Philippe Mexès
Philippe Mexès me Romën në qershor të vitit 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Philippe Mexès | ||
Datëlindja | 30 mars 1982 | ||
Vendlindja | Toulouse, Francë | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Qendër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Milan | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1987–1990 | AS Toulouse-Mirail | ||
1990–1997 | Toulouse | ||
1997–1999 | Auxerre | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2004 | Auxerre | 133 | (7) |
2004–2011 | Roma | 182 | (11) |
2011– | Milan | 9 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2002– | Franca | 23 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 March 2012 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 February 2012 |
Philippe Mexès (lindur më 30 Mars 1982) është një futbollist profesionist françez i cili luan si qendër mbrojtës skuadrën italiane nga Serie A, A.C. Milan dhe për Kombëtaren frënge të futbollit.
Karriera me skuadrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Auxerre
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mexés filloi karrierën me të rinjtë e Auxerre-it, në moshën 12 vjeçare, ai filloi të stërvitej në Bastille, skuadra e të rinjve, ku ai shumë shpejtë u bë një lojtar kyç në skuadrën e të rinjve, duke qenë kapiten i tyre në shumë kupa. Ai i riemërua në dash pasi që në një lojë të kampionatit në ligën franceze në vitin 2002 u sulmua nga një dem.
Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mexés nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Romën në qershor të vitit 2004. Roma më vonë u gjet e fajshme për shkelje, sepse AJ Auxerre, skuadra e tij e mëparshme, nuk ra dakord për transferimin; por ishte vetëm vendimi i lojtarit Mexés u pezullua por më vonë ndalimi iu hoq përkohësisht. Mexés luajti në ndeshjen e parë të tij në Serie A më 12 shtator 2004 kundrejtë Fiorentinës. Në shkurt të vitit 2005, apelimi për një ndalim gjashtë-javor u refuzua dhe Mexès e pezullua deri në prill. Saga përfundimisht u zgjpdh nga Mexès, sepse Roma do duhej t’i paguante Auxerre-it 7 milionë €.
Pas një sezoni të parë shumë të vështirë me skuadrën Capitoline, Mexés filloi kampanjën 2005-06 në stol. Shkelja e Romës për transferimin e Mexés, në vitin 2005 çoi në pezullimin e skuadrës për të blerë lojtarë tjerë përveç agjentëve të lirë, por ndalimi përkohësisht u hoq në gusht. Pasi që skuadra nuk bleu asnjë lojtar për shkak të ndalimit, ai u bë një lojtar kyç në skuadrën e Luciano Spallettit. Mexés luajti nëntë nga dhjetë ndeshjet e mundshme në kompeticionin UEFA Kupa. Ai gjithashtu luajti në finalen e Coppa Italia 2005-06. Giallorossët mbaruan sezonin në vendin 3 pestë në Serie A, fillimisht duke u kualifikuar vetëm se UEFA Kupën e vitit të ardhshëm, por për shkak të skandalit të vitit 2006, Romës iu dhurua vendi i dytë, duke lejuar Mexésin të luajë për së pari herë në Ligën e Kampionëve.
Si një nga lojtarët kyç të Romës, ai formoi një partneritet me Cristian Chivun në qendër mbrojtje. Skuadra arriti në çerek-finale të Ligës e Kampionëve. Skuadra u ndesh me Internazionalen ne finalen e Coppa Italia 2006–07. Mexès, në partenritet me Matteo Ferrari, Cristian Chivu, dhe Christian Panucci në mbrojtje, i ndihmuan Romës në një fitore në rezultat të përgjithshëm 7-4, përfshirë këtu fitoren e takimit të parë 6-2. Giallorossët gjithashtu mbaruan në vendin e dytë në Serie A duke qenë skuadra e tretë me më pak gola të pësuar.
Mexès firmosi në kontratë të re pesë-vejçare në të cilën ai do të fitonte 4.5 milionë € në vitin e parë, duke u ngritur në 5 milionë € deri në fund të vitit, në pagën bruto vjetore (rrogë para-tatimore). Giallorossët arritën në çerek-finale të Ligës së Kampionëve dy herë radhazi duke u mundur nga Manchester United (që më vonë edhe e fituan kampionatin) për se dyti herë radhazi. Në Serie A, Roma e zvogëloi dallimin prej 11 pikëve me Internazionalen dhe përfundimisht përfundoi e dyta pas Interit, më tre pikë më pak. Në Finalen e Kupës së Italisë 2008, Mexès e shënoi golin e parë për Romën, dhe Giallorossët vazhduan dhe fitun 2-1, duke e mbrojtur titullin e tyre.
Me Mexès në mbrojtje, Roma u kualifikua në fazën eliminuese të UEFA Liga e Kampionëve 2008-09. Mexès e humbi ndeshjen kthyese me Arsenalin dhe Roma humbi 6-7 në gjuajtjen e penalltive. Megjithatë, mbrojtja e Romës, ishte skuadra e pestë me më shumë gola të pranuar në ligën shtëpiake.
Në ndeshjen e parë të Romës në Europa Leauge më 30 korrik 2009, Mexès shënoi një gol pas një gjuajtje të lirë të Francesco Tottit, duke i dhënë Romës një barazim. Edhe pse atij i jepej të luajë më pak pas ardhjes në Nicolás Burdissos në huazim nga Interi, Mexès i kontribuoi mbrojtjes e cila i ndihmoi Romës të mbarojë në vendin e dytë në Serie A. Në pjesën e fundit të vitit 2010 ai riktheu vendin e tij në skuadër.
Më 3 prill 2011, Mexès u desh të zëvendësohet në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen e Serisë A kundrejt Juventusit për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të majtë. Pas ndeshjes, u zbulua se i ka të dëmtuara ligamentet. Dy ditë pas lëndimit, ai pati një operacion të suksesshëm. Në një intervistë pas operacionit, Mexès iu përgjigj spekulimeve se ai e ka luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Pasi që kontrata e tij skadonte në qershor të vitit 2011, ai la të kuptohej se do të largohet, me gjasa për të nënshkruar me Milanin.
Milan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 10 maj 2011, drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani njftoi, "Philippe Mexès do të luajë për Milanin sezonin e ardhshëm," duke deklaruar përfundimin e transferimit të Mexèsit. Mexèsit iu dha numri pesë në fanellë, numri i njëjtë që ai e mbante tek Roma. Ai e luajti ndeshjen e tij të parë jo-zyrtare për skuadrën Primavera (skuadra e të rinjve). Ai lujati vetëm 45 minuta sepse loja kishte për qëllim për t’i ndihmuar shërimit të tij nga një lëndim i rëndë në gju. Më 26 tetor 2011 ai e bëri debutimin e parë në Serie A me Milanin, në një fitore si nikoqir të cilën e fituan 4-1 kundrejt Parmës.
Karriera me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai luajti për Kombëtarjen frënge të futbollit U-18 dhe U-21, përfundimisht duke fituar një vend në skuadrën seniore të vitin 2002. Gjatë qëndrimit të Raymond Domenech si trajneri i kombëtares frënge, ai u ftua shumë rrallë, dhe ai nuk arrit të bashkohet me kombëtaren frënge për UEFA Euro 2004. Ai u ftua për ndeshjen miqësore të Francës kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës në gusht të vitit 2006. Mexès nuk u zgjodh të luajë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006 në Gjermani dhe në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010 në Afrikën Jugore. Pas Kampionatit Botëror 2010, Laurent Blanc u emërua si trajneri i ri i kombëtares, dhe Mexès i luajti pesë ndeshjet e para të erës Blanc, duke formuar një partneritet me Adil Rami në qendër të mbrojtjes. Më 25 mars 2011, ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren frënge në një ndeshje kundrejt Luksemburgut.
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mexès dhe e dashura e tij Carla, kanë dy fëmijë. Djali i tij Enzo, ka lindur më 1 qershor 2003, dhe vajza e tij Eva ka lindur më 29 korrik 2007.
Nderimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kampionati Evropian i Futbollit U-18 Medalje të Artë: 2000
- Kupa e Konfederatave FIFA: 2003
Individual
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- France Football "Shpresa e Vitit": 2000
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra | Sezoni | Liga | Kupa | Evropë | Gjithsej | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Paraqitje | Gola | Paraqitje | Gola | Paraqitje | Gola | Paraqitje | Gola | ||
Auxerre | 1999–00 | 5 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 6 | 0 |
2000–01 | 32 | 0 | 4 | 0 | 3 | 0 | 39 | 0 | |
2001–02 | 30 | 3 | 2 | 0 | – | 32 | 3 | ||
2002–03 | 34 | 1 | 4 | 0 | 11 | 0 | 49 | 1 | |
2003–04 | 32 | 3 | 5 | 0 | 8 | 1 | 45 | 4 | |
Gjithsej | 133 | 7 | 16 | 0 | 22 | 1 | 171 | 8 | |
Roma | 2004–05 | 27 | 0 | 6 | 1 | 3 | 0 | 36 | 1 |
2005–06 | 27 | 3 | 7 | 0 | 9 | 0 | 43 | 3 | |
2006–07 | 27 | 3 | 7 | 0 | 7 | 0 | 41 | 3 | |
2007–08 | 31 | 1 | 5 | 1 | 9 | 0 | 45 | 2 | |
2008–09 | 29 | 2 | 3 | 0 | 6 | 0 | 38 | 2 | |
2009–10 | 19 | 1 | 4 | 1 | 9 | 0 | 32 | 2 | |
2010–11 | 22 | 1 | 3 | 0 | 6 | 1 | 31 | 2 | |
Gjithsej | 182 | 11 | 35 | 3 | 49 | 1 | 266 | 15 | |
Milan | 2011–12 | 9 | 0 | 3 | 0 | 4 | 0 | 16 | 0 |
Gjithsej | 9 | 0 | 3 | 0 | 4 | 0 | 16 | 0 | |
Gjithsej Karriera | 324 | 18 | 54 | 3 | 75 | 2 | 453 | 23 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2002 | 2 | 0 |
2003 | 3 | 0 |
2004 | 1 | 0 |
2005 | 0 | 0 |
2006 | 0 | 0 |
2007 | 2 | 0 |
2008 | 3 | 0 |
2009 | 2 | 0 |
2010 | 6 | 0 |
2011 | 3 | 1 |
2012 | 1 | 0 |
Total | 23 | 1 |
---|