Jump to content

Pasioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Pasioni (greq παθος, lat. passio, - vuajtje, vetmohim, durim) është një ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje. Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron me tërë qenien e vet me gjithë shpirt. Me pasionin shpesh lidhen tema seksuale por pasioni mund të jetë profesional jetësor etj. Vlerësimi i një pasioni bëhet sipas asaj se pasioni është i orientuar kah vlerat e larta apo të ulta, gjegjësisht sipas asaj se çfarë veprash prodhon. Referimet janë marrë nga ,,Fjalori filozofik ("Filozofijski rečnik") Matica Hrvatske 1984. Në filozofi ose në religjione të ndryshme kontrollimi i pasionit konsiderohet si virtyt.

Pikëpamja filozofike

Stoicizmi si ideal e konsideronte apatinë d.m.th eliminimin e pasionit për arsye të dëmeve që shkakton. Filozofia e renesansës e theksonte rolin pozitiv të afekteve. Spinoza mendonte se një pasion mund të zëvendësohet vetë me një pasion më të fortë. Filozofi gjerman Кanti thotë se: Afekti është si uji që e çan pendën ndërsa pasioni është një lum i madh i cili futet thellë e më thellë në shtratin e tij. Ndërsa Hegeli thotë: Pa pasion nuk është krijuar asnjë vepër e madhe dhe as që mund të krijohet


Shikoni edhe

  • [1] The Free Dictionary.