ka
Appearance
KA m.
- QE, QETË. Dem mbi tre vjeç, zakonisht i tredhur, që shërben në bujqësi për të lëruar tokën, për të tërhequr qerren etj.; gjedh mashkull i rritur. Ka balash. Ka plak. Ka punë. Qetë e parmendës. Mish (lëkurë, kokë) kau. Një pendë qe. Mbrehu (zuri) qetë. Nget qetë. Punon me qe. Punon si ka punon shumë, pa hile, duke vënë të gjitha forcat.
- Si kau në ugar duke u vërtitur e duke u rrotulluar kot; duke u munduar kot. As me buaj as me qe shih te BUALL, ~I. I mbrehu (i zuri, i ngatërroi) qetë me dikë shih te MBREH. I pjell edhe kau (mushka) dikujt i venë punët shumë mirë; është në gjendje të mirë ekonomike, i pjell edhe këndesi. E bën mizën (pleshtin) ka (buall) shih te BUALL,~I. E bëjnë kaun me viç shih te VIÇ,~I. E do si kau kashtën iron. nuk e do aspak. U fut (hyri) në bri të kaut (të buallit) shih te BRI,~RI. Qe si qe e u bë si ka shak. ndodhi si ndodhi, tashti ta lëmë këtë çështje, se mori fund. Kërkon kaun në gji shih te GJI,~RI. Njihet si kau (si kali) balash shih te BALASH,~E. E ruan si i varfri kaun e ruan si gjënë më të shtrenjtë. I vinte (i ngjiste) brirët e kaut (brirë) dikujt shih te BRI,~RI. Sa të thërresin qetë, thërret qerrja sa të qajnë qetë, qan qerrja. Sa të qajnë qetë, qan qerrja sa të ankohet dikush tjetër që mban barrën më të rëndë, ankohet ai që nuk ka ndonjë barrë ose vështirësi për të përballuar. E zë (e kap) kaun (demin) për brirësh shih te BRI,~RI. Të jep kaun në vorbë dhe shpatën pa dorëz është trim i madh. Humbi qetë e pyet për brirët fj. u. shih te HUMB. Kjo është (kësaj i thonë) tre qe e dy pendë shih te PEND/Ë,~A II. S'shëndoshet (s'majmet) kau ditën që do të theret fj. u. s'lihet puna për në fund, s'arrihet përfundimi i dëshiruar duke punuar e duke u përpjekur vetëm në çastin e fundit.