Jump to content

hop

Nga Wiktionary

HOP m.

  • 1. Kohë shumë e shkurtër a copë e vogël kohe, kur ndodh diçka, copë here, çast; herë. Një hop më parë. Në atë hop. Qëndroi (priti, u mendua, heshti) një hop. Mbeti një hop pa folur. Për një hop u step. Pas një hopi mori rrugën. Qëndroi për disa hope më këmbë. U mbështet një hop te dera. Këtë hop nuk do të vijë.
  • 2. Lëvizje e menjëhershme përpara a lart duke u hedhur, kërcim i menjëhershëm përpara. E arriti me katër-pesë hope. Me dy-tri hope i ngjiti shkallët. E hodhi hendekun me një hop.
  • 3. fig. Rritje e vrullshme a zhvillim i menjëhershëm i diçkaje, përparim i madh e i dukshëm. Hop i madh (i vrullshëm, i shpejtë). Hop i ri cilësor. Hopi i prodhimit. Bëri një hop të madh (të dukshëm) përpara.
  • 4. filoz. Ndryshim rrënjësor i menjëhershëm i cilësisë së një sendi a të një dukurie, si formë e përgjithshme e kalimit nga një gjendje cilësore e vjetër në një gjendje cilësore të re. Hop i menjëhershëm (me shpërthim). Hop pa shpërthim. Zhvillim me hop.
  • 5. vet. Gjallërim i kohëpaskohshëm i një pune, zhvillim me ngritje e me rënie, me ndalesa e me ndërprerje, përparim jo i njëtrajtshëm në një punë a veprimtari. Punon (mëson) me hope. E bën diçka me hope. Luan me hope.
  • 6. Pjesë e vogël dhe e ngushtë e një trualli, copë e vogël toke. Një hop vend.
  • Hop për hop
  • a) nga çasti në çast; herë pas here;
  • b) tani për tani, hë për hë.

HOP pasth.

  • 1. Përdoret si thirrje, kur flasim për një veprim të menjëhershëm ose kur një lëvizje bëhet shpejt e me vrull; përdoret si thirrje nxitëse a shoqëruese, kur kërcej më nga një vend në një vend tjetër ose kur shtyjmë diçka me vrull. Hop këtu e hop atje. Hop, e gjeti! Hop, u ngrit në këmbë! Kërcen (hidhet) hop e hop. Hop, shtyjeni o shokë!
  • 2. Përd. ndajf. bised. Menjëherë e papritur. Ata, hop, ndaluan! Kur, hop, i doli përpara! Ajo, hop, u zgjua!
  • Ja hop, ja top (hop, top) të bëhet ç'të bëhet, të dalë ku të dalë; ja fitoj, ja le të humbas. Është hop, top është njeri i lëvizur, nuk rri fare në një vend. Mos bëj hop pa e kapërcyer (pa e hedhur) gardhin! fj. u. shih te GARDH,~I.