fare
Appearance
Shqip
[redaktoni]Ndajfolja
[redaktoni]fare ndajf.
- Krejt, tërësisht; në mënyrë të plotë, plotësisht. Humbi fare. U dogj fare. E mbaroi fare. Harrova fare.
- Asnjëherë, askurrë. S'ka ardhur fare. S'e kam parë fare.
- Aspak. S'e kuptoi fare. S'i shkon fare. Pa bërë zë fare.
- Shumë. Fare i ri. Fare i vogël. Fare mirë. Fare pak. Fare afër.
- përd. pakuf. As edhe një, asnjë. S'kishte njerëz fare. S'tha gjë fare.
- Për fare përgjithnjë, përgjithmonë. Ishte (bërë) fare thjeshtligj.
a) ishte budalla i madh; ishte i lënë; e kishte humbur pusullën; b) ishte ligështuar shumë trupërisht e shpirtërisht, ishte bërë si mos me keq. S'ka gjuhë fare shih te GJUH/Ë,~A.
|
|
|