Jump to content

Abdullah Krashnica Presheva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdullah Krashnica
U lind në15 mars 1917
Presheva,Mbretëria e SKS(Serbo-Kruate-Sllovene)
Vdiq1945
KombësiaShqiptar
ProfesioniAktivist dhe Patriot Kombëtar
Abdullah Presheva i pari ulur nga e majta

Abdullah Krashnica (1917-1945) ose i quajtur ndryshe Avdullah Presheva[1] ishte një aktivist dhe patriot i rëndësishëm shqiptar nga Presheva.[2]

Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare.[3], dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe ai mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë. Qysh në vegjëli u desh të kujdeset për familjen dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci. Më vonë hapi një dyqan me Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarise se tij patriotike në Preshevë e më gjërë. Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një rdio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjërë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë. Ndikim të madh tek Abdullahu pati edhe kushëriri i tij Shaip Mustafa-Krashnica, i cili në atë kohë, para LDB kreu Medresen në Shkup dhe më vonë ishte student i rregulltë i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Beogradit.Shaip Mustafa, në Kryengritjen e Shkupit vuri Flamurin Kombëtar në Urën e Gurit në Shkup, më 1941 dhe ishte një prej themeluesve të LKpÇB. Abdulla Krashnica merrej edhe me sport, luante fudboll në klubin “Karadak” të Preshevës dhe ishte anëtar i Shoqërisë kulturore “Hamnijet” të Preshevës,e cila u themelua më 1937. Klubi fudbollistik, po edhe Shoqëria e përmendur ishin pjesë e Lëvizjes patriotike të Preshevës. Abdullah Krashnica pos aktiviteteve partiake ushtroi dhe dha kontribut të madh në Sindikatën e Preshevës. Herët u lidh me Sindikatën e Monopolit, e cila kishte përvojë në organizimin e demonstratave më 1936 e 1939. Ishte e njohur dhe e dhimbshme pozita e punonjësve të duhanit që ishin shqiptarë në Preshevë e rrethinë. Abdullahu i doli krah atyre dhe e ndihmoi shumë fshatarsinë në kërkesat e tyre për rritje të çmimit të duhanit e prodhimeve bujqësore të tjera. Organizoi një demonstratë para LDB, e cila pati sukses dhe jehonë të madhe. Kështu, më 17 shkurt 1943 Abdullahu burgoset dhe më vonë ikën nga burgu sëbashku me Selim Selimin dhe në shenjë hakmarrjeje bullgarët likuiduan gati tërë familjen e Selim Selimit dhe nënën e Abdullahut, Shefijen e torturuan pa masë.Pas ikjes nga burgu Abdullahu të ndihmuar nga Hazir Haziri*| sipas Sipas deklaratës së firmosur dhe protokoluar nga Selim Selimi, Kurtesh Agushi, ata vendosen në Gjilan. Prapë pas një veprimtarie në Lëvizjen antifashiste, për të drejtat e shqiptarëve burgoset në korrik të vitit 1943. Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më 1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJPreshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqëndruar në mbrojtjen e popullatës shqiptare, e bullgarë, por edhe nga komunistët e ish-Jugosllavisë, andaj edhe e helmuan dhe vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit, në kohën kur më së shumti i duhej shqiptarëve të Preshevës dhe më gjërë. Hapja e arkivave do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili luftoi dhe veproi për çlirim dhe bashkim kombëtar, konform nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit në 31 dhjetor 1943.

Veprimtaria patriotike - Vija etnike e bashkimit në trekëndëshin Preshevë-Kumanovë-Gjilan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe dha organizata partiake e Kumanovës.[2] Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia[1]. Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Gjatë vitit 1942 dhe pothuajse gjatë gjithë periudhës së LDB ka pasur lidhje të ngushta me organizatën partiake të Kumanovës dhe të Gjilanit. Kontaktet e organizatës partiake të preshevës me rininë përparimtare të Gjilanit datojnë që nga viti 1938, vazhdojnë gjatë dhe pas LDB. Të themi se Gjilani deri më 1942 nuk pati organizatë partiake. Në këshillimin e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë që u mbajt në Berbole, në korrik të vitit 1942, organizatën partiake të preshevës e përfaqësoi Xheladin Kurbalia. Organizata partiake e Preshevës ishte e lidhur me KK të PKJ të Kosovës prej nëntorit të vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944, kur edhe Abdulla Krashnica ishte sekretar i Komitetit të rrethit të Gjilanit. Kontaktet e para me organizatën partiake të Bujanocit vehen në vitin 1942, nëpërmjet të selim Selimit. Me qëllim të intensifikimit të Luftës antifashiste, u shqyrtua mundësia e formimit të “Aradhës së Dupillës” e cila do të kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. “Gjatë periudhës së pushtimit bullgar, në zonën e Preshevës vepruan dy grupe politike shqiptare. Njëri grupim veproi në kuadër të PKJ në krye me Shaip Mustafën, Abdullah Krashnicën, Selim Selimin, Xheladin Kurbalin etj. pjesëmarrja e tyre në njësitet speciale (kontraçeta) kundër njësiteve partizane vështirë se mund të arsyetoj qëllimin e tyre të mëvonshëm për krijimin e Shqipërisë Etnike. Në këtë grupim bënin pjesë: Ali Syla, Limon Staneci, Ajet Rainca etj[4].

  • Për mjekimin e Abdullahut në Preshevë u kujdes një mjek serb, Antonijeviq. Pasi ky mjekim nuk pati rezultate, Abdullahu vendosi, sipas Selim Selimit të shkojë në Spitalin e Shkupit. Pas një kohe, ai ivdekur u soll dhe u varros me nderime të mëdha në Preshevë. Lidhur me vdekejn e Abdullahut u bënë dhe ende bëhen spekulime, se gjoja është helmuar diku në Vranjë apo Bujanoc, duke pirë kafe,mjekët konstatuan se vdekja e Abdullahut ndodhi nga sëmundja e tifosë dhe se simptomet e helmimit nuk janë konstatuar... asnjëherë nuk ka vërejtur tek Abdullahu diçka të dyshimtë dhe se mos atëherë, bile pas 50 vjetëve do ta kisha treguar lidhur me vdekjen e Abdullahut[5].
  • Për mua vdekja e Abdullahut është një “enigmë” Që deri më tani nuk është zbuluar. Dyshimet që paraqita lidhur me mosardhjen e Nexhat Agollit në varrim për të mos “rënë në sy të keq”(ishte shok i ngushtë i tij e pas dy viteve edhe ai pësoi”[6]. Pastaj poashtu sipas fjalëve të Ali Aliut, ardhja në ditën e varrimit të Abdullahut, e Dushan Deverxhiqit-Zhika, shef i punëve të brendshme në Vranjë dhe fjalët e tij thënë Selimit : “Pse po qan me aq zë të lartë Selim… ai s’ka qenë i yni”, vërtetojnë se me të vërtetë vdekja e Abdullahut pati prapavijë politike edhe ushtarake. Abdullahut, në atë kohë i ofruan gradën e kapitenit, në Shtabin Kryesor Ushtarak për Serbinë,por nuk pranoi, për të mbetur në Preshevë, më popullin e vet Pas tij u likuidua edhe Nexhat Agolli dhe pas një bisede që pati Abdullahu me Milladin Popoviqin, edhe ai u likuidua. Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006, f. 132, shkruan : Më 11 nandor , biseda u zhvillue kryesisht mes Abdullahut dhe meje, i cili gjashtë muej me vonë vdiq në rrethana mjaft të dyshimta”.
  • Abdullah Krashnica, për shkak të qëndrimit të drejtë dhe reagimit kundër vrasjeve të Shqiptarëve në mars të vitit 1945 u helmua në Vranjë[7]. Lidhur me jetën dhe veprimtarinë e Abdullah Krashnicës shkruhen edhe romane. Kështu në vitet e 65-70-ta, në Shqipëri është botuar edhe romani me elemente historike “Tradhtia”, të cilin e sollën edhe në Preshevë, të autorit ulqinak Kapllan Resuli, dikur i burgosur politik në Idrizovë, më vonë thuhet bashkëpunëtor i UDB-së. Personazhi kryesor i romanit është Arben Presheva, /Abdulla Krashnica/, të cilin në roman e tradhtojnë dhe e helmojnë. Më vonë Nafi Çegrani, poashtu i burgosur për në Idrizovë, thuhet se romanin “Tradhtia” e shkroi Mahmut Dumani, poashtu një i burgosur politik në Idrizovë, romanin e të cilit ia futën sikur e ka shkruar Kapllan Resuli.
  • [8] Me kontributin që e dha para luftës dhe në LNÇ, ai/Abdulla Krashnica/ mbeti i paharrueshëm në zemrat e gjithë popullatës së ndershme, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare që e kishin.Pos tjerash Abdullah Krashnica ka qenë personalitet karismatik. Pas mbarimit të LNÇ dy herë e kemi propozuar për hero të popullit.
  • Përkujtohet:Ramiz Bllaca, nga kryesia e SHVLANÇ-së,Abdullah Preshevën e ka cilësuar njeri liridashës, çlirimtar dhe atdhetar i madh.Bllaca ka thënë se të përkujtosh Abdullah Preshevën do të thotë të kujtosh një pjesë të lavdishme të historisë, e cila meriton gjithherë dhe gjithmonë të kujtohet e nderohet, sikurse që për jetën dhe veprën e Abdullah Krashnicës.[9]
  • 95 vjet që është lindur Abdullah Krashnica-Presheva, një patriot dhe atdhetar i devotshëm i popullit shqiptar, i njohur jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë, në Anamoravën e Gjilanit dhe në Luginën e Vardarit(Kumanovë e Shkup).Presheva ka vdekur në spitalin e Shkupit, më 1945, i helmuar nga armiqtë e popullit shqiptar dhe nga dora e zezë tradhtare. Vdiq në moshën 28 vjeçare, atëherë kur më së shumti i duhej familjes së tij, por edhe popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Gjilanit dhe Kumanovës.
  • Abdullah Krashnica u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare. Presheva, gjithmonë mori pjesë në të gjitha Lëvizjet kombëtare dhe gjithherë i pati përfaqësuesit e saj në Lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë.
  • Në 95-vjetorin e lindjes,me një Akademi përkujtimore, ish-bashkëluftëtarët ,e kanë përkujtuar luftëtarin e Luftës Nacionalçlirimtare Abdullah Krashnicën-Preshevën, Vahide Hoda, kryetare e Shoqatës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë, ka dhënë një kontribut të çmueshëm në çështjen revolucionare. "Abdullah Presheva ishte angazhuar për të mirën e popullit të vet. Ajo tha se ky i ri nga Presheva, por që veprimtarinë e vetë e ushtroi edhe në Kosovë, organizoi rininë dhe luftoi me pushkë e me laps për të mirën e popullit të vet".[10]

Bibliografia e botimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Xhemaledin Salihu, Situata politike më 1948 dhe kërkesa e Shqiptarëve për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë, www.presheva.com Arkivuar 5 shkurt 2015 tek Wayback Machine, gusht 2010
  2. Nafi Çegrani, Si u tradhëtuan Gjon Sereçi dhe Ibrahim Lutfiu, Zemra shqiptare, 13.03.2011/www.bujanoci.net Arkivuar 26 janar 2022 tek Wayback Machine Press/
  1. ^ a b Ramiz Abdyli, Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945, Preshevë, mars 1977
  2. ^ a b Sabri Ajdini, Ai i listës së Heronjve, Panorama, Preshevë, 1980,nr.2
  3. ^ [1][lidhje e vdekur]Zeqirja Fazliu Si do të përsëritet gabimi i para gjashtëdhjetë viteve?![lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  4. ^ Abdyhrraman Zylfiu, Presheva në Luftën e Dytë Botërore(1941-1944)
  5. ^ Selim Selimi, Kohë e sfidave historike, f. 116, shkruan
  6. ^ Ali Aliu i Preshevës duke u përgjegjur në pyetjen e Skënder Latifit, në librin “Përtej ferrit, Preshevë, 2008, f. 41
  7. ^ Fehmi Kelmendi, Kush janë Shqiptarët, tetor, 1990, f. 69
  8. ^ Selim Selimi në librin : Kohë e sfidave historike, f. 170
  9. ^ "Përkujtohet Abdullah Krashnica – Presheva". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 3 tetor 2012.
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 3 tetor 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)