Jump to content

Ndërgjegjja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
U kthye versioni 1418447 i bërë nga 109.54.74.161 (diskutimet)
Rreshti 20: Rreshti 20:


==Lidhje të jashtme==
==Lidhje të jashtme==
* [http://rinstinkt.wordpress.com/2014/03/22/prekja-qe-te-le-pa-ndergjegjje/ Humbja e ndërgjegjjes gjatë një operacioni neurokirurgjie]


[[Kategoria:Etikë]]
[[Kategoria:Etikë]]

Versioni i datës 4 prill 2014 01:16

Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është aftësia njerëzore për të përvetësuar diturinë në mënyrë të vullnetshme. Ndërgjegjja është aftësia e vetëgjykimit, ndjenjëspendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave morale të individit apo të grupit përkatës shoqëror. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Ndonëse filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes për qindra vjet, studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes e ka fillesën te William James që e përkufizoi ndërgjegjen si kapacitetin për të qënë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë (James, 1904). Në librin e tij të vitit 1890, James përshkruante tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes. I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi. I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim. I treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në segmente. Dhe së katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas James, që e krahasonte ndërgjegjen me një lumë që rrjedh, "rrjedha jonë e ndërgjegjes" është personale, në ndryshim, e vazhdueshme, dhe përzgjedhëse.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës.

Pikëpamje dalluese të ndërgjegjes

Ndërgjegjja botërore

Ndërgjegjja në teologjinë katolike

Ligji

Veprime të ndërgjegjshme

Shiko edhe

Lidhje të jashtme