Liqeni i Shasit
Liqeni i Shasit | |
---|---|
Шаско Језеро/Шаско Блато | |
Vendi | Mali i Zi |
Koordinatat | 41°58′23″N 19°20′02″E / 41.973°N 19.334°E |
Liqeni i Shasit (malazisht: Шаско језеро/Šasko jezero, Шаско Блато/Šasko Blato) është liqe i vogël fushor që gjendet në Komunën e Ulqinit të Malit të Zi. Pranë liqenit gjendet qyteti mesjetar i Shasit.
Pozita gjeografike dhe veçoritë natyrore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liqeni i Shasit ndodhet në Fushën e Ulqinit, një luginë e cekët mes dy maleve të ulëta: Malin e Brisë në jugperëndim dhe Malin e Shasit në veri. Lartësia mbidetare e liqenit është 1 metër, ndërsa është kriptodepresioni i dytë në Mal të Zi, pas Liqenit të Shkodrës. Thellësia maksimale arrinë deri në 8 metra.[1]
Liqeni shtrihet nga juglindja në veriperëndim dhe për shkak të bilancit të pabarabartë të ujit, duke e bërë atë shumë të ngjashëm me Liqenin e Shkodrës, ka dimenzion të ndryshueshëm. Gjatë verës gjatësia e liqenit është 3,2 km, gjërsia është 1,5 km dhe gjatësia e vijës liqenore është 8,6 km.[1] Thellësia e pjesës qendrore të liqenit është 6,5 m, ndërsa pranë bregut jugor, tek vendi i quajtur Syri i Begut është 8 m.[2] Në Syrin e Begut është burimi nënujor i cili këtë liqe verës e furnizon me ujë të kripur dhe të ftohtë.
Sipërfaqja e liqenit gajtë verës është 3,6 km2, ndërsa gjatë pranverës rreth 5,3 km2. Sasia e ujit në liqen varion nga 15 deri në 17 milionë m3 dhe ndryshon si rrjedhoj e ndryshimeve në nivelin e ujit. Ndryshimet më të mëdha të vijës liqenore gjatë përmbytjeve vijnë në pjesën veriperëndimore, ku vjen deri tek përmbytja e Fushës së Brisë. Liqeni i Shasit dhe Lumi Buna kanë lidhje specifike hidrografike, ku kur nivelit i ujit i Bunës është i lartë uji i lumit futet në liqe dhe anasjelltas, kur niveli i ujit i Bunës ulet, uj nga liqeni derdhet në lumin Buna. Kanali mes Bunës dhe Liqenit të Shasit (Kanali i Shëngjergjit) është dykahësh. Kahu i lëvizjes së ujit varet nga ndryshimet e nivelit të ujit.[1]
Liqeni i Shasit furnizohet me ujë nga Përroi i Megjureçit, Syri i Begut, derdhjen e Bunës dhe reshjet, sasia mestare vjetore e të cilave arrinë deri në 1300 mm. Uji i liqenit humbet me derdhjen në Bunë dhe avullim. Niveli më i lartë mesatar mujor i ujit është në shkurt, ndërsa më i ulët në gusht.[1]
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pranë bregut të Liqenit të Shasit gjenden gjashtë fshatra, që veprimtaria e popullsisë është e lidhur direkt apo indirekt me liqenin. Fshatrat janë: Shasi, Amulli, Fraskanjeli, Shëngjergji dhe Kllezna e Poshtme. Popullsia e këtyre fshatrave veçohet nga struktura etnike homogjene (ku 97.61% e popullsisë janë shqiptarë).
Fauna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e zogjëve:[3]
- Pelecanus crispus, pelikani dalmat
- Podiceps cristatus
- Tachybaptus ruficollis
- Phalacrocorax pygmeus, karabullaku i vogël
- Egretta garzetta
- Ardeola ralloides
- Platalea leucorodia
- Botaurus stellaris
- Anas platyrhynchos
- Larus cachinnans
- Sterna caspia
- Fulica atra
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d "SOCIO-EKONOMSKA STUDIJA OBLASTI ŠASKOG JEZERA Prof. Dr Nail Draga i Dželal Hodžić" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 korrik 2013. Marrë më 30 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlado Đ. Duletić – PROBUDI SE USNULI GRADE – montenegrina.net
- ^ "IBA Crne Gore – birdwatchingmn.org". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2016. Marrë më 30 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)