Jump to content

RPK

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
RPK
TypeMitraloz i lehtë
Place of originFlamuriBashkimi Sovjetik
Service history
In service1961–sot
WarsLufta e Vietnamit
Lufta Sovjetike në Afganistan
Lufta në Kosovë
Lufta e Irakut
Lufta e Afganistanit
Lufta civile në Libi
Lufta civile në Siri
disa të tiera
Production history
DesignerMikhail Kalashnikov
Designed1961
ManufacturerVyatskie Polyany
ProducedRPK: 1961–1978
RPK-74: 1974–sot
VariantsRPKN, RPKS, RPKSN, RPK-74, RPK-74N, RPKS-74, RPKS-74N, ASH-78 Tip-2
Specifications
MassRPK: 4.8kg
RPKS: 5.1kg
RPK-74: 4.7kg
RPKS-74: 4.85kg
LengthRPK, RPKS: 1040mm
RPKS: 820mm qytë e mbledhur
RPK-74, RPKS-74: 1060mm
RPKS-74: 845mm qytë e mbledhur
Barrel length590mm

CartridgeRPK, RPKS: 7.62×39mm M43
RPK-74, RPKS-74: 5.45×39mm M74
Rate of fire600 goditje/min (RPK), 650 goditje/min (RPK-74)
Muzzle velocityRPK, RPKS: 745m/s
RPK-74, RPKS-74: 960m/s
Effective firing range100–1,000 m
Feed systemRPK, RPKS: Karikator rrumbullak me 20, 30 ose 40 fishekë, karikator cilindrik me 75 fishekë
RPK-74, RPKS-74: karikator rrumbullak me 30 ose 45 fishekë, karikator cilindrik plastik me 100 fishekë, municion zinxhir (me ushqim anësor)[1]
Sights555mm rreze shikimi

RPK, i quajtur ndonjëherë në mënyrë retroaktive RPK-47, është një mitraloz i lehtë sovjetik 7.62×39 mm që u zhvillua nga Mikhail Kalashnikov në fillim të viteve 1960, paralelisht me pushkën sulmuese AKM. Ai u krijua për të standardizuar inventarin e armëve të vogla të Ushtrisë Sovjetike, ku zëvendësoi mitralozin e lehtë RPD 7.62×39 mm. RPK vazhdon të përdoret nga forcat e armatosura të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe disa vendeve afrikane dhe aziatike. RPK prodhohet gjithashtu në Bullgari, Rumani dhe Serbi.[2]

Detajet e projektimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mekanizmi i punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RPK funksionon në mënyrë identike si AK-47. Ai po ashtu përdor të njëjtin municion 7.62x39mm. Ka disa forma projektimi të ngjashme me serinë e pushkëve AKM dhe AK-47, me modifikime për të rritur rrezen efektive të RPK dhe saktësinë e tij, për të rritur aftësinë për të mbajtur zjarr të vazhdueshëm, dhe me marrës më të fortë.

Më e dukshmja, RPK ka tytë më të rëndë dhe më të gjatë se një AKM. Kjo e lejon RPK të qëllojë me breshëri pa ndërprerje pa ndonjë humbje të madhe në saktësi për shkak të nxehjes së tytës. Tyta e kromuar është e fiksuar tek marrësi, dhe nuk mund të ndërrohet në fushë. Është i pajisur me një bazë të re shikimi të përparme, bllokues gazi (pa mbajtëse bajonete) dhe një drejtues shufre për pastrimin e tytës. Tyta po ashtu është e pajisur me dy këmbë të palosshme, të montuara afër grykës, dhe një bazë për shënjestruesin e përparmë me një ngecëse që e limiton dy këmbët të rrotullohen rreth aksit të tytës. Gryka është me shlisa, duke lejuar përdorimin e pajisjeve të montueshme si mbulues drite, kompensatorë, dhe adaptorë për fishekë manovre. Kur nuk është montuar ndonjë nga këto pajisjet, shlisat mbulohen me një mbrojtëse. Tyta është e fiksuar tek marrësi me një bashkim të modifikuar me permistop, të përforcuar me brinjëzim.

Marrësi i RPK është i stampuar në fletë metalike të lëmuara prej çeliku me trashësi 1.5 mm (krahasuar me fletët 1.0 mm tek pushkët standarte AKM). Pjesët e këmbyeshme ndërmjet RPK dhe AKM janë të pakta.

RPK përdor një sustë pasgoditjeje të modifikuar nga AKM.

RPK ka një dorezë druri të laminuar të trashë, dhe një qytë të laminuar prej druri, i ngjashëm me qytën e RPD, i cili është projektuar të lejojë përdoruesin të qëllojë edhe në pozicion shtrirë lehtësisht.

Arma mund të përdorë karikatorin standart të AKM, por zakonisht përdor karikatorin kuti me 40 fishekë, ose karikatorin rrumbullak me 75 fishekë.

Shënjestruesi i mbrapëm është i rregullueshëm për lartësi, dhe gradohet për rreze nga 100 deri në 1,000 metra, në rregullime me diferenca 100 m. Rregullatori i mbrapëm ka edhe një një nyje për rregullim në bazë të forcës së erës, unike në serinë e pushkëve RPK.

Bashkë me RPK janë: karikatora rezervë, shufër pastrimi, set pastrimi (vendoset në një pjesë të zbrazur në qytë), rrip, shishe me vaj dhe çanta karikatori (një çantë me një xhep për karikator cilindrik ose çantë me 4 xhepa për karikatorë të zakonshëm).

Modeli ASh-78 prodhuar në Shqipëri

Një RPK me qytë druri të palosshme në anë e planifikuar për trupat parashutistë rusë. Ish Bashkimi Sovjetik ia lëshoi RPK-në kryesisht njësive të motorrizuara.

RPK-74

Prezantuar në 1974 bashkë me pushkën e sulmit AK-74 dhe i projektuar për fishekët e rij të shpejtësisë së lartë 5.45x39mm. RPK-74 është derivat i pushkës AK-74, me modifikime të ngjashme që iu bënë AKM-së që të krijohej RPK. RPK-74 po ashtu ka një tytë të kromuar më të gjatë dhe më të rëndë, e cila ka një bllok të ri gazi me kanal gazi me kënd 90°, dhe një unazë për shufrën e pastrimit.

RPK-74 ushqehet nga një karikator kuti me 45 fishekë prej çeliku ose polimeri, i ndërrueshëm me karikatorët e AK-74, dhr është i projektuar të mbushet me krëhëra fishekësh. Karikatorët cilindrikë të ngjashëm me ato të përdorur tek modelet e mëparshëm të RPK u testuan gjatë zhvillimit të RPK-74, por nuk u futën në përdorim në favor të karikatorit kuti me 45 fishekë. Gjithësesi, karikatorët cilindrik prodhohen ende por në numër të limituar.

Pajimet standarte përfshijnë: tetë karikatorë, gjashtë krëhëra fishekësh (15 fishekë për krëhër), guidë për karikimin e shpejtë, shufër pastrimi, set pastrimi, rrip, shishe me vaj dhe dy çanta për karikatorë. Disa variante nuk kanë set pastrimi.

Është shumë i përhapur në shtetet e ish Bshkimit Sovjetik, po ashtu edhe në Bullgari.

RPKS-74 është modeli i parashutistëve i RPK-74, i pajisur me me qytë të palosshme nga modeli RPKS.

Variantet e natës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja e mitralozëve të lehtë RPK ka edhe konfigurim për luftime natën. Këto armë u quajtën RPKN, RPKSN, RPK-74N, dhe RPKS-74N. Ata kanë një kapëse anësore në krahun e majtë për marrësin për montimin e dylbive për shikim në errësirë për modelet NSP-3, NSPU, ose NSPUM.[3]

Është një variant i përditësuar i njohur si RPK-74M i cili ka si veçori ku pjesët me përmbajtje druri janë zëvendësuar me polimer. Po ashtu ky variant ka shumë modifikime që ndihmojnë shumë në përdorim. Po ashtu u krijua një version me kalibër 5.56x45mm NATO, por u quajt RPK-201. Po ashtu për eksportt ishte edhe RPKM me kalibër 7.62x39mm; i cili përdor veshje polimeri si varianti RPK-74M.[4]

Nuk duhet ngatërruar me pushkën e sulmit Vepr të prodhuar në Ukrainë

Një seri pushkësh gjysëm-automatike të bazuara tek marrësi i rëndë i RPK u prodhuan nga fabrika Molot në Vyatskiye Polyany, Rusi. Këto pushkë njihen si Vepr dhe Vepr Shotgun. Ato ofrohen në shumë kalibra, duke përfshirë: .223 Remington, 7.62x39mm, 5.45x39mm, 7.62x54mmR, .308 Winchester, .30-06 Springfield dhe 12, 20, dhe .410 Vepr shotgun (ВПО-205). Shenja dalluese e pushkëve Vepr është marrësi i rëndë i RPK dhe tyta. Tyta, blloku i gazit, dhe pjesa e brendshme e tytës janë të kromuara. Ato janë projktuar për përdorim civil, dhe tregëtohen si pushkë gjuetie të cilësisë së lartë. Për këto shkaqe, ato kanë shumë mangësi që dallohen në pushkët e tipit AK. Pushkët Vepr nuk u montohet bajonetë, nuk kanë shufër ose set pastrimi, nuk pranojnë karikatorë standart AK. Disa i blejnë këto pushkë për ti "konvertuar" në pushkë standarte AK, duke ndërruar dorezën dhe duke shtuar aksesorë taktikë.

Ushtarë Irakenë duke u stërvitur me modelin rumun Model-1964 (RPK)
Ushtarë Mongolezë me RPK
Ushtarë Rumunë me PM md. 1964.
  1. ^ "Kalashnikov rifle - Gun Wiki". Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2012. Marrë më 29 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "RPK", Wikipedia (në anglisht), 2022-11-17, marrë më 2022-12-18
  3. ^ RPK-74N2 Light Machine Gun (1974). Arkivuar 26 shtator 2008 tek Wayback Machine Retrieved on September 10, 2008.
  4. ^ Modern Firearms' RPK Page. Arkivuar 1 korrik 2007 tek Wayback Machine Retrieved on September 10, 2008.
  5. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af ag ah ai Jones, Richard D. Jane's Infantry Weapons 2009/2010. Jane's Information Group; 35 edition (January 27, 2009). ISBN 978-0-7106-2869-5.
  6. ^ http://i50.photobucket.com/albums/f301/kagemushamu/SmallArms01/SmallArms01-001.jpg[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Arsenal's LMG Page, 7.62 x 39 mm". Arsenal. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2012. Marrë më 2010-04-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Arsenal's LMG Page, 5.56 x 45 mm". Arsenal. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2012. Marrë më 2010-04-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Arsenal's LMG Page, 5.45 x 39 mm". Arsenal. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2012. Marrë më 2010-04-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 korrik 2010. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ http://exposeghana.com/2013/03/apply-now-ghana-armed-forces-commences-2013-recruitment-process/
  14. ^ Thompson, Leroy (dhjetor 2008). "Malaysian Special Forces". Special Weapons. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 2010-02-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  16. ^ Fabrica de Arme Cugir SA's LMG Page. Arkivuar 16 dhjetor 2007 tek Wayback Machine Retrieved on September 10, 2008.
  17. ^ Fabrica de Arme Cugir SA's LMG Md. 1993 Page. Arkivuar 10 shkurt 2008 tek Wayback Machine Retrieved on September 10, 2008.
  18. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2012. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: RPK – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale