Aliteracioni
Appearance
Aliteracioni (nga lat. ad- pranë e littera - shkronjë) është një figurë retorike, që ndeshet më shumë në poezi,[1] dhe është të përsëriturit e disa tingujve të njëjtë në fjalë të ndryshme brenda një a më shumë vargjesh, për t'i dhënë gjuhës poetike një fuqi më të madhe shprehëse ose për të prodhuar harmoni imitative.
Në poezinë shqipe e ka përdorur Noli te elegjia Shpell'e Dragobisë «O Bajram, bajrak i gjallë/ more nam me gjak në ballë.»[2] dhe Poradeci te Vallja e luleve «Vijnë vashat valle-valle/gushë e gji stolisura.».
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Alliterazione". garzantilinguistica.it.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ F. Leka, F. Podgorica, S. Hoxha (1972). Fjalor shpjegues i termave të letërsisë. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. fq. 11.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)