Gjeografia e Grenlandës
Grenlanda është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit.
Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.[1] Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili pësrfshin pjesët e Grenlandës Veriore dhe Grenlandës Lindore nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh nacional në botë.
Në pjesën qendrore të Grenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.
Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Grenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet në Grenlandë, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Grendlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag.[2]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ DK Atlas, 2001.
- ^ Greenland Melt May Swamp LA, Other Cities, Study Says
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- faqe zyrtare Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- grenlanda -profili nga CIA Arkivuar 9 maj 2020 tek Wayback MachineGabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- stat.
- prezentimi zyrtar i turizmit Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Stampa:De