Jump to content

Tramvajat në Sarajevë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tramvaji në Sarajevë

Tramvajat e Sarajevës janë një rrjet rrugor ndër më të vjetrit në Evropë, pasi fillimisht kanë shërbyer si linjë testuese për Tramvajat e Vjenës (që d.m.th. se janë tramvaja më të vjetër se sa ata të Vjenës).[1] Në vitin 2010, sistemi i tramvajave të Sarajevës përbëhej nga shtatë linja,[2][3] dhe me një gjatësi prej 22.9 kilometra (14.2 mi).[2][3] Ai përdoret si një mjet kryesor i transportit publik të drejtimin lindje-perëndim duke lidhur qendrën e qytetit (Bashçarshia, Bos: Baščaršija) me zonën urbane periferike, Ilixha, (Bos: Ilidža).

Sistemi drejtohet nga KJKP GRAS në Sarajevë, në kuadër të të cilit operojnë edhe trolejbusët dhe autobusët e qytetit.

Tramvaji në Sarajevë në vitin 1901

Tramvaji në Sarajevë filloi së funksionuari me rastin e Ditës së Vitit të Ri 1885, si në linjë testimi për tramvajat e Vjenës dhe të Perandorisë Austro-hungareze, dhe vihej në lëvizje nga kuajt.[1] Fillimisht i ndërtuar me binarë 760 mm(4 ft 8 1⁄2 in) kurse sot sistemi i modernizuar me binarë standardë 1,435 mm (4 ft 8 12 ) standardizuar që në vitin 1960. Tramvaji i Sarajevës luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e qytetit në shekullin e XX si dhe në krijimin e Metropolit të Sarajevës. )

Gjatë Rrethimit të Sarajevës, në mesin e viteve 1990, rrjeti i tij ashtu si edhe automjete të shumta janë dëmtuar rëndë por pas Luftës së Bosnjes janë riparuar duke i futur në funksion përsëri.

Gjashtë rrugë janë aktualisht në shërbim të funksionimit normal të sistemit, por vetëm rruga nr. 3 operon në gjithë gjatësinë.

  • Rruga 1: Željeznička stanica – Baščaršija
  • Rruga 2: Čengić Vila – Baščaršija
  • Rruga 3: Ilidža – Baščaršija
  • Rruga 4: Ilidža – Željeznička stanica
  • Rruga 5: Nedžarići – Baščaršija
  • Rruga 6: Ilidža – Skenderija
  • Rruga 7: Nedžarići – Skenderija (aktualisht nuk funksionon)
  1. ^ a b "Virtual City of Sarajevo". Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 2013-09-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Tramvaj" [Tramvaj] (në boshnjakisht). KJKP GRAS d.o.o. 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 2015-05-13.
  3. ^ a b "KJKP GRAS d.o.o." KJKP GRAS d.o.o. Marrë më 2015-05-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]