Pasioni
Pasioni (greq παθος, lat. passio, - vuajtje, vetmohim, durim) është një ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje. Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron me tërë qenien e vet me gjithë shpirt.[1]
Me pasionin shpesh lidhen tema seksuale por pasioni mund të jetë profesional jetësor etj. Vlerësimi i një pasioni bëhet sipas asaj se pasioni është i orientuar kah vlerat e larta apo të ulta, gjegjësisht sipas asaj se çfarë veprash proodhon.[1] Në filozofi ose në religjione të ndryshme kontrollimi i pasionit konsiderohet si virtyt.
Pikëpamja filozofike
Stoicizmi si ideal e konsideronte apatinë d.m.th eliminimin e pasionit për arsye të dëmeve që shkakton. Filozofia e renesansës e theksonte rolin pozitiv të afekteve. Spinoza mendonte se një pasion mund të zëvendësohet vetë me një pasion më të fortë.
Кanti Afekti është si uji që e çan pendën ndërsa pasioni është një lum i madh i cili futet thellë e më thellë në shtratin e tij
HegeliPa pasion nuk është krijuar asnjë gjë e madhe dhe as që mund të krijohet