Atlasi (statujë)
Appearance
Atlasi është një statujë në bronx përballë Rockefeller Center në Manhattan, New York City. Skulptura përfaqëson Atlasin - titanin e lashtë grek - duke mbajtur mbi shpatulla qiejt. Është krijuar nga skulptori Lee Lawrie me ndihmën e Rene Paul Chambellan, dhe u instalua në vitin 1937.
Atlasi në skulpturë është i lartë 4.6 metra, ndërsa e gjithë statuja 14 metra e lartë.[1][2] Statuja peshon 7 ton (7,000 kg).[3] Aksi Veri-Jug i sferës armillare mbi shpatullat e Atlasit ka drejtim nga Ylli Verior, sikundër shihet nga New York City.[4]
Vepra e artit me kalimin e kohës është përvetësuar si një simbol i lëvizjes dhe filozofisë Objektiviste[5] dhe është bashkëlidhur me novelën Revolta e Atlasit të filozofes Ayn Rand, themeluese e Objektivizmit.
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Examples of Art Deco in New York City" (në anglisht). Architecture.learnhub.com. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2010. Marrë më 22 qershor 2015.
- ^ "Atlas sculpture by Lee Lawrie" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2010. Marrë më 22 qershor 2015.
- ^ Dunlap, David W. (4 maj 2008). "Bringing a Smile (Well, a Shine) to a Burdened Statue of Atlas". The New York Times (në anglisht). Marrë më 22 qershor 2015.
- ^ "Art: Rockefeller Atlas". Time (në anglisht). 1 janar 1937. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2013. Marrë më 22 qershor 2015.
- ^ "History of Atlas Shrugged". Ayn Rand Institute. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2014. Marrë më 22 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Atlas statue. |