Pasioni: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
v roboti shtoj: es:Pasión (emoción) |
v roboti ndryshoj: ru:Страсть (чувство) |
||
Rreshti 28: | Rreshti 28: | ||
[[pl:Namiętność]] |
[[pl:Namiętność]] |
||
[[pt:Paixão (sentimento)]] |
[[pt:Paixão (sentimento)]] |
||
[[ru:Страсть ( |
[[ru:Страсть (чувство)]] |
||
[[sk:Vášeň]] |
[[sk:Vášeň]] |
||
[[sr:Страст]] |
[[sr:Страст]] |
Versioni i datës 10 tetor 2009 11:30
Pasioni (greq παθος, lat. passio, - vuajtje, vetmohim, durim) është një ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje. Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron me tërë qenien e vet me gjithë shpirt. Me pasionin shpesh lidhen tema seksuale por pasioni mund të jetë profesional jetësor etj. Vlerësimi i një pasioni bëhet sipas asaj se pasioni është i orientuar kah vlerat e larta apo të ulta, gjegjësisht sipas asaj se çfarë veprash prodhon. Referencat janë marrë nga ,,Fjalori filozofik ("Filozofijski rečnik") Matica Hrvatske 1984. Në filozofi ose në religjione të ndryshme kontrollimi i pasionit konsiderohet si virtyt.
Pikëpamja filozofike
Stoicizmi si ideal e konsideronte apatinë d.m.th eliminimin e pasionit për arsye të dëmeve që shkakton. Filozofia e renesansës e theksonte rolin pozitiv të afekteve. Spinoza mendonte se një pasion mund të zëvendësohet vetë me një pasion më të fortë. Filozofi gjerman Кanti thotë se: Afekti është si uji që e çan pendën ndërsa pasioni është një lum i madh i cili futet thellë e më thellë në shtratin e tij. Ndërsa Hegeli thotë: Pa pasion nuk është krijuar asnjë vepër e madhe dhe as që mund të krijohet