Jump to content

Turizmi në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Turizmi në Shqipëri
Logoja zyrtare e përdorur për të promovuar turizmin në Shqipëri.
Faqja në internetFaqja Zyrtare

Turizmi shqiptar po njeh një rritje të qendrueshme cilësore. Turizmi shpesh përkufizohet si një udhëtim me qëllim çlodhjen, për të kaluar kohën e lirë apo për qëllime biznesi. Turizmi përfshin veprimtaritë e personave që udhëtojnë apo qëndrojnë në vende të ndryshme. Turizmi është një fenonem i përbërë dhe i lidhur me veprimtari të kënaqësisë. Ai përfaqëson përdorimin në mënyrë të veçantë të kohës së lirë.[1] [2] [3] [4] [5]

Dhërmiu, Riviera shqiptare
Himara
Vlora

Segmentet e turizmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga format më të përhapura të turizmit në Shqipëri janë turizmi bregdetar, kulturor, historik, shëndetësor dhe dentar, speleologjik, i gjuetisë, malor, i aventurës (ngjitjet e lira në mal, lundrimi në kanione ose lumenj), i fluturimit në natyrë (paragliding, deltaplan, etj.), kulinar, agroturizmi, etj.

Forma të ndryshme të turizmit që mund të zhvillohen janë ekoturizmi, turizmi industrial, turizmi artizan, turizmi rural, turizmi nautik (zhytje nënujore), turizmi fetar, etj.

Kruja
Gjirokastra
Berati

Konsiderohet turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamil është më shumë i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaj.

  • Durrësi: sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë stinës së verës në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujërat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
  • Vlora: me një popullsi prej 150.000 banorësh ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në bregdetin Adriatik. Vlora është një qendër turistike dhe përgjatë plazheve të saj gjenden shumë hotele dhe restorante.
Kalaja e Rozafës ne Shkoder
Siti arkeologjik i Apollonise
  • Saranda: qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosferë të veçantë. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e butë, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.
  • Divjaka: Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12km, është një nga bukuritë natyrore më mirë të konservuara në Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banorët vendas ose vizitorët e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turistë të tjerë.
Alpet Shqiptare
  • Velipoja: Plazhi i pashfrytëzuar i Velipojës në qytetin e Shkodrës ofron mundësi të reja zhvillimi të turizmit bregdetar. Derdhja e Bunës në veri të vendit shënjon drejt jugut vijën bregdetare shqiptare. Ranishtja më veriore e vendit është ajo e Velipojës, që gjendet rreth 25 km larg qytetit të Shkodrës. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës temperaturat arrijnë mbi 20°C. Pranë ranishtes së Velipojës ndodhet edhe laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej rreth 130 hektarë. Ky është një ekosistem i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë, me 183 lloje. Këtu ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 ha.
  • Semani: Plazhi i Semanit është një prej plazheve më piktoreske në Shqipëri. Ai është rreth 3.5km i gjatë dhe rreth 2km i gjerë. Dy prej veçorive unike të këtij plazhi janë: rëra e imët dhe pyjet e bukura me pisha. Deti është i cekët dhe shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë.
  • Shëngjini: Një plazh ranor në perëndim të Shqipërisë. Shëngjjini është i pozicionuar në fundin verior të një gjiri të madh, 7 km nga qyteti i Lezhës. Në jug të qytetit shtrihet Laguna, delta e lumit Drin, e cila formon oazin e mbrojtur natyror Kunë-Vaini. Porti i hapur këtu në vitin 2009 lidh qytetin me Barin. Ky vend ka një pamje të bukur me një det fantastik që është i rrethuar nga male jo shumë të lartë, por me përbërje të veçantë. Vihet re se në vitet e fundit qyteti ka pasur një zhvillim të madh duke çuar në ndërtime masive.

Turistët e huaj preferojnë kryesisht turizmin kuluturor, ndërkohë që në vitet e fundit po rritet interesi edhe tek ata vendas. Parku më i vizituar mbetet Butrinti.

Amfiteatri i Durrësit
Varri i Skënderbeut dhe Kalaja e Lezhës
Dhërmiu
Kalaja e Krujes
Saranda
Korça
Berati, qyteti i njëmijë e një dritareve
Amfiteatri i lashte i Butrintit
Liqeni i Ohrit ne dimer ne Pogradec

Në veri është hapur "Projekti i 40 haneve" me mbështetjen financiare të projektit të GIZ-it. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje, por vetë banorët kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatorëve si ajo që është dhënë në veri të vendit. Atraktiviteti dhe klima e favorizojnë shumë këtë strukturë, por nevojitet nga institucionet përkatëse të bëjnë shumë.

Në momente të vështira klimaterike psh. reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e Turizmit të Bardhë ose Malor, sepse bëhen aktivitete si: ski, patinazh etj. Sërisht, me mbështetjen e GIZ-it janë shenjuar dhe standardizuar disa nga shtigjet e ecjes së këmbësorëve, dhe janë lidhur në një rrjet edhe disa nga bujtinat në fshatrat Kuç, Piluri, Fterra, etj.

  • Voskopoja: ndodhet rreth 21km nga Korça mbi një pllajë 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristikë e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët e kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat më tërheqëse nga këto anë të Ballkanit.
  • Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41km në veri të Shkodrës. Është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati ofron mundësi akomodimi për vizituesit.
  • Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Ka një sipërfaqe prej rreth 8000 hektarësh dhe ndodhet 25–30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2630 hektarë. Një monument natyror vërtet interesant është ujëvara e Grunasit. Ujërat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.
  • Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një sipërfaqe prej 3300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe paraqet interes. Parku është një zonë ku rriten disa gjitarë të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër, etj.
  • Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë një park i mbrojtur dhe me një shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie të lartë. Ato ofrojnë shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit, djathi i dhisë, kosi i fshatit, erëza bio, mjalt lulesh mali, etj) dhe të gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Këtu ndodhet Pisha Flamur një nga monumentet më të njohura të kulturës. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të panumërta në hapësirat boshe të parkut.
  • Parku Kombëtar i Qafshtamës: Gjendet 50 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Eshte një park i mbrojtur dhe me shumëllojshmëri të florës dhe faunës. Pema më e famshme e zonës është ahu. Këtu spikat uji i mrekullueshëm i burimit, i tejmbushur me magnezium dhe ajri i pastër. Ky park, ende pak i njohur për qytetarët, ka një histori shumë të lashtë. Ai ka qenë destinacioni kryesor i pushimeve të familjes mbretërore, ku mbreteresha Geraldina pinte ujë vetëm nga burimi i "Kroit të Nënës Mbretëreshë", njëherësh edhe kamp qeveritar i shtetit komunist për të cilin duhej një autorizim apo gradë e lartë të qëndrojë në të. Falë ujit dhe ajrit, ky park është i njohur për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Butrinti: me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.

Durrësi: sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Kruja: Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.

Në Shqiperi ka disa llixha, si p.sh. në Dibër dhe në Elbasan. Pjesë e turizmit shëndetesor janë edhe udhëtimet drejt Shqipërisë për të bërë operacione plastike dhe estetike në klinika private.

Turizmi i gjuetisë në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Llogaraja
Syri i Kaltër
Ishujt e Ksamilit
Borshi

Është pak më i përhapur në zonën e Peshkopisë apo në rastet e llixhave në Elbasan dhe në Fushë-Krujë.

Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje. Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.

Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike. Këshilla vlen në kuadër të sipërmarrjes së fundit për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut, e prezantuar pak dite më parë, e cila pritet të jetë e para që do të marre edhe konsensusin e komunitetit.

Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.

Shqipëria ka qenë e vizituar nga të huajt që në shekulin e 19-të si psh. Edit Durham, Evlia Çelebiu

Në vitin 1914 fill pas 2 vjetësh nga shpallja e pavarësisë, Shqipëria vizitohet nga princ Vidi . Ai mbërrin në qytetin e Durrësit , i cili ishte kryeqyteti I vëndit në atë kohë dhe gjatë vizitës një operator austriak realizoi pamjet e para filmike duke vënë në dukje mënyrën e jetesës , pamjen e qytetit dhe kulturën vëndase. Këto pamje rezultojnë si pamjet e para filmike me qëllim turistik në Shqipëri. Në fund të viteve 20 , Insituti “ Luce “ ofroi pamje të Shqipërisë bardh e zi , duke e titulluar këtë minifilm : “ Panorami Pittoreschi “. Filmimet e realizuara tregojnë Shqipërinë primitive dhe modern të asaj kohe , duke vënë në dukje : veshjet tradicionale , punimet artizanale , tregtinë dhe peshkimin . Qytetet e vizituara fillimisht ishin qyteti i Durrësit dhe Krujës . Vizitorët zbarkonin ne qytetin bregdetar dhe pas vizitës në këtë qytet ata merrnin rrugën drejt qytetit të Krujës . Ajo ç’ka u bënte më shumë përshtypje ishte historia e vëndit dhe rrugëtimin historik që ne kemi që në periudhën e Bizantit . Ndertesat e vjetra arkiologjike të cilat dëshmonin ç’do periudhë ne Shqipëri. Gjithashtu u tërhiqte vëmëndje edhe vëndi ku kishte mbretëruar heroi ynë kombëtar “ Gjergj Kastiot Skënderbeu “ . Kalatë madhështore të rezituara prej kohësh dhe burrat të cilët kryenin punët e tyre në pragun e derës. Ajo që u bënte më shumë përshtypje ishte roli I gruas . Gruaja pothuajse bënte të gjitha punët . Një nga turistët e famshëm të asaj kohe ishte edhe shkrimtari francez : Romeo Rolan I cili vizitoi Durrësin dhe Krujën brënda një dite. Kruja ishte destinacioni kryesor turistik për shkakë të historisë dhe karakteristikave mesjetare , turko-bizantine. Gjithashtu për arsyen se konsiderohej si ; “djepi I pavarësisë “ e lidhur forte me mitin e heroit kombëtar. Pas Krujës , filloi zbulimi I një destinacioni të ri ,ai i Butrintit . Një qytet i lashtë ku Enea e Trojës e zbuloi krejt rastësishtë në rrugën e tij drejtë Romës. Butrinti do kthehej kështu në destinacionin shumë te famshëm në Shqipëri , e cila vazhdon edhe sot të konsiderohet I tillë. Në vitet 30 , papritur Shqipëria u kthye në edhe si një nga destinacionet turistike, ku përgjithsishtë agjensitë italiane sillnin turistë një ditorë dhe vazhdonin lundrimin e tyre me vapor drejtë Korfuzit. Mund t’a krahasojmë këtë lloj udhëtimi , si një nga udhetimet me kroçerë të asaj kohe . Arkiologët Italian nxjerrin në pahë Butrintin me anë të gërmimeve të tyre arkiologjike ne vitin 1928 . Nga këto gërmime u zbuluan gjurmë interesante nga perandoria romake në vëndin e ilirëve , paraardhës të shqiptarëve. Ato ç’ka binin më shumë në sy ishin dyshemeja shumëngjyrshe e shek – V pas Krishtit dhe amfiteatri i shek – III p.k . Sheshi i skenës që I përket epokës greke dhe sfondi I para skenës I epokës së perandorisë romake. Gjithashtu në themele u gjetën edhe statuja mjaft të bukura . Në vitin 1937 , Ministri i financave të Italisë mbërriti në Durrës, për të asistuar në 25-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mbreti Zog organizoi një ceremoni me rastin e festës së pavarsisë. Pas asistim të tij , ministri i financave të Italisë gjithashtu shkoi të vizitonte edhe Butrintin e famshëm . Në këtë visit , ai do shikonte nga afer zbulimin e kësaj mrekullie antike. Shqipëria në fillesat e saj në turizëm , nuk pranonte turistë të huaj përveç turistëve Lindor ( bllokut komunistë të asaj kohe ). Anije me turistë gjermano-lindorë zbarkonin në portin e Durrësit për t’u njohur me Shqipërinë dhe kulturën vëndase. Hoteli I ri në qytetin e Durrësit i quajtur “Hotel Adriatik” ishte qëndra e pushimit për këta turistë të huaj. Qëndër tjetër pushimi bregdetar u bë edhe plazhi ii Dhërmiut i lagur nga deti Jon . Shqipëria si një nga vëndet më të vogla në Europë ofronte për turistët panorama të veçantë prej struktures së saj gjeografike dhe me një klimë tepër të favorshme . Në vitet 50 , televizioni shqipëtar realizoi një dokumentar ku tregonte llojet e turizmit në Shqipëri për turistët e huaj. Pamjet e realizuara vinin theksin mbi turizmin malor,bregdetar,kulturor dhe arkeologjik. Plazhi i Durrësit mbetej ende destinacioni më i preferuar i vizitorëve të asaj kohe. Gjithashtu do të shohim edhe fillesat e turizmit të brëndshëm në vend. i cili më pare nuk njihej në Shqipëri . Puntorëve u jepej mundësia të kalonin një ditë pushimi në bregdet. Më pas , destinacion tjetër turistik i preferuar u bë edhe qyteti i Pogradecit , ndryshe nga qytetet e tjera të frekuentuar , ky qytet ofronte plazh në liqenin e Ohrit.

Fillim viteve 'deri në fund të viteve '60 Shqipëria përjetoi fluks turistik. Por pas prishjes së marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik , Shqipëria humbi turistët perëndimor dhe lindor. Pas kësaj situate mbeti vetëm turizmi I brëndshëm , ku më pas do mbërrinin edhe turistët kinezë. Kjo për arsye se Shqipëria me Kinën ishin aleatët kryesor në Europë me lidhje shumë të forte me njeri-tjetrin.

Për turistët vëndas u krijuan kabina dhe tualete ne zonën e plazhit ,të cilat ishin të konfiskuara nga ata që konsideroheshin si përfaqësues të drejtimit të vjetër. Vendasit nuk kishin të drejtë të akomodoheshin ne hotel pasi, hotel Adriatik ishte ndertuar për të pranuar vetëm turistë te huaj.

Disa nga hotelet e para të ndërtuara në Shqipëri ishin: Hotel Butrinti, Hotel Kruja, Hotel Apolloni, Hotel Durrësi. Këto katër hotele të ndertuara ishin përballë Hotel Adriatik I cili ishte kompleks turistik vetëm për të huaj , ndryshe nga hotelet pasardhese .

Gjithashtu u krijuan mundësitë edhe për pushimet e fëmijëve. Atyre te cilëve u ofroheshin pushime 15 ditore në bregdetë pa praninë e prindërve të tyre. Përzgjidheshin fëmijë të dalluar ose fëmijë të punojësve të përzgjedhur për të kaluar pushimet e tyre në “Kampin e Pionerëve – Qemal Stafa “. Në këtë kamp fëmijëve u ofroheshin kënde lojrash , program argëtimi , menzë , ushtrime fizike , ushqim si edhe libra e revista. Në këtë periudhë , gjithashtu u ndërtua edhe anija e pare turistike ne qytetin e Durrësit . Kjo anije ofronte për turistët një lundrim fare të shkurtër ne bregdetin e qytetit e cila kushtonte 10 lekë të vjetra për person. E quajtur fillimisht “ Puntori “ ,kjo anije ofronte 120 vënde për turistët. 1.3.1 Kriteret që duhej të plotësonin turistët e huaj në Shqipëri në periudhën e komunizmit Në vitet 1983-1984 për here të parë u u realizua një promovim i mirëfilltë i turizmit në Shqipëri me pamje filmike me ngjyra të vëndeve të ndryshme të shoqëruar me komente përkatëse dhe duke shpjeguar copëza historie për secilën destinacion. Përveç vëndeve ato pamje tregonin edhe për hotelet , restorantet , dyqanet , muzetë , punishte dhe fabrika që mund të gjeje në Shqipëri. Ky promocion i plotë turistik shqipëtar u realizua nga “Kinostudio e Re “ . Në këtë mënyrë turistët mund të kishin një informacion më të detajuar rreth Shqipërisë .

Në vitet 80-90 turistëve të huaj që mbërrinin në Shqipëri nuk u lejohej të filmonin apo fotografonin. Aparatet fotografike u konfiskoheshin në momentin e mbërritjen në aeroporti e Rinasit dhe iu ktheheshin kur nga Shqipëria. Meshkujt nuk lejoheshin të qëndronin në territorin shqipëtar me flokë të gjata, në te kundërt ata qetheshin në ambjentet e aeroportit. Femrat duhej të ishin me veshje të përshtatëshme për vendin dhe nuk duhej të ishin të ekspozuara.

Aspekte kritike dhe tendenca aktuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshimi në infrastrukturë ka rritur ndjeshëm interesin për të vazhduar investimet në këtë fushë, duke sjellë një bum ndërtimesh si në bregdet ashtu dhe në pjesët e tjera të vendit. Mund të themi se Shqipëria së shpejti do të mund të përmirësojë imazhin e saj me anë të bukurive që natyra i ka falë dhe ekonominë me fitimet që industria e turizmit sjell përditë.

Vende me vlera turistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria ka një potencial të madh për zhvillimin e përgjithshëm dhe atë turistik në vecanti.

Marketingu turistik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pikë informimi turistike në Radhimë rreth zonës Karaburun-Sazan

Një pjesë të kësaj merite e mbajnë dhe ato media shqiptare online të cilat kontribuojnë në njohjen dhe klikimin e destinacioneve shqiptare nga lundruesit e shumtë të internetit, duke shkurtuar në këtë mënyrë të paktën artificialisht, distancën midis destinacionit në fjalë dhe turistëve.

  • Auzias, Dominique; Labourdette, Jean-Paul (2009). Albanie (në anglisht). ISBN 978-2746925335. Marrë më 16 qershor 2015.
  • Chrysostomos Stylios; Tania Floqi; Jordan Marinski; Leonardo Damiani (7 prill 2015). Sustainable Development of Sea-Corridors and Coastal Waters: The TEN ECOPORT project in South East Europe (në anglisht). Springer. fq. 85. ISBN 9783319113852.
  • Rüdiger Pier (1993), Klaus-Detlev Grothusen (red.), "Tourismus", Albanien, Südosteuropa-Handbuch (në gjermanisht), Göttingen: Vandenhoeck & Ruprecht, vëll. VII, fq. 417–426, ISBN 3-525-36207-2
  • Renate Ndarurinze (2016), Albanien. Mit Tirana, Adriaküste und Albanischen Alpen (në gjermanisht) (bot. 6), Berlin: Trescher Verlag, ISBN 978-3-89794-307-0
  • Drita Kruja; Edlira Gjuraj, Tourism Employment During Economic Transition in Albania (në gjermanisht), Shkodra, arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016, marrë më 17 prill 2022 (PDF; 275 kB)
  • "Projekti „100 fshatrat", nga Lazarati tek Valbona dhe Boboshtica, harta e plotë". Balkanweb.com. 19 janar 2018. Marrë më 13 prill 2019.
  • "Çfarë është Projekti "Smile Albania"?". smilealbania.gov.al. Marrë më 31 dhjetor 2019.
  • "Smile Albania 2019, punësim për 500 të rinj". smilealbania.gov.al. Marrë më 2019-12-31.
  • "Programi i Integruar për Zhvillimin Rural – Programi i 100 Fshatrave". Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Marrë më 30 dhjetor 2019.
  • "Projekti "100 fshatrat", nga Lazarati tek Valbona dhe Boboshtica, harta e plotë |". Revista Monitor. 18 janar 2018. Marrë më 31 dhjetor 2019.
  1. ^ Sustainable Development of Sea-Corridors and Coastal Waters: The TEN ECOPORT project in South East Europe (në anglisht) (bot. Chrysostomos Stylios, Tania Floqi, Jordan Marinski, Leonardo Damiani). Springer. 2015-04-07. fq. 85. ISBN 9783319113852.
  2. ^ Ministry of Environment of Albania. "Albania's Second National Communication to the Conference of Parties under the United Nations Framework Convention on Climate Change" (PDF). unfccc.int (në anglisht). Tirana. fq. 28. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2019-04-11. Marrë më 2017-12-20.
  3. ^ Mark Hillsdon (27 shkurt 2017). "The European capital you'd never thought to visit (but really should)". telegraph.co.uk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2018. Marrë më 5 prill 2018.
  4. ^ "400,000 More Tourists Visited Albania in 2008". balkantravellers.com (në anglisht). 5 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2008. Marrë më 18 dhjetor 2008.
  5. ^ "52 Places to Go in 2014". The New York Times (në anglisht). 10 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2019. Marrë më 3 maj 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guida Turistike Zyrtare Rajonale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]