Jump to content

Festivali Evropian i Këngës 2001

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali Evropian i Këngës 2001
Datat
Finalja12 maj 2001
Pritës
VendiParken Stadium
Kopenhagë, Danimarkë
Prezantues
  • Natasja Crone Back
  • Søren Pilmark
KryetarJan Frifelt
Mbikëqyrës ekzekutivChristine Marchal-Ortiz
Producent ekzekutivJørgen Ramskov
Transmetuesi pritësDenmarks Radio (DR)
Akti hapës"Fly on the Wings of Love" dhe "Walk Right Back" performuar nga Olsen Brothers
Akti intervalPërzierje e hiteve të grupit Aqua performuar nga Aqua dhe Safri Duo
Faqja zyrtarehttps://eurovision.tv/event/copenhagen-2001
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve23
Shtetet debutueseAsnjë
Shtetet që kthehen
Shtetet që nuk kthehen
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara.
Zero pikëAsnjë
Kënga fituese

Festivali Evropian i Këngës 2001 ishte edicioni i 46-të i Festivalit Evropian të Këngës. Ai u zhvillua në Kopenhagë, Danimarkë, pas fitores së Vëllezërve Olsen në konkursin e vitit 2000Stokholm, Suedi me këngën "Fly on the Wings of Love". Pritja shënoi për herë të dytë konkursin në tokën daneze, pas konkursit të vitit 1964 - 37 vjet më parë. 23 vende morën pjesë në konkurs, i cili u mbajt më 12 maj 2001. Vendi pritës ishte Parken Stadium - vendi më i madh për të pritur ndonjëherë konkursin deri në vitin 2019. Një total prej 35,000 spektatorësh panë shfaqjen drejtpërdrejt brenda stadiumit, duke thyer rekordin e 16,000 të mbajtur nga Suedia e vitit të kaluar.[1]

Dave Benton, i cili lindi dhe u rrit në Aruba, ishte personi i parë me ngjyrë dhe, në moshën 50 vjeç e 101 ditë, garuesi më i vjetër në atë kohë për të fituar konkursin. Për më tepër, kjo ishte fitorja e parë për një nga shtetet e Baltikut dhe një nga ish republikat Sovjetike.

Parken Stadium, Kopenhagë - vendi pritës i konkursit të vitit 2001.

Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës ishte qyteti pritës për edicionin e 46-të të Eurovision. Zgjedhja për vendin e garës ishte Parken Stadium, një stadium futbolli në rrethin Indre Østerbro të Kopenhagës, Danimarkë, e ndërtuar nga 1990-1992.

Logoja e Festivalit Evropian të Këngës 2001 ishte bërë nga katër rrathë, të vendosur në formën e një zemre. Të katër rrathët ishin gjithashtu të pranishëm në hartimin e skenës, me ndërtimin e dritës të bërë nga të katër unazat e njëjta.[2]

Shtetet me shkronja të trasha u lejuan të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës 2002.

Rendi Shteti Artisti Kënga Gjuha[3] Vendi Pikë
01 Flag of the Netherlands Holanda Michelle "Out on My Own" Anglisht 18 16
02 Flag of Islanda Islanda Two Tricky "Angel" Anglisht 22 3
03 Flag of Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina Nino Pršeš "Hano" Boshnjakisht, anglisht 14 29
04 Flag of Norvegjia Norvegjia Haldor Lægreid "On My Own" Anglisht 22 3
05 Flag of Izraeli Izraeli Tal Sondak "En Davar" (אין דבר) Hebraisht 16 25
06 Flag of Rusia Rusia Mumiy Troll "Lady Alpine Blue" Anglisht 12 37
07 Flag of Suedia Suedia Friends "Listen to Your Heartbeat" Anglisht 5 100
08 Flag of Lituania Lituania SKAMP "You Got Style" Anglisht, lituanisht 13 35
09 Flag of Letonia Letonia Arnis Mednis "Too Much" Anglisht 18 16
10 Flag of Kroacia Kroacia Vanna "Strings of My Heart" Anglisht 10 42
11 Flag of Portugalia Portugalia MTM "Só sei ser feliz assim" Portugalisht 17 18
12 Flag of Republika e Irlandës Irlanda Gary O'Shaughnessy "Without Your Love" Anglisht 21 6
13 Flag of Spanja Spanja David Civera "Dile que la quiero" Spanjisht 6 76
14 Flag of Franca Franca Natasha St-Pier "Je n'ai que mon âme" Frëngjisht, anglisht 4 142
15 Flag of Turqia Turqia Sedat Yüce "Sevgiliye Son" Turqisht, anglisht 11 41
16 Flag of the United Kingdom Britania e Madhe Lindsay Dracass "No Dream Impossible" Anglisht 15 28
17 Flag of Sllovenia Sllovenia Nuša Derenda "Energy" Anglisht 7 70
18 Flag of Polonia Polonia Piasek "2 Long" Anglisht 20 11
19 Flag of Gjermania Gjermania Michelle "Wer Liebe lebt" Gjermanisht, anglisht 8 66
20 Flag of Estonia Estonia Tanel Padar, Dave Benton & 2XL "Everybody" Anglisht 1 198
21 Flag of Malta Malta Fabrizio Faniello "Another Summer Night" Anglisht 9 48
22 Flag of Greqia Greqia Antique "(I Would) Die for You" Greqisht, anglisht 3 147
23 Flag of Danimarka Danimarka Rollo & King "Never Ever Let You Go" Anglisht 2 177
  1. ^ "Eurovision Song Contest 2001" (në anglisht). EBU. Marrë më 14 qershor 2012.
  2. ^ Bakker, Sietse (2009-12-22). "The end of a decade: Copenhagen 2001" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 22 dhjetor 2009.
  3. ^ "Eurovision Song Contest 2001" (në anglisht). The Diggiloo Thrush. Marrë më 5 mars 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

55°42′08.89″N 12°34′19.93″E / 55.7024694°N 12.5722028°E / 55.7024694; 12.5722028