 2022-10-19.
- ^ Scanner 1, Gazeta. "Selimi dhe Power diskutojnë Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit". Lajmet e fundit - GazetaSCANNER (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2022. Marrë më 2022-10-19.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Raporti i Punës i Qeverisë së Republikës së Kosovës (Qershor-Dhjetor 2020) 22.01.2021". Zyra e Kryeministrit. 2021-01-22. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2022. Marrë më 2022-10-19.
- ^ Drejtësisë, Ministria e. "Ministri Selimi: Forcimi i llogaridhënies do t'i mbrojë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm dhe t'i largojë nga sistemi ata që nuk meritojnë të jenë pjesë e tij". md.rks-gov.net. Marrë më 2022-10-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Drejtësisë, Ministria e. "Kosovo Ranks First in the Western Balkans in Respecting Rule of Law". md.rks-gov.net. Marrë më 2022-10-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo Included in World Justice Project's Rule of Law Index | Kosovo | U.S. Agency for International Development". www.usaid.gov (në anglisht). 2021-02-05. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2022. Marrë më 2022-10-27.
- ^ EWB (2020-09-04). "Documents signed at the White House cover wider scope than expected". European Western Balkans (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-19.
- ^ "Serbia and Kosovo sign breakthrough economic accord that is short of normal relations". Washington Post (në anglishte amerikane). ISSN 0190-8286. Marrë më 2022-10-19.
- ^ "Ambassador: Israel will recognize Kosovo in the coming weeks". B92.net (në anglisht). Marrë më 2022-10-19.