Iriqi
Iriqi[1] | |
---|---|
Iriqi evropian | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | Erinaceinae G. Fischer, 1814
|
Genera | |
Iriqi është gjitar i nënfamiljes Erinaceinae dhe i rendit biologjik Eulipotyphla. Është kafshë e vogël gjitare, që e ka trupin të mbuluar nga sipër me gjemba të fortë dhe që mblidhet si top për t’u mbrojtur nga rreziku. Njihen 17 lloje të iriqëve të ndarë në 5 gjini që jetojnë në pjesë të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Zelandës së Re. Nuk ka iriq vendas në Australi dhe nuk ka specie të gjalla vendase në Amerikë (gjinia e zhdukur Amphechinus dikur ishte e pranishme në Amerikën e Veriut).
Përshkrimi fizik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iriqët njihen për shkakë të gjembave që kanë në shpinën e tyre të cilët nuk janë helmues. Edhe përkundër lëizshmërisë së lëkurës gjembat nuk mund të largohen lehtë nga shpinda e iriqit. Iriqit të ri i bine gjembat e bebes duke iu zëvendësuar me ato të të rriturit. Iriqit i bien gjembat gjithashtu edhe gjatë të paturit të ndonjë stresi ekstrem ose gjatë ndonjë sëmundje.
Mundësia mbrojtëse e iriqit është ajo që ka aftësinë e shëndrrimit në një top të shtrënguar duke bërë që gjembat të jenë të drejtuara në të gjitha drejtimet. Sidoqoftë, efektiviteti i përdorimit të kësaj taktike varet nga numri i gjembave që ka. Për disa lloje të iriqëve më mirë është të largohen nga rreziku ose edhe të sulmojnë se sa të përdorin aftësinë e marrjes së formës së topit me gjenmba.
Të ushqyerit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iriqi ushqehet me insekte, krimba, por edhe me bar.
Shumimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iriqi shumohet gjate fillimit te pranveres. Pasi mbaron dimri iriqi eshte gati per tu shumuar. Ai mund te beje nga 3-5.
Klasat dhe llojet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klasa Atelerix
- Iriqi katër gishtësh, Atelerix albiventris
- Iriqi afrikanoverior, Atelerix algirus
- Iriqi afrikanojugor, Atelerix frontalis
- Iriqi somalid, Atelerix sclateri
- Klasa Erinaceus
- Iriqi amur, Erinaceus amurensis
- Iriqi gjoks bardhë-jugor, Erinaceus concolor
- Iriqi evropianoperendimor, Erinaceus europaeus
- Iriqi gjoks bardhë-verior, Erinaceus roumanicus
- Klasa Hemiechinus
- Iriqi veshë gjatë, Hemiechinus auritus
- Iriqi veshë gjatë indian, Hemiechinus collaris
- Klasa Mesechinus
- Iriqi daurian, Mesechinus dauuricus
- Iriqi i huxhit, Mesechinus hughi
- Klasa Paraechinus
- Iriqi i shkretëtirës, Paraechinus aethiopicus
- Iriqi i brendit, Paraechinus hypomelas
- Iriqi indian, Paraechinus micropus
- Bare-bellied , Paraechinus nudiventris
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ C. Reiter; G.C. Gould (1998). "Thirteen Ways of Looking at a Hedgehog". Natural History (në anglisht). 107 (6): 52.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Iriqët. |