Jump to content

plak

Nga Wiktionary

PLAK m.

1. Burrë i vjetër në moshë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Plak i mençur (me mend). Pleq e të rinj të gjithë, i madh e i vogël. Azili i pleqve (shtëpia e pleqve). Grupi (kori) i pleqve. Fjalë pleqsh fjalë e urtë. Ecën (rri, flet) si plak. Ia dëgjon fjalën plakut. U bëftë plak! ur. (kur lind një djalë).

2. bised. Burrë në moshë të madhe, që është baba, kryetar familjeje etj. Plaku im. Plaku i shtëpisë. U kthye plaku. Si ta quajnë plakun? Si e ke plakun?

3. bised. etnogr. Burrë i vjetër në moshë, që thirrej si gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave. Doli plak. E vunë plak dikë. Hyri plak diku. Mos u bëj plak në shtëpinë e botës! fj. u. mos ndërhy në punët e të tjerëve. Hem të vë plak, hem të rruan mjekrën. fj. u. edhe të ngarkon vetë për një punë, edhe nuk të dëgjon, nuk të pyet ose nuk të përfill fare.

4. hist. Burrë, zakonisht kamës, që zgjidhte ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendoste për punët e fshatit etj. Plaku i katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit. Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.

5. bised. Dordolec që vihet në mes të kopshtit për të trembur zogjtë. Plaku i kopshtit. Është bërë si plak bostani është shëmtuar.

6. bot. Madërgonë.

7. letr. Mbret, prift.

  • Pleqtë e jetës (plakat e jetës) shih te JET/Ë,~A. Plak i mykës (plak në mykë) shih te MYK/Ë,~A. I shkoi (i vajti) për plak dikujt i shkoi për t'i kërkuar një mendim të pjekur që të zgjidhë mirë e drejt një çështje. Ka plak (zot) ahuri shih tek AHUR,~I. Djemtë (fëmijët) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM. Plaku i Vitit të Ri qenie përrallore, që përfytyrohet si një plak me mjekër të bardhë, i cili u sjell fëmijëve dhurata natën e Vitit të Ri; ai që luan rolin e kësaj qenieje me rastin e festës së Vitit të Ri.


PLAK mb.

1. I vjetër në moshë, i kaluar nga mosha; i vjetër, i moshuar. Burrë plak. Grua plakë. Beqar plak. Qen (ujk) plak. Kalë (ka) plak. Dhelpër plakë edhe fig. Ujk plak (i vjetër) edhe fig. Duket plak. Është më plak se i vëllai.

2. bised. Që ka mbirë a është mbjellë prej shumë kohësh, që jeton prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër; që i ka kaluar koha, jo i njomë, i fishkur (për perimet). Rrap (lis) plak. Pyll plak. Bamje plaka. Fjalë plaka.

3. fig. Që di shumë, që ka përvojë të madhe nga jeta; që di e ka përvojë më shumë se të tjerët, i vjetër. Bariu plak. Çeta plakë.


PLAK kal.

1. E bëj plak; e bëj të duket i shkuar në moshë; vjetroj, mplak. E plakën hallet e vuajtjet.

2. bised. Kaloj, ngrys (kohën). Plak kohën (ditët). Plaku nja dy orë me të.

3. fig. bised. E vonoj, e bëj të presë dhe e mërzit shumë dikë. Ec, se na plake! Ai të plak duke folur.