Profesori
Profesor është titull shkencor për mësimëdhënësit ne arsimin e larte universitar, të cilët kanë treguar aftësi të veçanta ne fushen e tyre.
Në jetën e përditëshme, në shkollat e larta, te gjithe mësimëdhënsit thirren me këtë titull nga ana e studenteve. Por, titulli zyrtar "Profesor" jepet nga institucione të larta univesitare. Ne Shqipëri, kushtet qe duhen plotesuar nga nje person qe desheron te fitoje titullin "Profesor" percaktohen nga Ligji per Arsimin e Larte. Keto kerkesa ndryshojne periodikisht (perfshire numrin e botimeve, vitet ne mesimdhenie, etj.), megjithate kerkesat e pergjithshme jepen me poshte.
Kerkesa te pergjithshme per te fituar titullin "Profesor" te percaktuara nga Ministria e Arsimit ne Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Grada e Doktor i shkencave ose nje grade ekuivalente me të,
- Nivel i lartë i dijes dhe njohurive ne lemin perkates. Kjo dëshmohet me botimet e teksteve universitare dhe publikimeve ne revista shkencore kombetare e ndërkombëtare,
- Pjesëmarrje në konferenca kombetare e ndërkombëtare dhe në aktivitete të tjera,
- Aftësi për udhëheqje akademike. Kjo dëshmohet me udheheqjen e kandidatëve per graden Master dhe Doktor i shkencave.
Në lëmin e arteve ose fusha të tjera ku nuk jepet grada Doktor i shkencave, kushtet per fitimin e titullit "Profesor" jane të veçanta.
Ne rastin e universiteteve private, bordi drejtues i universitetit percakton kriteret e nevojshme per titujt shkencore.