Lulëtaria
Lulëtaria ose kultivimi i luleve, është një disiplinë e kopshtarisë që merret me kultivimin e luleve dhe bimëve zbukuruese për kopshte dhe lulishte si dhe për industrinë e luleve. Lulëtaria përfshinë lulet e shtëpisë, lulet e kopshtit dhe lulet e buqetave. Lulëtaria është e lidhur ngushtë me disa disiplina shkencore, të tilla si botanika dhe dendrologjia dekorative, ushqimi i qelizave bimore, mbarështimin e bimëve, fiziologjia e bimëve, projetimi i zonave të gjelbëra, planifikimi dhe rregullimi i materialit bimor. Zhvillimi përmes mbarështimit të varieteteve të reja të luleve, është një profesion mjaft i gjërë. Holanda konsiderohet se është njëri ndër vendet kryesore në fushën e prodhimit të luleve, e njohur sidomos për tulipanët e saj. Lulëtaria është gjithashtu pjesë e botanikës së aplikuar, e cila kryesisht merret me studimin, vetitë morfologjike dhe ekologjike të llojeeve të bimëve me lule, si dhe me prodhimin, kultivimin dhe zbatimin e tyre.
Nëndegët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulëtaria si një degë bujqësore e cila merret me kultivimin e bimëve me lule zbukuruese mund të ndahet në dy nëndegë kryesore:
1. Lulëtaria e fushave të hapura dhe
2. Lulëtaria e fushave të mbyllura (sera).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |