Jump to content

Guro Zeneli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Guro Zeneli gazetar shqiptar. Lindi në Fterre te Sarandes, ku kreu arsimin fillor. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Kuç. Shkollën e mesme pedagogjike e përfundoi në Tiranë. Në vitet 1960-1964 përfundon studimet në UT në degët Gjuhë e Letërsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji.

Për shumë vite ka punuar si mësues e pedagog i jashtëm në shkollat e larta, si drejtues rinie në rrethin e Vlorës, ka qenë drejtor i shtëpisë së kulturës në Sarandë dhe në vitet 1982-1988 ka punuar në administratën e lartë të shtetit, pranë Presidentit të Shqipërisë. Për rreth 18 vjet ka punuar e drejtuar në shtypin lokal te Sarandes dhe atë qendror. Guro Zeneli, është shquar si bashkëpunëtor në shtypin e përditshem e periodik dhe në radio e television. Guro Zeneli ka qene autor i disa skenarëve për dokumentarë televizivë , « Naim Shqiperia « , « Himara ne breg Te detit », etj.

Në vitin 1978 nxori në dritë librin humoristik “Pa mua rrethi ngec në vend”. Në vitin 2004 botoi librin “Ne të lam, po Ti s’na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne…”, kushtuar Fterrës, po dhe më gjerë, ku janë përmbledhur memorje, skica, meditime, mënçuri, portrete, intervista, reportazhe e kumtime kushtuar fshatit të lindjes e bijeve të tij. Ne vitin 2011 botoi librin « Bicimnjesh o bicimnjesh, po neve ku do na lesh? », nje liber me « shakara demokratike ».

Guro Zeneli ishte gazetar, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, me kontribut të shquar per letersine dhe publicistiken shqipe.

U nda nga jeta më 27 dhjetor 2017.