Liverpool F.C.
Liverpool Football Club është një klub anglez futbolli me seli në Liverpool, Angli. Klubi aktualisht luan në Premier Ligë, elita e futbollit anglez. Klubi ka fituar gjashtë Kupa Evropiane, më shumë se çdo klub anglez tjetër, tre Kupa UEFA dhe katër UEFA Super Kupa. Në Angli, ata kanë fituar 18 kampionate, shtatë Kupa FA, tetë Kupa të Ligës (rekord) dhe 15 FA Community Shields.
Emri i plotë | Liverpool Football Club | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | The Reds (të kuqtë) | |||
Themeluar | 3 qershor 1892[1] | |||
Stadiumi | Anfield | |||
Kapaciteti | 60,725 vende[2] | |||
Pronari | Tom Werner | |||
Trajneri | Jurgen Klopp | |||
Liga | Premier League | |||
2023–24 | 3 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
|
I themeluar në vitin 1892, klubi u bë pjesë e Ligës së Futbollit një vit më pas dhe ka luajtur në Anfield që nga ajo kohë. Liverpool u bë një forcë e madhe në futbollin anglez dhe evropian në vitet 1970' dhe 1980' ku Bill Shankly, Bob Paisley, Joe Fagan dhe Kenny Dalglish e udhëhoqën klubi drejtnjëmbëdhjetë kampionateve dhe katër Kupave Evropiane.
Tifozët e Liverpoolit janë përfshirë në dy tragjedi të mëdha. E para ishte Tragjedia e Hejselit në vitin 1985 gjatë të cilës tifozët e Liverpoolit shkaktuan një shembje të murit duke vrarë 39 tifozë te Juventusit. E dyta ishte Tragjedia e Hillsboroughit në vitin 1989 gjatë të cilës 96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën pas një shtypje me gardhin rethues të stadiumit.
Historia
RedaktoLiverpool F.C. u themelua pas një zënke midis komitetit të Everton dhe John Houlding, presidenti i klubit dhe pronar i fushsë së Anfield. Pas tetë vitesh në atë stadium, Everton u zhvendos në Goodison Park në vitin 1892 dhe Houlding themeloi Liverpoolin për të luajtur në Anfield.[3] Klubi fillimisht u krijua me emrin "Everton F.C. and Athletic Grounds Ltd" ("Everton Atheltic" shkurt), por në mars 1892 klubi u bë Liverpool F.C. dhe mori njohjen zyrtare tre muaj më vonë, pasi Federata Angleze e Futbollit refuzoi t'a njihte klubin me emrin Everon. Ekipi fitoi ligën Lancashire në sezonin dubutues, dhe u bashkua në divizionin e dytë të ligës së futbollit në fillim të sezonit 1893–94. Klubi u promovua në divizionin e parë pasi e mbyllën të dytin në vendin e parë; ata fituan divizionin e parë vitet 1901 dhe 1906.[4]
Liverpool arriti finalen e parë të Kupës FA në vitin 1914, ku u mposhtën 1–0 nga Burnley. Ata më pas fituan kampionate rresht në vitet 1922 dhe 1923, por më pas priti sezonin 1946–47 për të fituar trofeun e rradhës, kur ata fituan Divizionin e Parë për herë të pestë nën drejtimin e trajnerit George Kay, i cili më parë kishte luajtur për West Ham Utd.[5] Në vitin 1950, Liverpooli humbi një tjetër finale të Kupës FA, këtë herë ndaj Arsenalit.[6] Klubi më pas ra në Divizionin e Dytë në sezonin 1953–54.[7] Pak pasi ekipi u mposht 2–1 nga klubi amator Worcester City në Kupën FA 1958–59, Bill Shankly u punësua si trajneri i ri i ekipit. Pasi erdhi, ai largoi plot 24 lojtarë nga ekipi dhe ktheu një dhomë magazinimi në Anfield në një dhomë ku trajnerët do të diskutonin strategji; atje, Shankly dhe anëtarët e tjerë "Boot Room" Joe Fagan, Reuben Bennett, dhe Bob Paisley filluan të riformonin ekipin.[8]
Klubi u rikthye në Divizionin e Parë në vitin 1962 dhe e fitoi dy vite më vonë, kjo për herë të parë pas 17 vitesh. Në vitin 1965, klubi fitoi Kupën FA për herë të parë. Në vitin 1966, ekipi fitoi sërisht Divizionin e Parë por u mposht nga Borussia Dortmund në finales e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës.[9]
Garimet
RedaktoUEFA Liga e Kampionëve
RedaktoLiverpool FC ka një traditë shumë të mirë në finalet e UEFA Ligës së Kampionëve ku nga gjashtë (7) finale ka arritur pesë (5) fitore.
UEFA Liga e Kampionëve Evropian pjesmarrja në ndeshjen finale | ||||
---|---|---|---|---|
Sezoni | Fituesi | Rezultati | I dyti | Pritësi |
2018/19 Detajet |
Anglia Liverpool FC |
2 - 0 |
Anglia Tottenham Hotspur F.C. |
Wanda Metropolitano, Madrid |
2004/05 Detajet |
Anglia Liverpool FC |
3 - 3 3-2 koha shtesë + penalti |
Italia A.C. Milan |
Atatürk Olympic Stadium, Stambolli |
1984/85 Detajet |
Italia Juventus FC |
1 - 0 (shih: Heysel tragjedia) |
Anglia Liverpool FC |
Heysel Stadium, Brussels |
1983/84 Detajet |
Anglia Liverpool FC |
1 - 1 aet, 4-2 penalti | Italia AS Roma |
Stadio Olimpico, Rome |
1980/81 Detajet |
Anglia Liverpool FC |
1 - 0 | Spanja Real Madrid CF |
Parc des Princes, Paris |
1977/78 Detajet |
Anglia Liverpool FC |
1 - 0 | Belgjika Club Brugge KV |
Wembley Stadium, London |
1976/77 Detajet |
Anglia Liverpool FC |
3 - 1 | Gjermania VfL Borussia Mönchengladbach |
Stadio Olimpico, Rome |
Gjithashtu ky ekip ka edhe dy arritje vetëm gjer në gjysëm finale në sezonin 1964/65 dhe 2006/07 (garimet janë akoma në zhvillim) |
Uefa cup
RedaktoSezoni | Fituesi | Rezultati | Vendi i dytë |
---|---|---|---|
1972-73 | Liverpool FC | 3-2 | B. Mönchengladbach |
1975-76 | Liverpool FC | 4-3 | Club Brugge |
2000-01 | Liverpool FC | 5-4 | Deportivo Alavés |
Lojtarët
RedaktoSkuadra aktuale
Redakto- Redaktuar më 31 janar 2024[10]
|
|
Në huazim
Redakto
|
|
Kapitenët e klubit
RedaktoQë nga themelimi i klubit në vitin 1892, 45 lojtarë kanë qënë kapiten të Liverpoolit.[11] Andrew Hannah u bë kapiteni i parë i klubit pasi Liverpooli u nda nga Evertoni dhe themeloi klubin e tij. Ishte Alex Raisbeck lojtari që qëndroi më gjatë si kapiten, saktësisht në vitet 1899–1909, por u kalua nga Steven Gerrard me 12 sezone duke nisur nga sezoni 2003–04.[11] Kapiteni aktual është Jordan Henderson, i cili zëvëndësoi Gerrrardin në fillim të sezonit 2015–16.[12][13]
Historia e menaxherëve të Liverpoolit
RedaktoLiverpool gjatë historisë së klubit ka pasur gjithsej 19 menaxhera. Karakteristikë e menaxherëve të Liverpoolit është se deri me datë 16 korrik 1998 nuk ka pasur menaxherë të ndonjë shteti tjetër përveç shteteve të Britanisë së madhe. Ish Menaxheri i Liverpoolit Bill Shanklly konsiderohet një legjendë e Liverpoolit prandaj në shenjë nderimi të tij ,në qytetin e Liverpoolit ekziston një statujë për Bill Shankllyn. Menaxheri Bob Pasley është menaxheri i vetëm ne futboll që ka fituar 3 herë Kupën e Evropës.
Emri | Kombësia | Prej | Deri | Lojë | Fitore | Barazime | Humbje | % E Fitoreve |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
W.E Barclay dhe Mc Kenna | Anglia dhe Irlanda | 15 shkurt 1892 | 16 gusht 1896 | 131 | 80 | 20 | 31 | 61.07% |
Tom Watson | Anglia | 17 gusht 1896 | 6 maj 1915 | 742 | 329 | 141 | 272 | 44.34% |
Dadid Ashworth | Anglia | 18 dhjetor 1919 | 12 shkurt 1923 | 138 | 70 | 40 | 28 | 50.72% |
Matt Mc Queen | Skocia | 13 shkurt 1923 | 15 shkurt 1928 | 229 | 93 | 60 | 76 | 40.61% |
George Patterson | Anglia | 07 Mars 1928 | 06 gusht 1936 | 366 | 137 | 85 | 144 | 37.43% |
George Kay | Anglia | 06 gusht 1936 | janar 1951 | 357 | 142 | 93 | 122 | 39.78% |
Dan Welsh | Anglia | 23 Mars 1951 | 4 maj 1956 | 232 | 81 | 58 | 93 | 34.91% |
Phil Taylor | Anglia | maj 1956 | 17 nëntor 1959 | 150 | 76 | 32 | 42 | 50.67% |
Bill Shanklly | Skocia | 1 dhjetor 1959 | 12 korrik 1974 | 783 | 407 | 198 | 178 | 51.98% |
Bob Paisley | Anglia | 26 gusht 1974 | 01 korrik 1983 | 535 | 307 | 132 | 96 | 57.38% |
Joe Fagan | Anglia | 01 korrik 1983 | 28 maj 1985 | 131 | 70 | 37 | 24 | 53.44% |
Kenny Dalglish | Skocia | 30 maj 1985 | 21 shkurt 1991 | 307 | 187 | 78 | 42 | 60.91% |
Ronnie Moran | Anglia | 22 shkurt 1991 | 15 prill 1991 | 10 | 4 | 1 | 5 | 40.00% |
Graeme Souness | Skocia | 16 prill 1991 | 28 janar 1994 | 157 | 65 | 47 | 45 | 41.40% |
Roy Evans | Anglia | 31 janar 1994 | 12 nëntor 1998 | 244 | 123 | 63 | 58 | 50.41% |
Gerard Houllier | Franca | 16 korrik 1998 | 24 maj 2004 | 325 | 165 | 81 | 79 | 55.43% |
Rafael Benitez | Spanja | 16 qershor 2004 | 03 qershor 2010 | 350 | 194 | 77 | 79 | 55.43% |
Roy Hodgson | Anglia | 1 korrik 2010 | 8 janar 2011 | 31 | 13 | 9 | 9 | 25.00 % |
Kenny Dalglish | Skocia | 8 janar 2011 | qershor 2012 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
Brendan Rodgers | Irlanda Veriore | qershor 2012 | Prezent | 76 | 38 | 18 | 20 | 46.30 % |
Trofe
RedaktoTrofeu i parë i Liverpoolit ishte liga Lancashire, të cilën e fituan në sezonin e parë të klubit. Në vitin 1901, klubi fitoi kampionatin e parë, kurse suksesi i parë në Kupën FA u arrit në vitin 1965. Për sa i përket trofeve të fituar, dekada më e sukseshme e Liverpool ishte në vitet 1980', ku klubi fitoi gjashtë kampionate, dy Kupa FA, katër Kupa Ligash, pesë Charity Shields (një e ndarë) dhe dy Kupa Evropiane.
Klubi ka mbledhur më shumë pikë dhe fitore në elitë se çdo ekip tjetër anglez.[14] Liverpool ka gjithashtu mesataren më të lartë të renditjeve në kampionat (3.3) për një periudhë 50-vjeçare deri në vitin 2015[15] dhe mesataren e dytë më të lartë të renditjeve në kampionat në vitet 1900–1999 pas Arsenalit, me një mesatare 8.7.[16] Liverpool e ka fituar gjashtë herë Kupën Evropiane, kompeticionin më elitar të UEFA-s, duke u renditur mbrapa Real Madridit dhe Milanit. Pas suksesit të pestë të klubit në vitin 2005, klubit j'u dha përgjithmonë trofeu origjinal si dhe stema e nderit të fituesit të shumfishtë nga UEFA.[17][18] Liverpooli gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, kompeticioni i dytë i UEFA-s për nga rëndësia, duke qënë ekipi anglez që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.[19]
Tipi | Kompeticioni | Tituj | Sezone |
---|---|---|---|
Vendor | Divizoni i Parë/Premier League | 19 | 1900–01, 1905–06, 1921–22, 1922–23, 1946–47, 1963–64, 1965–66, 1972–73, 1975–76, 1976–77, 1978–79, 1979–80, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1987–88, 1989–90, 2019–20 |
Divizioni i Dytë | 4 | 1893–94, 1895–96, 1904–05, 1961–62 | |
FA Cup | 7 | 1964–65, 1973–74, 1985–86, 1988–89, 1991–92, 2000–01, 2005–06 | |
Football League Cup | 8 | 1980–81, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1994–95, 2000–01, 2002–03, 2011–12 | |
FA Community Shield | 15 | 1964*, 1965*, 1966, 1974, 1976, 1977*, 1979, 1980, 1982, 1986*, 1988, 1989, 1990*, 2001, 2006 | |
Sheriff of London Charity Shield | 1 | 1906 | |
Kontinental | UEFA Liga e Kampioneve | 6 | 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84, 2004–05, 2018–19 |
Kupa UEFA | 3 | 1972–73, 1975–76, 2000–01 | |
UEFA Super Kupa | 4 | 1977, 2001, 2005, 2019 | |
Botëror | FIFA Kupa e Botës për Klube | 1 | 2019 |
- rekord
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Happy birthday LFC? Not quite yet..." (në anglisht). Liverpool F.C. 2014-03-14. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 2023-07-16.
- ^ "Premier League Handbook 2020/21" (PDF) (në eb). Premier League. fq. 24. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 prill 2021. Marrë më 12 prill 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Liverpool Football Club is formed" [Krijohet Liverpool Football Club] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2010. Marrë më 11 gusht 2010.
- ^ Graham 1985, ff. 16–18.
- ^ Graham 1985, f. 20.
- ^ Liversedge 1991, f. 14.
- ^ Kelly 1988, ff. 50–51.
- ^ Kelly 1988, f. 57.
- ^ "1965/66: Stan the man for Dortmund" [1965/66: Stan njeriu për Dortmundin] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2014.
- ^ "First team" [Ekipi i parë] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 30 gusht 2018.
- ^ a b "Captains for Liverpool FC since 1892" [Kapitenët për Liverpoolin që nga viti 1892] (në anglisht). Liverpool F.C. 29 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2009. Marrë më 14 shkurt 2015.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaKapiteni
- ^ "Steven Gerrard: LA Galaxy confirm deal for Liverpool captain" [Steven Gerrard: Konfirmohet marrëveshja me LA Galaxy për kapitenin e Liverpoolit] (në anglisht). BBC Sport. 7 janar 2015. Marrë më 25 gusht 2015.
- ^ Pietarinen, Heikki (15 korrik 2011). "England – First Level All-Time Tables 1888/89-2009/10" [Angli – Tabela e të gjitha kohërave e nivelit të parë 1888/89-2009/10] (në anglisht). Rec. Sport. Soccer Statistics Foundation (RSSSF). Marrë më 22 korrik 2011.
- ^ "Liverpool lead Manchester United, Arsenal, Everton and Tottenham in Ultimate League" [Liverpool udhëheq ndaj Manchester United, Arsenal, Everton dhe Tottenham në ligën e fundit] (në anglisht). Marrë më 8 shtator 2015.
- ^ Hodgson, Guy (17 dhjetor 1999). "How consistency and caution made Arsenal England's greatest team of the 20th century" [Si vazhdimsia dhe kujdesi e bënë Arsenalin ekipin më të mirë të Anglisë për shekullin e 20të] (në anglisht). The Independent. Marrë më 23 tetor 2009.
- ^ Frank Keogh (26 maj 2005). "Why it was the greatest cup final" [Pse është finalja më e madhe e kupës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 korrik 2011.
- ^ "Regulations of the UEFA Champions League" [Rregullorja e UEFA Ligës së Kampioneve] (PDF) (në anglisht). UEFA. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 mars 2007. Marrë më 19 qershor 2008.
- ^ "New format provides fresh impetus" [Formati i ri siguron shtysë të re] (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 korrik 2014.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Liverpool F.C.. |