Himalajet
Himalajet janë vargmalet më të mëdha në tokë, të cilat shtrihen në kontinentin e Azisë. Vargmali është i gjatë 2570 km, i gjerë 250–300 km. Maja më e lartë në Himalaje është Mali Everest (8848 m). Kufiri i borës në Himalaje shtrihet në lartësitë 4500m-2200m. Është me rëndësi të thuhet se Himalajet janë burim i shumë lumenjve. Dallohen maja të shumta malore, 11 prej tyre e tejkalojnë lartësinë prej 8000 m.
Gjatesia e tyre eshte 2500 km, kurse gjeresia 180–350 km. Kane trajten e nje harku qe fillon nga gryka e lumit Ind ne perendim deri ne gryken e lumit Brahmaputra ne lindje. Ne veri kufizohen me rrafshnalten e Tibetit dhe ne jug me ultesiren e Indo-Gangut. Jane male qe jane formuar gjate orogjenezes Alpine dhe shpesh ne to ndodhin termete. Malet Himalaje perbehen nga kater vargje malore: Malet Sivalike ( 900-1200m) jeshte vargu me jugor i cili perfundon ne ultesiren e Indo-Gangut. Ne veri me ta shtrihen HImalajet e Vogla qe ngrihen mesatarisht 3500 – 4500 m dhe lartesia max 6000m. Vargun e trete e perbejne Himalajet e Medha ose Himalajet e Larta. Lartesia mesatare e tyre eshte 6000 m kurse lartesia max 8848m maja Xhomolunga (Everest) Ne kete zone ndodhen 10 nga majat me te larta ne bote me mbi 8000m si Xhomolunga, Kancenxanga, Lhhose, Makalu, Dhaulagiri, Nanga-Parbat, Anapurna etj. Ne Himalaje akullnajat dhe borat e perjetshme zene rreth 10.000 km(katror) te sip. Kufiri i bores se perjetshme shtrihet nga 4500 m ne jug - 6000 m ne veri. Himalajet kane shume gropa me origjine akullnajore e tektonike gjithashtu edhe lug me te njejten origjine. Luginat me te rendesishme jane ato te Kashmirit, Katmanduse etj. edhe qafat sigurisht qe nuk mungojne, ato jane te lartesive te medha si qafa Nola ne lartesine 5060 m qe lidh Nepalin me Tibetin ndersa qafa Tongola lidh Kryeqytetin e Nepalit, Katmandune me rrjedhen e siperme te Brahmaputres (Cangpo) Himalajet perbejne nje Barriere te madhe klimatike dhe ndajne rajonet e veriut me klime te ashper, nga rajonet me ne jug me klime me te ngrohte. Ne Himalaje klima ndryshon shume e vihet re nje katezim klimatik. Nga akullnajat e borat e perjetshme te Himalajeve ushqehen lumenj te till si Indi, Brahmaputra, Satlexhi etj. Sigurisht qe edhe bimesia ne Himalaje eshte e ndryshme. Shpatet veriore jane pa pyje e mbulohen nga bimesia stepore. Shpatet jugore kan katezim te 'bimesise nga pyjet ekuatoriale, pyjet gjethore, konifere e deri te kullotat alpine. Ne 1953 maja me e larte e Himalajeve u pushtuan nga ekspedita alpiniste e udhehequr nga neozelandezi Hilari.
Shtatë francezë dhe 11 nepalezë, të zhdukur që prej ditës së enjte dhe që ishin pjesë e një ekipi prej 22 alpinistëve, kanë vdekur pas një stuhie dëbore në masivin Anapurna (veriperëndim të Nepalit), sipas informacioneve të transmetuara dje nga stacionet televizive lokale. Katër të mbijetuarit, alpinistë nepalezë, u shpëtuan nga helikopterët si pasojë e zbutjes së motit, pas katër ditësh stuhie që izoloi ekspeditën gjatë ngjitjes për në majën e malit Kang Guru (6.981 metra i lartë). Ekspedita, e drejtuar nga alpinisti francez, Daniel Stolzenberg u izolua nga borërat e para, që zakonisht vijnë më vonë dhe që shkaktuan një ortek, bëri të ditur kryetari i shoqatës së ndihmës së shpejtë në Himalaja, Bikram Neupane. Një nga alpinistët e mbijetuar, Lakhpa Tshering Lama, tha për median lokale se ka shpëtuar falë faktit se ai dhe tre shokë të tij gjendeshin jashtë tendave, në kohën kur stuhia u përplas në kampin e tyre. Pjesa tjetër e ekipit u zhduk. Ndërsa, kryetari i shoqatës së ndihmës së shpejtë në Himalaja bëri të ditur nga ana tjetër se i trembet faktit se alpinistë të tjerë mund të jenë izoluar në lartësi nga ardhja e parakohshme e borërave të para dimërore.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |