Jump to content

Gjuha sorbiane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sorbian
RajoniLausitz
Familje gjuhësore
Default
  • Gjuha sorbiane
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare në
Lausitz
Rregulluar ngaDomowina
Kodet gjuhësore
ISO 639-1wen
ISO 639-2wen
ISO 639-3

Sorbianishtja apo (Serbšcina, gjermanisht: Sorbisch) është një gjuhë që i përket grupit të gjuhëve sllave të veriperëndimit gjithashtu është në grupin e gjuhëve indo-evropiane. Kjo është gjuhë e vjetër sllave e Elbës e cila flitet ende sot në Lausitz, krahinë historike e LänderitSaksonisë dhe Brandenburgut. Kjo gjuhë flitet nga 45,000 folës.

Ekzistojnë dy gjuhë të shkruara, secila me dialekt tjetër:

Gjithashtu, 5000 sorbianë flasin një dialekt të kaluarës mes sorbianishtes të epërme dhe të poshtme, zakonisht e njohur si sorbiane e mesme.

Sorbianishtja si gjuhë renditet mes gjuhës çeke dhe polonishtes, shkruhet me karaktere latine e kompletuar me disa shenja diakritike. sorbianishtja e epërme është fonetikisht afër gjuhës çeke, por ka një leksik të lidhur polak.[2] Ndërsa sorbianishtja e poshtme në të kundërtën është fonetikisht afër polonishtes dhe ka një leksik të lidhur çek dhe gjerman.[3]

Është një gjuhë regjionale e Gjermanisë e njohur nga karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave. Kjo gjuhë është e përdorur në shenjat rrugore në qytetin e Lausitzit. Minoriteti Sorbianë është i izoluar dhe i ndarë në dy bashkësi fetare që vazhdojnë të jenë edhe sot, njëra katolike dhe tjetra ungjillore, gjuha sorbiane ndryshon nga fshati në fshat.

Vendodhja e Lausitzit në hartë
Shenjë dy gjuhëshe në Bautzen
Shenja komunikacioni dy gjuhëshe në gjuhën gjermane dhe sorbiane në qytetin Cottbus

Sorbianishtja e epërme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sorbianishtja e epërme ende ka shumë dialekte të ndryshme. Aktualisht, ka tri media të shkruara, që përhapin gjuhën dhe kulturën Sorbiane,e para është gazeta Serbske Nowiny, gazetë e laicizuar, e dyta Katolski Posol, e cila është gazetë e komunitetit katolik dhe e fundit Pomhaj Bóh,e bërë nga komuniteti ungjillor. Në TV dhe radio ka emisoione në gjuhën sorbiane të epërme. Sorbianishtja e epërme pritet të mbetet më shumë kohë në familjen e gjuhëve evropiane të gjalla. Së pari për shkak se ajo flitet ende në institucionet në Domowina (që përfaqëson interesat e popullatës Sorbiane), Macica Serbska ZT (Shoqata e shkencave Sorbiane) ose Instituti i Sorabianik i Lajpcigut, por edhe përmes transmetimit të gjuhës në fëmijët.

Sorbianishtja e poshtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sorbianishtja e poshtme flitet nga rreth 10,000 folës (si gjuhë amtare) dhe nga disa të rinjë. Nowy Casnik është një gazetë në pjesën ku flitet sorbianishtja e poshtme.

Veçoritë gramatikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo gjuhë ka shtatë rasa :

  1. emërore
  2. gjinore
  3. dhanore
  4. kallëzore
  5. instrumentale
  6. vendore
  7. thirrore

Ka gjithashtu tri forma foljore, domethënë njëjës, të dyfishtë dhe shumës :

  • ruka: dora (njëjës)
  • ruce: dy duar (dyfishtë)
  • ruki: më shumë se dy duar (shumës)

Një formë e vjetër folje ( sintetike), u zhduk në gjuhët e tjera të grupit sllav perëndimorë ndërsa është ruajtur në sorbianishten e epërme, por është zhdukur pothuajse e tëra në sorbianishten e poshtme megjithatë ata ruajtën rrënjën e foljes. Gjithashtu ata ruajnë karakteristika të formave foljore të vjetra të gjuhës si ajo e dyfishtë. Përkthimi i Biblës dhe krijimi i një literature të pasur i lejon sorbianishtës së epërme të vazhdonte qëndrueshmërinë në skenën evropiane.

Aktualisht janë futur projekte në parashkollore në qytetin e Lausitzit për të ruajtur këtë gjuhë. Lausitzi është i ndarë në një rajon të quajtura Zupas por këto rajone nuk kanë vlerë administrative ose politike. Ato ekzistojnë vetëm në Bashkimin e Shoqatave Sorbiane në Domowina.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kërcënuar për zhdukje". rrokum.tv. 19 shkurt 2010. Marrë më 5 shtator 2014.
  2. ^ Krishna R Veeramah1, Anke Tönjes, Peter Kovacs, Arnd Gross, Daniel Wegmann, Patrick Geary, Daniela Gasperikova, Iwar Klimes, Markus Scholz, John Novembre and Michael Stumvoll. Genetic variation in the Sorbs of eastern Germany in the context of broader European genetic diversity. European Journal of Human Genetics advance online publication 11 May 2011;
  3. ^ Rreth Gjuhës Sorbiane, nga Helmut Faska, Universiteti i Leipzig-ut (English)