enë
Appearance
ENË f.
1. Send i lugët prej balte të pjekur, prej qelqi, prej metali, prej plastike etj., me anë të ngritura, me trajta e përmasa të ndryshme, i cili përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera që janë si pluhur a si kokrriza etj. Enë laboratorike. kim. Enë komunikuese. fiz., kim, Enë kulluese. Enë balte (dheu). Enë bakri (zinku, alumini). Enë porcelani. Enë prej plastike. Enë kuzhine. Enët e shtëpisë. Rafti i enëve. Dyqani i enëve. Laj (shpëlaj) enët.
2. anat. Çdonjëri nga gypat e hollë në trupin e njeriut e të kafshëve, nëpër të cilët kalon gjaku ose limfa. Enët limfatike. Enët e gjakut.
3. bot. Secili nga gypat qelizorë te bimët, që shërbejnë për kalimin e ujit dhe të lëndëve të tretura në të. Enë përçuese.
- E ka bërë shtupë enësh shih te SHTUP/Ë,~A. Uthulla e fortë prish enën e vet fj.u. shih tek UTHULL,~A.