Safet Gërxhaliu
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Safet Gërxhaliu i lindur me 03.01.1964 në Studime të Poshtme – Vushtrri, mbaroi Studimet Univerzitare në Univerzitetin e Splitit në Dubrovnik pranë Fakultetit për Tregti të Jashtme.
Mbanë titullin e magjistrit të dyfishtë dhe atë në Marketing Ndërkombëtar të përfunduar në vitin 1993 në katedrën e Profesorit Jozo Previshic dhe në Tregti të Jashtme të përfunduar ne vitin 2002 në katedrën e Profesorit Ivo Andrijanic, që të dyja magjistratura të përfunduara në Univerzitetin e Kroacisë pranë Fakultetit Ekonomik në Zagreb.
Pas një periudhe të gjatë të qëndrimit në Kroaci dhe pastaj angazhimit të tij në punë menaxheriale si në Gjermani, Angli, Spanjë dhe Belgjikë, në fund të vitit 2002 vendosi të kthehet ne Kosovë.
U punësua në Kabinetin e Kryeministrit Bajram Rexhepi si zëvendës koordinator të Paktit të Stabilitetit ku ishte i angazhuar në shumë iniciativa ekonomike me karakter regjional dhe ndërkombëtar, morri pjesë në konferenca, workshope, simpoziume. Pjesëmarrës aktiv në aktivitete te shumta të organizuara nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare me karakter ekonomik.
Është anëtar i grupit negociues për Marrëveshje të Tregtisë së lirë me Kroacinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë, anëtar i Forumit CEFTA, Eurochambres, TAEX, BAC në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, SECIPRO, KOSPRO etj.