Mesha Selimoviq
Mehmed "Mesha" Selimoviq (Tuzlla, 26 prill 1910 - Beograd, 1982) ka qenë partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore, figurë e kulturës së pasluftës dhe shkrimtar jugosllav.[1] Kryevepra e të cilit Dervishi dhe vdekja është ndër kryeveprat e letërsisë në Jugosllavinë e pas Luftës së Dytë Botërore,[2] përkthyer së pari në shqip nga Esad Mekuli dhe Tajar Hatipi, botuar në Prishtinë më 1968;[3] dhe më pas në një variant tjetër nga Ben Andoni (Baftjar Luzati), botuar në Tiranë më 2008.[4]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në gjirin e një familje të nderuar myslimane nga Bileqa, i biri i Aliut dhe Pashes.[5] Babai i tij u lind në Visoko, gjatë zhvendosjes së familjes së tij nga Bileqa në verilindje të Bosnjës, ku ata kishin prona të konsiderueshme.[6] Mesha u lind në Tuzlla, ku ndoqi dhe kreu shkollën fillore dhe atë të mesme. Më 1930 ai u regjistrua në degën e Gjuhës serbo-kroate dhe Letërsisë jugosllave në Fakultetin e Filozofisë, Beograd. Më 1934 u diplomua dhe nga 1935 deri më 1941 dha mësim në shkollën qytetëse të vendlindjes, e cila sot mban emrin e tij; asokohe u aktivizua edhe me organizatën atletike Soko.
Më 1941 u emërua drejtor i saj, por u arrestua për bashkëpunim me lëvizjen popullore antifashiste partizane. Pasi u lirua, kaloi në territoret e liruara dhe u anëtarësua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe qe pjesë e agjitpropit për Bosnien lindore. U caktua komisar politik i detashmentit partizan në Tuzlla; pas luftës u zhvendos në Beograd me detyra politike dhe kulturore.
Më 1947 u vendos në Sarajevë ku qe profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe Fakultetit Filologjik, drejtor artistik i Bosnia Film, shef i seksionit të dramës në Teatrin Kombëtar dhe kryeredaktor i shtëpisë botuese Svjetlost. I pezmatuar nga konflikt me disa figura politike dhe intelektuale lokale, u zhvendos më 1971 edhe njëherë në Beograd, ku jetoi deri më 1982.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Meša Selimović - Citati i izreke | Edukacija" (në boshnjakisht). 3 dhjetor 2015. Marrë më 8 mars 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Mala eciklopedija Prosveta: opšta enciklopedija, 1986, Prosveta, Beograd, ISBN 86-07-00001-2.
- ^ "Mesha Selimoviq". bukinist.al. Marrë më 19 korrik 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic". shtepiaelibrit.com. Marrë më 19 korrik 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Слободна Херцеговина » МЕША СЕЛИМОВИЋ: Моји су преци из Билеће од братства Вујовића". slobodnahercegovina.com (në serbo-kroatisht). Marrë më 8 maj 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Selimović, Meša (1983). Sabrana dela u deset knjiga: Sjećanja (në serbo-kroatisht). BIGZ.