Jump to content

Ndihmë:Kategorizimi

Nga Wikiquote
Versioni i datës 17 maj 2019 02:21 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Me pak fjalë:
Kategoritë grupojnë artikujt sipas tematikës. Një artikull mund të jetë pjesë e disa kategorive.

Kategoritë bëjnë të mundur ndarjen e artikujve të Wikicitate në grupe sipas karakteristikave kryesore të tyre për përdorim më të thjeshtë. Një artikull mund të jetë pjesë e disa kategorive të cilat nga ana e tyre mund të jenë të nënrenditura në kategori të tjera.

Lista e plotë e kategorive mund të gjendet këtu.

  • Kategoria Faqja kryesore përmban kategoritë e artikujt që bëjnë të mundur ekzistencën e faqes kryesore të Wikicitate.
  • Kategoria Kategori të fshehura përmban të gjitha kategoritë që janë fshehur. Për të parë si mund të fshihet një kategori, lexoni më poshtë.
  • Kategoria Stampa përmban të gjitha stampat e Wikicitate.
  • Kategoria Cung përmban kategoritë ku listohen artikujt jo të plotë (të cunguar).
  • Kategoria Artikuj të mirë përmban të gjithë artikujt e shpallur si të mirë.
  • Kategoria Artikuj të përkryer përmban të gjithë artikujt e shpallur si të përkryer.
  • Kategoria Artikuj përmban të gjitha kategoritë jo teknike të Wikicitate ku renditen artikujt e zakonshëm.
  • Kategoria Wikiquote përmban të gjitha kategoritë teknike të Wikicitate që shërbejnë për mirëmbajtjen e projektit.

Si mund të krijoj një kategori?

Përpara se të krijoni një kategori sigurohuni të shikoni pemën aktuale të kategorive më sipër. Kategoria që ju kërkoni mund të ekzistojë në një formë shumë të përafërt çfarë do e bënte të panevojshme krijimin e saj. Një arsye tjetër për të parë pemën e kategorive ësht për të zbuluar kategoritë mëmë ku do të nënrenditet kategoria juaj. Pasi të keni vendosur se ku do ta kategorizoni kategorinë tuaj është koha për ta krijuar atë.

Një kategori krijohet si çdo artikull i zakonshëm me ndryshimin e vetëm se emri i saj duhet të nisë me Kategoria: dhe fill pas dy pikave të vijë emri i kategorisë. Në faqen e kategorisë shkruhet një shpjegim i shkurtër për kategorinë dhe përdorimin e saj. Nëse kategoria është në lidhje me një temë tepër të gjerë që priret të ndahet në nënkategori të tjera, mund të përdorni shabllonin e mëposhtëm për shpjegimin e saj duke zëvendësuar pjesën me kllapave gjarpërore me temën e kategorisë (mos harroni të fshini kllapat gjarpërore më pas).

Kjo është kategoria dedikuar artikujve në lidhje me { }. Ju lutemi, mundohuni të mos shtoni artikuj të veçuar këtu. Artikujt e veçuar duhet t'i shtoni te nënkategoritë përkatëse.

Nëse kategoria nuk priret të ndahet në kategori të tjera bija, mund të përdorni shabllonin e mëposhtëm duke zevendësuar pjesët në kllapa me temat përkatëse (mos harroni të fshini kllapat gjarpërore më pas).

Kjo është kategoria dedikuar artikujve në lidhje me { }. Për të shtuar një artikull këtu shkruani [[Kategoria:{ }]] në fund të artikullit.

Pasi të keni vendosur shpjegimin e kategorisë mbetet vetëm për të përcaktuar kategorizimin e saj në kategoritë mëmë. Përsëri këtu veprohet njëlloj siç do veprohej me kategorizimin e një artikulli të zakonshëm. Një rresht më poshtë shpjegimit vendosim [[Kategoria:{ }]] ku pjesa mes kllapave gjarpërore zëvendësohet me kategorinë mëmë. (mos harroni të fshini kllapat gjarpërore më pas).

Për kategoritë e teknike është mirë që të mos u shfaqen përdoruesve të zakonshëm duke qenë se shpeshherë nuk janë të interesuar për pjesën teknike të projektit. Për këtë arsye, gjatë krijimit të këtyre kategorive, në fund të faqes vendoset fjala magjike __HIDDENCAT__ që bën të mundur automatikisht që kategoria të renditet te kategoritë e fshehura dhe emri i kategorisë të mos shfaqet në artikujt ku ajo përdoret.

Pas kësaj mjafton ta ruani dhe kategoria juaj do jetë gati për tu përdorur nëpër artikuj. Në këtë faze duhet të kontaktoni me një administrator nga lista këtu për tu siguruar se çdo gjë është bërë siç duhet dhe që kategoria juaj të mbrohet.


Gjatë krijimit të kategorive kini parasysh që po i krijoni në Wikicitate dhe jo në Wikipedia. Për pasojë, emërtimi i tyre dhe cilësimi nëse do të ketë kategori të tjera të nënrenditura apo do të jetë një kategori bazike duhet të bëhet duke gjykuar nga një këndvështrim citatesh e jo enciklopedik.

Shembull: Citatet në lidhje me qentë do të renditen te kategoria Qentë dhe jo te kategoria Canis lupus siç do të veprohej në Wikipedia. Kjo për shkak se nuk ekzistojnë citate për çdo specie të gjinisë canis e për pasojë një specifikim i tillë i detajuar është i panevojshëm.

Shteg:
ND:KT