Bajram Kosumi
Bajram Kosumi lindi më 20 mars 1960 në Tuxhec, Dardanë, gazetar, albanolog dhe politikan shqiptar nga Kosova. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës.
Përgatitja profesionale e tij Fakulteti Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Magjistër i shkencave filologjike. U agazhua si gazetar në vitet 1991-1993, gjatë viteve 1994-1996 dhe 2000-2002 ishte kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës. Mori pjesë si anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999) pas luftës kreu funksionin e ministrit të informimit në qeverinë e përkoshme të Kosovës gjatë viteve 1999-2000. Që nga themelimi i Partisë AKK ishte nënkryetar i saj. Si antarë i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte gjate viteve 2001-2004 dhe nga ky funksion në vitin 2004 zgjidhet ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe nga aty pas paraburgimit të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Ramush Hajredinaj emërohet Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.
Bajram Kosumi ka bërë disa publikime si "Koncept për subpolitikën", botuar në Prishtinë më 1995, "Fjalor i barbarëve", Prishtinë, 2000, "Koncept për mendimin e ri politik", Prishtinë, 2001 dhe 2004 "Lirika e Fishtës (studim)", i botuar ne Tiranë, më 2004. Po ashtu është bashkautor i publikimeve "Libri i lirisë", Prishtinë, 1991 dhe librit te cenzurar "Letra nga burgu" Prishtinë, 2004.
Bajram Kosumi përpos gjuhës amtare (shqipes) flet edhe serbishten dhe anglishten.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Libri i lirisë (bashkautor), Prishtinë, 1991
- Koncept për subpolitikën, Prishtinë, 1995
- Fjalor i barbarëve, Prishtinë, 2000
- Koncept për mendimin e ri politik, Prishtinë, 2001
- Letra nga burgu - libri i censuruar (bashkautor), Prishtinë, 2004
- Lirika e Fishtës (studim), Tiranë, 2004
- Letërsia nga burgu, Toena , Tiranë 2006
- Një vit vendimtar, Toena, Tiranë 2006