Jump to content

Libri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Libra)
Pjesët kryesore të librit: 1)Mbështjellësi, 2)Ibercigu, 3)Forzeci (parafleta dhe pasfleta), 4)Kopertina, 5)Prerja në krye, 6)Prerja nga ana e jashtme, 7)Prerja nga ana e poshtme, 8)Faqja e djathtë, 9)Faqja e majtë, 10)Lidhja
Lloje të ndryshme të librave të cilat janë shtyp në në Kosovë, në Shtypshkronën Rilindja gjaë viteve 1980 dhe 1990 për botues të jashtëm, nga: Warshava, Budapesti, Angola (Afrikë), New Yorku, etj.

Libri është tërësia unitare, e ilustruar ose jo,e tekstit të botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime.[1]

Zakonisht libri është një vepër shkencore, letrare, mësimore etj. me fletë të shtypura e të lidhura mes dy kapakëve së bashku në një vëllim dhe i cili del në shitje. Sipas definicionit të UNESCO logaritet si libër një botim i shtypur, i cili mund të blehet nga publiku, nuk del në formë periodike dhe ka së paku 49 faqe.

Produkte të përafërta me Librin janë botime të shtypura. Në Kosovë këto produkte përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë[1]:

a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të veçantë dhe
b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta, konsiderohen si libra.

Historia e Librave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Inkunabula nga shekulli 15-të

Kur civilizimet antike e krijuan shkrimin, shfrytëzuan të gjitha bazat në të cilat mund të shkruhej: gurë, argjilë, pllaka të drurit apo metalike. Alfabeti i parë e ka prejardhjen nga Egjipti, nga viti 1800 para e.s., dhe tekstet e shkruara nuk e kanë njohtë renditjen e fjalëve, apo asnjë formë të interpunkcionit. Shkruhej nga e majta në të djathtë, nga e djthta në të majtë, a është e njohur edhe renditja e rreshtave me kahje të kundërt. Me term teknik radhitjen e këtij lloji të shkrimit e quajmë bustrofedon, që fjalë për fjalë dote thotë “kthehen qetë”, një mynyrë si bujqit i punojnë arat me qe.

Pjesë më të vjetëra të librit ruhen te egjiptasit në fletë papirusi të shkruara, mbi 5000 vjet më parë.

Grekët dhe romakët dorëshkrimet e tyre i shkruan në fletë nga papirusi deri në shekullin 1, kur edhe dolën në dritë edhe librat e parë, në kuptimin e sotëm të fjalës, të asht. Kodekse. Këto libra të përbëra nga pjesë të barabarta nga pergamena, të palosura në mes dhe të lidhura me lidhëse të lëkurës.

Në shekullin 14, pergamena u zavendësua me letër, e cila ishte shumë më e lirë dhe shumë më e lehtë për ta prodhuar. Librat e shtypur në shtypshkronjat evropiane (deri në vitin 1500) quheshin inkunabula. Nga kalimi i shkrimit me dorë në procesin e shtypit, i cili çdo here përmirësohej, bëri që kjo teknikë të zgjerohet në tërë Evropën, kur edhe fillon prodhimi masovik i librit, i cili ishte edhe njëri ndër shkaktarët kryesorë të reformimit dhe ‘’Ilimunizmit’’ të më vonshëm. Kështuqë dituria në Evropë filloi të bëhet vetëm pjesë e të privilegjuarëve, mirëpo, në përgjithësi ishte për të mirën e përgjithëshme.

shekullin 21, lajmërohen disa gazeta, edhe siq’ janë librat elektronike dhe librat audio të cilat mund të blehen nëpërmjet internetit. Ky lloj i shpërndarjes është një risi, i cili edhe do ta definoj formën e librit i cili sipas rregullave nuk duhet të jetë në formën e shtypur.

Romakja me libër dhe "laps" në dorë
  • Fotoalbumi shfrytëzohet për ruajtjen e kolekcionit të fotografive, por edhe të pullave postale.
  • Ditari është libër për shënimin e të dhënave për një bazë periodike. Për shembull ditari I marinarit, në të cilën shënohën të dhënat për udhëtime apo ditari përsonal, kur pronoari i shënon përjetimet e veta.
  • Libri për evidence zyrtare dhe kontabilitet shfrytëzohet për evidentimin e transakcioneve biznesore në procesin e evidencës dhe kontabilitetit.
  • Libri shkollor, ju dedikohet nxënësve, dhe janë të shkruara në bazë të planit dhe programit shkollor. Për nxënës botohen edhe ushtrimoret, në të cilat pastaj ata i zgjidhin detyrat e tyre.
  • Enciklopedia është libër apo përmbledhje e librave, e cila përmban artikuj dhe sqarime për tema të ndryshme.
  • Fjalori është libër i cili përmban regjistër të fjalëve dhe kuptimit të tyre, njëkohësisht edhe me përkthim.
  • Përmbledhje gjeografike dhe harta të tjera (me të dhëna gjrografike, të thjeshta shtesë) quhet atlas.
  1. ^ a b LIGJI PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2016. Marrë më 16 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]