Dardanët
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
|
Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesishtë në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj. Dardanët ishin fisi themeues i Mbretisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e sonë në të cilën bënin pjesë dhe fiset e njohura Thunatët dhe Galabët. Supozohet se në përbërjen kësaj mbretërie hynin edhe fise të tjera mirëpo për to dihet shumë pak.
Që nga shekulli XIX e gjer më tani jan shfaqur tri teza lidhur me etnogjenezën dardane: teza mbi përkatësinë ilire, teza mbi përkatësinë trakase dhe së voni teza mbi prejardhjen dako-meze. Që të këto tri teza, nga autorët e tyre mbështeten kryesisht mbi burimet e shkruara e të vona antike dhe mbi monumentet epigrafike të periudhës romake.[1] Ndërkaq tezën e hershme mbi etnitetin ilir të dardanëve e mbështesin një numër i konsiderueshëm studiuesish dushash të ndryshme të letërsisë, që nga shekulli XIX e gjer më sot, duke u nisur nga linguistët Tomashek, P. Kreçmer, H. Krahe, N. Jokl e N. Vuliq.[2]
Historia
Mbretëria Dardane Dardanet
Dardanet ishin nje fisi me i madh i Iliris,ata u kishin ber balle edhe pushtimit romak.
Por dardanet u felliqen nga ajo qe kishte bere Longari princeshes maria qe e dhunoi ajo ishte pa ndjenaja keshtu longarin e mbyten me vdekje dhe kjo i beri te dobet shum shum dardanet
Luftërat e dardanëve kundër maqedonasve
Rreth vitit 21 p.e.sonë luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edhe mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në ;maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.e.sonë, dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë, pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.e.sonë ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të reja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset kelte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë kelte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.
Luftërat e dardanëve kundër romakëve
Luftërat e dardanëve kundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.e.sonë romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve.
Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.e. sonë dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.
Mbijetesa e dardanëve
Mungesa e shkrimeve ilire në përgjithësi ndër të tjera është edhe pasojë e faktit se, së paku nga shekulli IV p.e.s kultura ilire e shkruar, kultura letrare, ishte e inkorperuar në gjirin e kulturs universale heleniste. Dëshmi e mirë për këtë mund të shërbejë aktiviteti letrar kritik i ilirit Zoila nga Maqedonia, i quajtur me ofçin: "Kamxhiku i Homerit", ngase kritikoi ashpër Iliadën dhe Odisenë e Homerit.[3].
Sido që të jetë kënë, nga të dhënat historiografike përfundohet se në trojet ilire gjuhë e vendit, së paku gjuhë e kulturës popullore, në periudhen e përqëndrimit total të fesë së krishterë, ishte ajo e vendit - gentilis barbarusque sermo dhe gjuha dhe kultura e vendit, ajo ilire nuk lejoi të zhvillohej ndonjë kulturë provinciale latine [4] çfarë ndodhi me Galicinë ose me Afikën.[5]
Këtë dukuri fatlume për mbijetesen e kulturës dardano-shqiptare[6] si duket e mundësuan disa rrethana ndër të cilat dallohen këto: ilirët në gjirin e kulturës universale romake hynë me një shkalë të lartë të kulturës popullore dhe shkencore të tyre[7]. Periudha e përëndrimit të fesë së krishterë dhe të kulturës latine-romake në shumicën e trjeve ilire bie pikërishtë në shekujt kur fuqia e Perandorisë romake ishte marrë tatpjetën, shekulli katër, kur ngjau edhe ndarja e perandorisë në Perëndim dhe Lindje (395). Në këtë kohë u shpeshtua edhe sundimi i mbretërve me prejardhje ilire (dardane e dalmatine) në të dy perandoritë, personalitet ilire dhanë kontribute të mëdha e të vleshëme.[8] Më saktësisht koha e përqëndrimit definitiv të fesë së krishterë mbi popullsinë ilire bie në fillim të shekullit VI, kur Justiniani likuidoi edhe paganët e fundit në Dardani, kurse Florin dhe Laurin i ngriti në shkallë të ë shenjtërve.
Gjeografia
- Artikulli kryesor Dardania
Territorë i dardanëve në antikën e hershëm ishte pjesë përbërëse në iliri, e që pastaj ky regjion bie nën pushtimin romakë si tërë iliria. Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkangjitet Mezisë së eperme(Malvensis). Në shekullin e III-të nën sundimin e Dioklecianit si provincë më vete i ngjitet Ilirikut. Qytetet më të njohura ishin Ulpiana, Shkupi, Therranda, Naisus, Vicianum, Municipium Dardanorum, kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërruar tërsishtë, Justiniani u emrua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja, Justiniana Prima, Mediana, Anausaro etj.
Ekonomia
- Qarku ekonomik përbenda fisit
- Këmbimet ekonomike të fisit
Demografia
Demografia e Kosovës |
---|
Ilirët |
Dardanët |
Dyndja sllave |
Per. Osmane |
Shqipëria |
Kolonizimi |
Republika |
Kosova |
- Strktura e popullsisë
- Bujqë
- Aristrokaci
- Skllavë
Kultura
Kultura dardane është një subkultur ilire. Duket se në këtë pjesë të ilirisë është kultivuar pak më tepër punimi i qeramikës e posaqërisht punimi i objekteve prej argjendi e ari.
Përndryshe edhe tek dardanët gjejmë punimet e objekteve metalike. Më të shumta ishin ato që përdoreshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike dardane. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri.
Në studimet mjaft të thelluara nga aspekti onomastik të Eqrem Çabejt, ai pohonë se Dardania (Kosova) dhe Shqipëria Veriore me ajonin e Matit ishin pjesë e hapësirës më të hershme të formimit të gjuhës (shqipe), ndërsa formimin e dardanëve, ai e sheh shumë para degëzimit të tyre, do të thotë para shekullit XII para e. sonë, duke e lidhur emrin "dardan" nga burimet egjiptase me dardanët e Azisë së Vogël.[9]
Në nekropole veçori të veçantë të grupit dardan paraqet rituali i djegies së kufomave (trupdjegia) që nuk ishte karakteristikë në provincat tjera në kufi me territorin dardan. Në grupn kulturor dardan dallohet qeramika që, si material arkeologjik, gjendet në masë të madhe në vendbanimet e këtij grupi, por në objekte janë gjetur me pakicë edhe stoli prej bronzi dhe armë.[10]
Sa i përket emrave të dardanëve, përpos atyre të njohur nga historia e përgjithshme, rishtazi janë bërë edhe dy emra tjerë, emri i përveçëm femërorë KINA (variant i emrit ilir KYNA,KYNANE ) dhe NANEA.[11]
Të tjera
- Organiszimi i Transportit
- Organizimi i Ushtrisë
Burime informatash për fisin
- Emërtimi në literatur
- Ilirisht :
- Latinisht:
- Greqisht :
- Anglisht :
- Gjuhë tjera
Referencat
- ^ Edi Shukriu - Dardania paraurbane - Studime Arkeologjike të Kosovës, fq.17Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.25, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ Mack R. Grenzmarken und Nachbarn von Makedonen in Nordern und Westen, Dissertation, Goettingen 1951, fq.172 nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.25, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ Cili kritik antik është quajtur "Kamxhiku i Homerit"?, R i l i n d j a, 13.IV.1988
- ^ Shih, Gjini Gasper, Skopsko prizreska biskupija kroz stoljeca, Zagreb, 1986, 72-77; A. Berisha, Ç'shkruante Qiro Truhelka në hyrje të vëllimit "Arnautske priqe" të vitit 1905, Rilindja, Prishtinë, 17.IX.1988, 13
- ^ Konstatin Jirecek, Istoria srba, Prva kniga do 1537. godine (Politicka istorija), Beograd, 1952, 26; Rastislav Maric, Grcki jezik antickih stanovnika Juzne Srbije, GSND, ODN, br. 9-10, Skoplje, 1936,297-302.
- ^ Gjerësisht, Gjini Gasper, Srpsko prizreska biskupija, 71
- ^ Kahaso, H. Ymeri, Filonid Durraheni - dijetar i njohur ilir i antkitetit, Rilindja, Prishtinë, 10.IX.1988, 15.
- ^ Gjerësisht, Zef Mirdita, Studime dardane, Prishtinë 1979.
- ^ Dr. Eqrem Çabej - Problemi i Vendit dhe Formimit të Gjuhës Shqipe, Studime historike 2, Tiranë 1973. fq.107, 116. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.35, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ Edi Shukriu "Dardania paraurbane - Studime arkeologjike të Kosovës"
- ^ Qazim Lleshi, "Emrat vetjakë ilirë" fq.69,89. Sh.B. "Dituria", Lozanë, 1997. nxjerr nga nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.40, botimi i tretë, Prishtinë 2004
Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |